"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm pjesa e I

Love

βeℓℓe â๓e
"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm pjesa e I

Ptolemeu, ne shekullin e dyte pas Krishtit, i vendos “serboit” midis sarmatianeve (nje grup iranian) ne veri te Kaukazit. Pak dihet per menyren e jeteses se sllaveve ne periudhat e hershme. Pershkrimet e para jane nga shkrimtaret bizantine, qe i portretizonin sllavet si njerez te eger, me shume baritor se bujqesor, me shume udheheqes por pa nje koke drejtuese.Per nje popull fisesh, me nje nivel te ulet materiali kulturor, arritja ne Danub dhe veshtrimi drejt jugut, kishte te njejtin efekt si nje i uritur qe mbeshtet ballin tek vitrina e shitores ushqimore.Ka nje dokument mesjetar, qe permend “Dukagjinet e Arbanise” ne lufte kunder nje mbreti boshnjak ne shekullin VII, por kronologjia e dokumentit eshte fare e pabaza.Per disa studiues argumenti i heshtjes (se dokumentave historike per shqiptaret) ka peshen e tij; pasi nje emigrim i madh i shqiptareve te hershem drejt Shqiperise, do te ishte regjistruar me doemos nga kronikanet bizantine.Toponimet tregojne qe marredheniet sllavo-shqiptare ne Shqiperine e Veriut duhet te kene ndodhur jo me vone se 900-a; nje zhvendosje zanoreje ne gjuhen sllave ndodhi nga fundi i shekullit IX dhe disa huazime, nga sllavishtja ne shqip, e ruajne formen e zanores para ketij ndryshimi.Eshte me se e qarte qe shqipja (vecmas nga greqishtja) eshte e vetmja gjuhe e mbijetuar perfaqesuese e nje gjuhe te lashte ballkanike.Nje fjale ilire “rhinon”, e shpjeguar si mist (mjegull nga kondensimi), ngjan me fjalen shqipe re(n). Nje fjale trake per manaferren, mantia, ngjan me ate shqipe, man, dhe trakishtja “kamomil”, mund te lidhet me shqipen “sweet-tasting” (kam embel??).Ka me shume shembuj te besueshem lidhjeje midis emerave ilire dhe fjaleve shqip se sa ne rastin e trakishtes (megjse ka nga te dyja dhe disa emera ishin te perbashket ne kohet e lashta). Pjesa me e madhe e ketyre toponimeve jane ne Shqiperine Qendrore dhe ate Veriore, si psh: lumi Mat (na shqip mat do te thote breg lumi), apo qyteti Ulqin apo Ulcinium (shqip ujk ose ulk) apo emri i hershem i Kosoves “FV” (dardhe).Prova me e madhe nuk vjen nga emrat por nga struktura. Pjese me e madhe e emrave ilire jane te perbera nga nje njesi e vetme; shume nga ato trake perbehen nga dy njesi te bashkuara. Shume toponime trakase mbarojne me –para, qe mendohet te jete “va”, apo –diza qe mendohet te jete “kala”. Keshtu ne trojet e Besseve, nje fis i njohur trakas, kemi qytetin Bessapara “Vau i beseve”. Struktura eshte e njejte me ate te shume gjuheve evropiane si: qyteti i Pjetrit quhet Peterborough, Petrograd, Petersburg, Pierreville etj. Por ne shqip kjo eshte e pamundur, pasi mund te thuhet vetem: Qyteti i Pjetrit jo “Pjeterqytet”. Nese para do te kuptonte va ne shqip, atehere toponimi do te ishte “Para e beseve”, qe mund te reduktohej me kohen ne “Parabesa” por s’do te mund te behej “Besapara”Shenimet:36- Papazouglu veren se, burimet me te shumta te lashta i klasifikojne dardanet si ilire. Kishte emra trakas ne rripin lindor te Dardanise, por emrat ilire dominonin ne teresi39- Cabeji ve ne dukje nje fjale zvicerane per manin dhe sugjeron qe termi, ishte nje fjale ilire, qe u perhaps si ne Perendim, ne Alpet Latine, dhe ne lindje, ne Trake. Gjithashtu dhe Chimochowski argumenton qe “mantia” mund te jete ilire.




