Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova ndihmon Shqipërinë me 200 mijë euro dhe 100 xhaketa të PLS-së

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Prishtinë, 9 janar - Qeveria e Kosovës ka ndarë të shtunën 200 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë, për të përballur vërshimet që kanë përfshirë veriun e këtij vendi. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo është vetëm ndihmë fillestare, por se institucioni që drejton do të jetë i gatshëm për ndihma edhe më të mëdha, varësisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja që mund të krijohen.
Po kështu, janë dhënë autorizime për të nisur për në Shqipëri pjesëtarë shtesë të Forcës së Sigurisë dhe ekipe të zjarrfikësve, si dhe u është bërë ftesë autoriteteve komunale dhe gjithë popullit për t’u mobilizuar që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“E kemi përcjellë me vëmendjen më të madhe çështjen e vërshimeve në Shqipëri, kemi shprehur dhe shprehim edhe sot gatishmërinë tonë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet. Kemi zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë e Shqipërisë dhe janë ndërmarrë masa në dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe grupe të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët tashmë janë atje”, ka njoftuar kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë. “Jemi të gatshëm që të rrisim numrin e pjesëtarëve që të ndihmojnë në përballimin e gjendjes dhe do të kërkoja nga ju z. ministër Mujota që të rrisni që nga sot numrin e të dërguarve në Shqipëri”.
Kryeministri ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe potencialet që janë në dispozicion, dhe që në koordinim edhe me autoritetet ndërkombëtare, të shfrytëzohet kapaciteti më profesional i mundshëm edhe njerëzor, por edhe teknik, për të qenë më afër qytetarëve atje dhe më afër angazhimeve për tejkalimin e kësaj gjendjeje. Ai edhe ka shprehur solidaritetin me angazhimet e qeverisë së Shqipërisë dhe ka përgëzuar të gjitha iniciativat e autoriteteve komunale të Kosovës që brenda mundësive dhe potencialeve që kanë të jenë në mbështetje të tejkalimit të gjendjes.
“Kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë solidaritet ndërvëllazëror, por edhe ndërshtetëror me popullin dhe shtetin e Shqipërisë, një solidaritet ndërvëllazëror dhe ndërshtetëror ky i ndërsjellë dhe i dëshmuar”, ka thënë kryeministri.
Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë së subjekti i tij politik, Partia Liberale Serbe, ka bërë një gjest modest për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar.
“Ne si parti politike kemi organizuar një gjest modest. Kemi gjetur mënyrën për t’i dhuruar 100 jakne (xhaketa v.j.), që i kemi gjetur përmes partnerëve tanë në nivel lokal dhe kemi dashur dje, por besoj të hënën do t’i qojmë atje”, ka bërë të ditur ministri Rashiq. “Unë e di që nuk është shumë, është diçka modeste, por ne kemi dashur të tregojmë një shenjë modestie se si funksionon solidariteti”. / Koha Net
 
Titulli: Kosova ndihmon Shqipërinë me 200 mijë euro dhe 100 xhaketa të PLS-së

Prishtinë, 9 janar - Qeveria e Kosovës ka ndarë të shtunën 200 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë, për të përballur vërshimet që kanë përfshirë veriun e këtij vendi. janë dhënë autorizime për të nisur për në Shqipëri pjesëtarë shtesë të Forcës së Sigurisë dhe ekipe të zjarrfikësve, si dhe u është bërë ftesë autoriteteve komunale dhe gjithë popullit për t’u mobilizuar që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.



me behet sh qejfi qe keni menduar x ne...sidomos x vendin tim,ku ka sh nevoje x pjestare te forces se sigurise,si dhe x ekipe zjarrfikesish...
kjo è nje ndihme e madhe dhe mese e nevojshme x vendin ku kam lind e rrit...duhet pak rregull :dong::dong:
 
Titulli: Kosova ndihmon Shqipërinë me 200 mijë euro dhe 100 xhaketa të PLS-së

Flm shum mos ju shpofshin gomat e makines ishalla.
 
Titulli: Kosova ndihmon Shqipërinë me 200 mijë euro dhe 100 xhaketa të PLS-së

Gjitashtu ne nga qyteti i Gjakoves si ndihm kemi hapur dyert per vellezerit tane nga Shqiperia...deri me tani jane rreth 100-150 familje qe jane te gatshme qe te mbajne Shkodranet e shume te tjere qe kane mbetur pa strehe.
Jeni te mirepritur nga ne Gjakovaret!
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back