Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova nderon ideatorin e Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën (VIDEO, FOTO)

Komuna e Prishtinës, me një ceremoni solemne, përuroi sot shtatoren e presidentit historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova të vendosur para Kuvendit të Kosovës.

Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë ardhur sot në Prishtinë me rastin e zbulimit të shtatores së presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova është vendosur në bazamentin përballë Kuvendit të Kosovës.



Me këtë rast Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës, lavdëruan figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova. Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga tha se, sot është një ditë historike, një ditë e lumtur pasi që nga sot e përjetësisht në Prishtinë do të qëndrojë shtatorja e presidentit Dr. Ibrahim Rugova.“Presidenti Rugova na lidhi përjetësisht me SHBA si vend lider e demokratik, si vend mborjes i popujve të lirë”, tha Jahjaha. Duke folur për presidentin Rugova, Jahjaga tha se, Kosova e ka të ardhmen e sigurt në anëtarësimin në NATO dhe BE. “Kosova e kishte fatin dhe është krenare që konceptin e lirisë dhe pavarësisë e ndërtoi intelektuali Dr. Ibrahim Rugova”, tha ajo.

403x302124653photo-640x400.jpg

buc.jpg
Kryetari i Prishtinës njëherit kryetar i LDK-së, ish presidenti Rugova u cilësua si ideologu i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se, Prishtina po e nderon njeriun që e krijoi idenë e Pavarësisë së Kosovës. “Prishtina dhe Kosova përkulet sot para burrështetasit të parë të Kosovës, presidentit tonë Dr.Ibrahim Rugova”, tha Mustafa, duke shtuar se, kjo ditë e shtatorit na bënë krenar që e përuruam sheshin e Ibrahim Rugovës. Ai tha se idealet e Rugovës bënë qe populli i Kosovës të njihet në botë me vizionet e tij liridashëse e shtetformuese. Mustafa gjithashtu theksoi se Bota e njohu Kosovën në bazë të vizioneve rugoviane i cili u cilësuar si ideatorët e mëdhenj të botës demokratike si Gandi, Luterkingu etj. Me këtë rast, mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia e Mali i zi, morën pjesë në këtë eveniment të madh të zbulimit të shtatores se presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës. /R.Bojaj, standardi.info

bucc.jpg

 
Titulli: Kosova nderon ideatorin e Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën (VIDEO, FOTO)

Nje vend qendrim i ri i mir per sorrat :D por sjon vetem sorrat te lumtura me kete rast , por edhe ata qe kan makina e i lajn nen hijen e pemeve sepse do kete me pak glacitje te tyre :D
 
Titulli: Kosova nderon ideatorin e Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën (VIDEO, FOTO)

I paharruar qoft kujtimi per te.

Nje fgure e tille i mungon gjithe politikes ne gjithe trojet shqiptare sot.

Kur u leshua himni: Kur ka ra kushtrimi ne Kosove, isha prezent aty, dhe me ngjalli shume nostalgji.
 
Titulli: Kosova nderon ideatorin e Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën (VIDEO, FOTO)

Kush ishte ky??! Kjo do ishte pyetja e njerzeve se pas me shume se 7vjet pavarsi u kujtuan keta ta nderojne nuk duhet nderimi I ketyre jo me mire pa u kujtuar fare
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back