Shume boje eshte harxhuar, per problemin nese ilirishtja ishte nje gjuhe satem apo centum. Shqipja eshte gjuhe satem dhe po ashtu mendohet te kete qene dhe trakishtja. Shume studiues mendonin qe ilirishtja ishte gjuhe satem, deri kur gjuhetaret studiuan shkrimet e mbetura venete, nje gjuhe qe mendohej te kishte te bente me ilirishten. Kjo doli centum dhe keshtu shume eksperteve iu mbush mendja qe i gjithe grupi ilir duhet te kishte qene centum gjithashtu – ne kete rast shqipja nuk mund te kishte prejardhje nga ilirishtja. Por studime te mevonshme treguan qe venetja s’kishte te bente me ilirishten. Sipas gjasave ilirishtja ka qene gjuhe satem. Sidoqofte sa vjen e me shume po behet e qarte qe e gjithe meseleja satem/centum nuk i korrespondon bazave te tipareve percaktuese te gjuheve Indo-Evropiane.Argumenta te tjera gjuhesore jane te lidhura me shume me gjeografine. Ne e dime se si quheshin vendet ne kohet romake, keshtu qe mund te shikojme nese forma moderne e shqipes vjen nga nje tradite vazhdimesie e shqipes ne kontakt me romaket, apo rrjedh nga format sllave te ketyre emrave.Fakti qe sllavet zhvilluan emra urban te tyret drejtperdrejt nga latinishtja (Skadar) nuk do te thote gje; kontaktet e tyre ne zonat urbane do te kene qene kryesisht me folesit latine. Por nese emrat e lumenjve apo maleve ne anen tjeter tregojne qe ato jane huazuar nga forma e shipes se ketyre emrave, kjo do te tregonte qe kishte shqip foles ne rrethinat kur u duken se pari sllavet.Provat jane te dyanshme; disa forma shipe (urbane dhe rurale) sugjerojne transmetim nepermjet sllavishtes, por te tjera – perfshi dhe qytetet Shkoder, Drisht, Lezhe, Shkup dhe mbase Shtip – ndjekin fillin e zhvillimit te vazhdueshem shqip nga latinishtja.… Bojana (Buna) dhe Drim (Drin) sugjerojne qe sllavet i kane marre keto emra nga emertimet shqip.Sipas Gustav Weigand-it shqiptaret e hershem duhet te kene jetuar larg bregut te Adriatikut, pasi shume fjale shqipe per peshqit, varkat dhe bregdetin jane te huazuara nga gjuhe te tjera. Argumnenti i Weigand-it nuk mund te jete shume i bazuar edhe sikur vezhgimet e tij te jene te qena. Nje popull blegtoral mund te kete jetuar vetem 50 milje ne brendesi te territorit, pa patur kontakt me peshkimin apo detarine, dhe nuk eshte domosdoshme ta shtysh ate ne drejtim te lindjes deri ne Trake. Sigurisht iliret jetonin prane detit dhe duhet te kene patur fjalorin e tyre detar. Por iliret mbijetuan si shqiptare fale tkurrjes fizike, zbythjes dhe izolimit, qe natyrisht do zinte vend ne terren malor. Kjo eshte arsyeja qe elementet e paster te fjalorit shqiptar i referohen maleve, bimesise se lartesive dhe blegtorise; nuk po themi qe proto-shqiptaret s’kane jetuar kurre nje lloj tjeter jete, por qe te vetmit, qe mbijetuan si foles te shqipes, mbijetuan si pasoje e jeteses se izoluar dhe te pavarur per shekuj te tere.
Perktheu: Ilir Shallo
 
Redaktimi i fundit:
"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm Pjesa II

"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm Pjesa II..

Studiuesi gjerman Gotffried Schramm thote qe besset trakas, nuk jane gje tjeter vecse paraardhesit e shqiptareve. Sipas Schramm-it besset duhet te jene shperngulur nga Bullgaria perendimore, atdheu i tyre, ne drejtim te Shqiperise se veriut, ne fillimet e shekullit IX, per t’i shpetuar persekutimit, qe i behej te krishtereve prej khaneve pagan bullgare. Konvertimi i hershem i besseve ne te krishtere, eshte sipas Schramm-it celesi i zgjidhjes se si dhe pse shqipja mbijetoi si gjuhe. Ne dime qe besset u konvertuan fale punes se ipeshkut Niketas, ne fund te shekullit IV… ai gjithashtu mesoi dhe gjuhen e tyre dhe predikoi krishterimin ne ate gjuhe – dmth qe gjuha bessane ishte gjuhe liturgjike.

