Love
βeℓℓe â๓e
PRISHTINث- Në Kosovë ka nisur të dielën në mëngjes procesi i votimit për zgjedhjen e pushtetarëve komunalë, të parat zgjedhje ku përfshihen edhe komunat veriore të saj të banuara me shumicë serbe.
Hapja e 798 qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës nisi në orën 07:00. Procesi vijoi jo pa probleme dhe incidente të shumta ku nuk munguan dhe shoqërimet në polici të shumë persona. Ndërsa në Veri shumë serbë bënin thirrje për bojkot tëe zgjedhjeve. Sipas saj rastet kanë ndodhur në Drenas, Podujevë, Istog dhe Gjilan.
Mbi 2 mijë vendvotime do të jenë të hapura deri në orën 19:00, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë mbi një milion e 700 mijë qytetarë.
Në këto zgjedhje konkurrojnë gjithsej 224 kandidatë për kryetarë komunash. Sipas sistemit zgjedhor këtë post në rrethin e parë e fiton ai që siguron 50 për qind plus një vote. Nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota. Mbi 7 mijë kandidatë konkurrojnë për vendet e deputetëve të kuvendeve komunale.
Mbi 30 mijë vëzhgues të vendit por edhe nga bota janë regjistruar për të vëzhguar zgjedhjet e sotme, organizimi i të cilave lehtësohet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, (OSBE) kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.
Pas shpalljes së Pavarësisë në 17 shkurt 2008, këto janë zgjedhjet e e dyta komunale që mbahen në Kosovë, pas atyre që u zhvilluan në 15 nëntor 2009, kur shteti i ri kishte 63 njohje. Tashmë Kosova është njohur nga rreth105 shtete të botës.
Autoritetet thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të shkojë si duhet, ndërsa policia është zotuar se do të krijojë mjedis të qetë e të sigurt për votimet e sotme dhe për këtë arsye ajo ka angazhuar mbi 5 mijë e 500 pjesëtarë të saj që do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të fundit, të para pak minutave, të KQZ, lista e subjekteve politike, e organizatave, e ambasadave, mediave, etj., përfshin:
-25 parti politike, me gjithsej: 21030 vëzhgues
-30 nisma qytetare, me gjithsej 5535 vëzhgues
-2 koalicione, me gjithsej 253 vëzhgues
-4 kandidatë të pavarur, me gjithsej 167 vëzhgues
-15 ambasada dhe zyra ndërlidhëse, me gjithsej 210 vëzhgues
-4 organizata ndërkombëtare, me gjithsej 254 vëzhgues
-2 institucione, me gjithsej 54 përfaqësues
-21 organizata joqeveritare vendore, me gjithsej 2479 vëzhgues
-23 media, me gjithsej 191 përfaqësues.
KQZ: DERI Nث ORثN 15:00 KANث VOTUAR 33%
ORA 16:00-Komisioni qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bën me dije se deri në orën 15:00 kanë votuar 33% e personave me të drejtë vote. Sipas KQZ-së disa grupe në veri të vendit nuk kanë lejuar votimin e lirë
TRUPROJA I THAاIT PO SHANTAZHON QYTETARET E LIPJANIT
Ora 15:25-Grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e kryeministrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra bwn me dije gazeta “Ekspres”.
Rreth orës 12.00 Lulëzim Buja u pa në Qendrën e Votimit në Babush, derisa ai është votues në QV-në në Kraishtë.
Grupe të tilla po përpiqen me shantazh dhe kërcënime të ndikojnë te qytetarët.
Kjo sjellje reflekton frikë e shantazh dhe po jep indikacione për qëllime të prishjes së procesit të votimeve nëpër vendvotime.
ballkanweb