Nje gje eshte e qarte: shqipja e mori krishterimin nga nje mesues, qe fliste latinisht…por elementi latin eshte sidomos i pasur ne fushen e besimit te krishtere dhe praktimit te krishterimit. Keshtu kemi meshe (missa), ipeshk (episcopus), ungjill (evangelium), mrekulli (miraculum) dhe shume fjale te tjera, qe shtrihen deri ne fjalorin psikologjik, ate moral dhe deri ne fjalet mbi natyren (si qiell nga caelum).

Shume fjale te tjera qe duhet te futen ne nje liste te tille, ne fakt, nuk jane terma kishtare te vecanta, per te cilat nje popullsi jo e krishtere nuk do te kishte te tilla ne fjalorin e saj; ato jane fjale te thjeshta si: shpirt, mekat, lutem, i shenjte etj, per te cilat shume gjuhe edhe para krishterimit i kishin fjalorin e tyre. Kur predikues te tjere ne fillimet e krishterimit perkthyen Biblen apo liturgjine ne armenisht, gotisht apo anglo-saksonisht, ato perdoren fjale vendase per keto gjera – kjo eshte ideja e perkthimit. Pse duhej qe Niketas-i te perdorte nje sasi te madhe latinizmash kur perktheu ne proto-shqip? Schramm-i e pranon kete fakt te cuditshem perciptazi dhe sugjeron jo bindshem qe duhet te kete pasur ndonje arsye te vecante kulturore. Por ky problem eshte me i madh nga c’e mendon ai. Psh edhe fjala grigje, qe perdoret ne fjalorin e krishtere, u mor nga latinishtja (grex) – nje fjale qe nje popullsi, qe merrej me blegtori duhet te kishte patur te veten se s’ben. (Shqipja ka tufe dhe kope)

Zgjidhja e ketij problem eshte e thjeshte si drita e diellit.

Fjalori latin ka pesuar te njejtin ndryshim fonetik si gjithe fjalet e tjera, qe hyne ne gjuhen shqipe ne shekuj; dhe arsyeja pse keto fjale hyne ne gjuhe eshte, se shqiptaret ishin ne kontakt, per nje periudhe te gjate, me popullsi latinfolese. Sasia e madhe e fjaleve latine te fjalorit liturgjik, nuk do te thote qe dikush e perktheu ne shqip. Tregon te kunderten – ate qe shqiptaret ishin te ekspozuar per nje periudhe te gjate ne praktikimin e fese jo ndaj perkthimit shqip por ndaj origjinalit latin.

Kjo mund te deshmohet nga ana gramatikore. Termi per “Trinitine e shenjte” Shendertat ka mbaresen “t” ne fund dhe theksin mbi rrokjen e fundit: kjo tregon qe ka ardhur nga kallezorja, sanctam trinitatem, dhe jo nga emerorja, sancta trinitas. Ky fenomen pasqyron menyren e perdorimit te latinishtes se folur: keto fjale degjoheshin me shpesh si kundrinore ne fjali se sa si kryefjale.

Nese Niketas do te kishte shpikur fjale te reja ne shqip nga latinishtja, per perkthimin e tij, ai sigurisht do te kishte perdorur rrasen emerore. Keto fjale hyne ne shqip sepse shqiptaret i degjuan me mijera here ne liturgjine latine.

Schramm-i deshton dhe ne kete menyre ai padashur kryen nje sherbim. Fale Schramm-it traksit eleminohen nga ky ekuacion. Keshtu qe origjina e shqiptareve duhet te kerkohet ne anen ilire te ekuacionit – vecanerisht ne malet perreth Kosoves, ne Malesi, dhe ne labirinthet malore qe zgjaten ne veri, deri ne Mal te Zi.
Perktheu: Ilir Shallo
 
"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm pjesa e III

"Kosova nje histori e shkurter" nga Noel Malcolm pjesa e III

Fakti qe proto-shqiptaret s’e humben asnjehere gjuhen e tyre, tregon qe ato ishin disi te izoluar nga zonat kryesore te ngulimeve romake, qe perfshinin ultesirat dhe rruget kryesore. Nje teori me influence i vendos shqiptaret e hershem ne zonen e Shqiperise se Veriut, qe (sipas provave arkeologjike dhe toponimeve) ishte me e paprekura nga influenca romake: rrethi i Matit, ne veri-lindje te Tiranes dhe ne perendim te Dibres. Qe ketej, sipas kesaj teorie, shqiptaret e hershem munden te zgjerohen dhe te mbushin zonat e kufizuara nga lumenjte Shkumbin, Drin i Zi, Drini i bashkuar dhe bregdeti. Nje gje qe nuk shpjegon kjo teori eshte nje aspekt kyc i lidhjes se gjuhes shqipe me latinishten: pjesmarrjen e ngushte ne zhvilimin e gjuhes vllaho-rumune.

Gjuhetaret kane qene prej kohesh ne dijeni qe shqipja dhe rumanishtja kane shume te perbashketa, ne strukture, fjalor dhe idioma, dhe ate qe keto jane ngritur ne dy rruge. Se pari “baza” e rumanishtes (gjuha e folur nga proto-rumunet perpara kalimit ne gjuhe latine) duhet te kete qene e ngjashme me shqipen; dhe se dyti duhet te kete pasur kontakte te ngushta mes shqiptareve dhe folesve rumune te hershem per nje periudhe te gjate kohe, ne kushtet e nje jete blegtorale te perbashket. (Disa elemente kyc te fjalorit blegtoral rumun jane huazuar nga shqipja). Elementet baze perfshijne si strukturen, si psh vendodhja e nyjes shquese, si nje mbarese, ne fund te emrit dhe elemente te ndryshem primitive te fjalorit ballkanik para-latin, si psh copil (femije ne rumanisht), apo kopil (femije i jashteligjshem ne shqip). Nese lidhjet mes ketyre gjuheve do te ishin vetem tek rrafshi i bazes, kjo nuk do te thoshte afersi gjeografike – por thjesht do te tregonte qe proto-shqipja ishte e afert me llojet e ndryshme te ilirishtes se folur gjetke. Por lidhjet blegtorlae jane treguesi qe shqiptaret dhe rumunet e hershem, kane jetuar ne zona te njejta (ose te pakten te mbivendosura). Kjo ka disa rrjedhime gjeografike.

Latinishtja e vone u zhvillua ne dy forma te ndryshme ne Ballkan; lloji bregdetar, qe mbijetoi si gjuhe e vecante (e njohur si dalmatishte) deri ne fund te shekullit XIX dhe forma e folur ne brendesi (kontinent), qe u be rumanisht dhe vllahisht. Nga toponimet eshte e qarte qe forma bregdetare, e folur ne Shkoder dhe Durres, depertoi deri ne malet e veriut shqiptar. Ka disa gjurme te ketij lloji latin ne shqip, por lidhjet e gjuhes shqipe me llojin kontinental te latinishtes ballkanasa jane me te fuqishme. Kjo tregon qe qendra e gravitetit te bashkjeteses shqiptaro-vllehe eshte paksa me ne lindje. Si dhe kur ndodhi kjo bashkjetese? Pranohet qe folesit latine proto-rumune filluan blegtorine me vone se shqiptaret. Nese ato do te kishin qene blegtore po aq te vjeter sa shqiptaret dhe ne zona te ngjashme ato, ashtu si shqiptaret, do t’i kishin shpetuar latinizimit teresisht.

Disa historiane kane menduar qe rumunet duhet te kene qene banore qytetesh latin foles, qe i lane qytetet ne agimin e shekujve sllave dhe u bene karvanxhinj apo barinj; por kjo natyrisht eshte e pabesueshme. (Nese ato do te vinin prej qyteteve, struktura e latinishtes se tyre do te ngjante me shume me latinishten standarte). Ka ne fakt mjaft fjale nga fjalori latin per bujqesine ne rumanisht – fjale per mbjelljen, plugimin, qilizmen etj –qe tregon qe ato merrshin me token ne kohet romake. Kalimi ne blegtori do te kete qene mjaft gradual. Nje faktor ndihmes do te kete qene mbareshtrimi i kuajve, qe eshte bere nje specialitet vllah: arkivat mesjetare jane te mbushura me vlleh mushkaxhinj dhe vlleh qe udhehiqnin karvane kuajsh. Nje zeje e tille kerkonte kontakte me qytetet (ku behej tregtia) dhe mund te jete e gershetuar me bujqesine ne afersi te qyteteve; por perfshin githashtu nje lloj rritje te gjese se gjalle, qe do t’i kishte lejuar vlleheve nje hyrje ne boten e lartesive te tufave dhe kopeve te shqiptareve. Eshte pra ne malesite e Kosoves (vecanerisht por jo vetem ne zonen perendimore, perfshi dhe Malin e Zi) qe kjo bashkjetese shqiptaro-vllahe te kete ndodhur. Te gjithe provat bashkohen ne kete pike. Kjo tregon qe rajoni i Kosoves, sebashku me te pakten nje pjese te Shqiperise Veriore, ka qene fokusi kyc i dy historive etnike te ndryshme por te gershetuara; mbijetesa e shqiptareve dhe dalja ne skene e rumuneve dhe vlleheve.

Nje grup i madh vllehesh duket te jete shkeputur dhe te kete udhetuar ne drejtim te jugut, nga shekulli IX apo X; proto-rumunet qendruan ne kontakt me shqiptaret akoma me gjate, perpara se te zhvendoseshin ne veri-lidje dhe kalonin Danubin ne shekullin XII. Duke arritur ne keto konkluzione mund te hedhim pak drite per periudhat e hershme te histories se Kosoves. Kjo eshte mjaft e thjeshte. Nese shqip folesit ishin ne gjendje te jetonin ne keto zone pa e humbur gjuhen, ne periudhen nga shekkulli VI deri ne te XII, a ka ndonje arsyetim qe te tebej te mendosh qe ato s’kane qene atje gjashte shekuj me pare apo me heret? Provinca romake e Dardanise kishte disa qytete romake dhe prona te medha, por s’ishte aspak e romanizuar: Gjejme shpesh citime romake per bandite dhe grabites dardane dhe prezenca e shume fortesave dhe kullave vrojtuese te ben te mendosh qe s’ishte asnjehere nen kontroll te plote. Permendja e djathit dardan, nje prodhim i famshem i eksportuar gjeresisht, deshmon gjithashtu per nje popullsi te madhe blegtorale. Dhe nese blegtoret e kodrave ishin proto-shqip foles, atehere mbase dhe dardanet e zakonshem po ate gjuhe flisnin neper lugina, perpara ardhjes se romakeve.

Kjo eshte me shume nje hamendje se sa nje konluzion; dhe nuk do te thote qe zona te tjera ne malesite e Shqiperise (apo Malit te Zi) me ne perendim perjashtohen, pasi Dardani ishte ne thelb, nje ndarje fisnore, jo gjuhesore. Shenime 64: Nje fjale kyc “vatra” sugjeron qe baza e zanafilles mund te kete qene nje grup tej i gjere “Albanoid”, nga i cili vetem shqipja mbijetoi (Hamp-Distribution). Por nen te mund te kete qene nje baze fjalesh para Indo-Evropiane: psh (e lidhur me gjuhen baske) shih Polak “Die Beziehungen” 67: Hulumtimet e hershme e lidhnin shqipen kryekeput me rumanishten; hulumtimet me te vona jane munduar t’i ndajne ato, kryesisht kur jane bere nga shqiptare me qellim qe te mbajne zanafillen e shqiptareve ne Shqiperi, apo kur jane bere nga rumune qe te ruajne ate rumune ne Rumani. Mihaescu perdor fjalorin krisitan latin ne shqip te theksoje ndryshimet nga ai rumun, por kjo behet me qellim: rumanishtja ka nje fjalor te ndryshem ne kete fushe pasi rumunet u vune nen Kishen Ortodokse.

Perktheu: Ilir Shallo.
 
"Kosova nje histori e shkurter" - Vazhdim (Fund)

"Kosova nje histori e shkurter" - Vazhdim (Fund)

Fakti qe proto-shqiptaret s’e humben asnjehere gjuhen e tyre, tregon qe ato ishin disi te izoluar nga zonat kryesore te ngulimeve romake, qe perfshinin ultesirat dhe rruget kryesore. Nje teori me influence i vendos shqiptaret e hershem ne zonen e Shqiperise se Veriut, qe (sipas provave arkeologjike dhe toponimeve) ishte me e paprekura nga influenca romake: rrethi i Matit, ne veri-lindje te Tiranes dhe ne perendim te Dibres. Qe ketej, sipas kesaj teorie, shqiptaret e hershem munden te zgjerohen dhe te mbushin zonat e kufizuara nga lumenjte Shkumbin, Drin i Zi, Drini i bashkuar dhe bregdeti.

Nje gje qe nuk shpjegon kjo teori eshte nje aspekt kyc i lidhjes se gjuhes shqipe me latinishten: pjesmarrjen e ngushte ne zhvilimin e gjuhes vllaho-rumune. Gjuhetaret kane qene prej kohesh ne dijeni qe shqipja dhe rumanishtja kane shume te perbashketa, ne strukture, fjalor dhe idioma, dhe ate qe keto jane ngritur ne dy rruge. Se pari “baza” e rumanishtes (gjuha e folur nga proto-rumunet perpara kalimit ne gjuhe latine) duhet te kete qene e ngjashme me shqipen; dhe se dyti duhet te kete pasur kontakte te ngushta mes shqiptareve dhe folesve rumune te hershem per nje periudhe te gjate kohe, ne kushtet e nje jete blegtorale te perbashket. (Disa elemente kyc te fjalorit blegtoral rumun jane huazuar nga shqipja). Elementet baze perfshijne si strukturen, si psh vendodhja e nyjes shquese, si nje mbarese, ne fund te emrit dhe elemente te ndryshem primitive te fjalorit ballkanik para-latin, si psh copil (femije ne rumanisht), apo kopil (femije i jashteligjshem ne shqip). Nese lidhjet mes ketyre gjuheve do te ishin vetem tek rrafshi i bazes, kjo nuk do te thoshte afersi gjeografike – por thjesht do te tregonte qe proto-shqipja ishte e afert me llojet e ndryshme te ilirishtes se folur gjetke. Por lidhjet blegtorlae jane treguesi qe shqiptaret dhe rumunet e hershem, kane jetuar ne zona te njejta (ose te pakten te mbivendosura).

Kjo ka disa rrjedhime gjeografike. Latinishtja e vone u zhvillua ne dy forma te ndryshme ne Ballkan; lloji bregdetar, qe mbijetoi si gjuhe e vecante (e njohur si dalmatishte) deri ne fund te shekullit XIX dhe forma e folur ne brendesi (kontinent), qe u be rumanisht dhe vllahisht. Nga toponimet eshte e qarte qe forma bregdetare, e folur ne Shkoder dhe Durres, depertoi deri ne malet e veriut shqiptar. Ka disa gjurme te ketij lloji latin ne shqip, por lidhjet e gjuhes shqipe me llojin kontinental te latinishtes ballkanasa jane me te fuqishme. Kjo tregon qe qendra e gravitetit te bashkjeteses shqiptaro-vllehe eshte paksa me ne lindje.
Si dhe kur ndodhi kjo bashkjetese? Pranohet qe folesit latine proto-rumune filluan blegtorine me vone se shqiptaret. Nese ato do te kishin qene blegtore po aq te vjeter sa shqiptaret dhe ne zona te ngjashme ato, ashtu si shqiptaret, do t’i kishin shpetuar latinizimit teresisht. Disa historiane kane menduar qe rumunet duhet te kene qene banore qytetesh latin foles, qe i lane qytetet ne agimin e shekujve sllave dhe u bene karvanxhinj apo barinj; por kjo natyrisht eshte e pabesueshme. (Nese ato do te vinin prej qyteteve, struktura e latinishtes se tyre do te ngjante me shume me latinishten standarte). Ka ne fakt mjaft fjale nga fjalori latin per bujqesine ne rumanisht – fjale per mbjelljen, plugimin, qilizmen etj –qe tregon qe ato merrshin me token ne kohet romake. Kalimi ne blegtori do te kete qene mjaft gradual. Nje faktor ndihmes do te kete qene mbareshtrimi i kuajve, qe eshte bere nje specialitet vllah: arkivat mesjetare jane te mbushura me vlleh mushkaxhinj dhe vlleh qe udhehiqnin karvane kuajsh. Nje zeje e tille kerkonte kontakte me qytetet (ku behej tregtia) dhe mund te jete e gershetuar me bujqesine ne afersi te qyteteve; por perfshin githashtu nje lloj rritje te gjese se gjalle, qe do t’i kishte lejuar vlleheve nje hyrje ne boten e lartesive te tufave dhe kopeve te shqiptareve.

Eshte pra ne malesite e Kosoves (vecanerisht por jo vetem ne zonen perendimore, perfshi dhe Malin e Zi) qe kjo bashkjetese shqiptaro-vllahe te kete ndodhur. Te gjithe provat bashkohen ne kete pike. Kjo tregon qe rajoni i Kosoves, sebashku me te pakten nje pjese te Shqiperise Veriore, ka qene fokusi kyc i dy historive etnike te ndryshme por te gershetuara; mbijetesa e shqiptareve dhe dalja ne skene e rumuneve dhe vlleheve. Nje grup i madh vllehesh duket te jete shkeputur dhe te kete udhetuar ne drejtim te jugut, nga shekulli IX apo X; proto-rumunet qendruan ne kontakt me shqiptaret akoma me gjate, perpara se te zhvendoseshin ne veri-lidje dhe kalonin Danubin ne shekullin XII.

Duke arritur ne keto konkluzione mund te hedhim pak drite per periudhat e hershme te histories se Kosoves. Kjo eshte mjaft e thjeshte. Nese shqip folesit ishin ne gjendje te jetonin ne keto zone pa e humbur gjuhen, ne periudhen nga shekkulli VI deri ne te XII, a ka ndonje arsyetim qe te tebej te mendosh qe ato s’kane qene atje gjashte shekuj me pare apo me heret? Provinca romake e Dardanise kishte disa qytete romake dhe prona te medha, por s’ishte aspak e romanizuar: Gjejme shpesh citime romake per bandite dhe grabites dardane dhe prezenca e shume fortesave dhe kullave vrojtuese te ben te mendosh qe s’ishte asnjehere nen kontroll te plote. Permendja e djathit dardan, nje prodhim i famshem i eksportuar gjeresisht, deshmon gjithashtu per nje popullsi te madhe blegtorale. Dhe nese blegtoret e kodrave ishin proto-shqip foles, atehere mbase dhe dardanet e zakonshem po ate gjuhe flisnin neper lugina, perpara ardhjes se romakeve. Kjo eshte me shume nje hamendje se sa nje konluzion; dhe nuk do te thote qe zona te tjera ne malesite e Shqiperise (apo Malit te Zi) me ne perendim perjashtohen, pasi Dardani ishte ne thelb, nje ndarje fisnore, jo gjuhesore.

Shenime

64: Nje fjale kyc “vatra” sugjeron qe baza e zanafilles mund te kete qene nje grup tej i gjere “Albanoid”, nga i cili vetem shqipja mbijetoi (Hamp-Distribution). Por nen te mund te kete qene nje baze fjalesh para Indo-Evropiane: psh (e lidhur me gjuhen baske) shih Polak “Die Beziehungen”

67: Hulumtimet e hershme e lidhnin shqipen kryekeput me rumanishten; hulumtimet me te vona jane munduar t’i ndajne ato, kryesisht kur jane bere nga shqiptare me qellim qe te mbajne zanafillen e shqiptareve ne Shqiperi, apo kur jane bere nga rumune qe te ruajne ate rumune ne Rumani. Mihaescu perdor fjalorin krisitan latin ne shqip te theksoje ndryshimet nga ai rumun, por kjo behet me qellim: rumanishtja ka nje fjalor te ndryshem ne kete fushe pasi rumunet u vune nen Kishen Ortodokse.
Perktheu: Ilir Shallo.


1530545_10203292255330115_1007998519_n.jpg

1533959_10203292256970156_212721941_n.jpg

1560631_10203292257570171_1614469004_n.jpg

558267_10203292266330390_1567726437_n.jpg

1601109_10203292268650448_1138346655_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top