xhebrail1
INTERIST
Komuna e Prishtinës, me një ceremoni solemne, përuroi sot shtatoren e presidentit historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova të vendosur para Kuvendit të Kosovës.
Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë ardhur sot në Prishtinë me rastin e zbulimit të shtatores së presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova është vendosur në bazamentin përballë Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës, lavdëruan figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova. Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga tha se, sot është një ditë historike, një ditë e lumtur pasi që nga sot e përjetësisht në Prishtinë do të qëndrojë shtatorja e presidentit Dr. Ibrahim Rugova.“Presidenti Rugova na lidhi përjetësisht me SHBA si vend lider e demokratik, si vend mborjes i popujve të lirë”, tha Jahjaha. Duke folur për presidentin Rugova, Jahjaga tha se, Kosova e ka të ardhmen e sigurt në anëtarësimin në NATO dhe BE. “Kosova e kishte fatin dhe është krenare që konceptin e lirisë dhe pavarësisë e ndërtoi intelektuali Dr. Ibrahim Rugova”, tha ajo.
Kryetari i Prishtinës njëherit kryetar i LDK-së, ish presidenti Rugova u cilësua si ideologu i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se, Prishtina po e nderon njeriun që e krijoi idenë e Pavarësisë së Kosovës. “Prishtina dhe Kosova përkulet sot para burrështetasit të parë të Kosovës, presidentit tonë Dr.Ibrahim Rugova”, tha Mustafa, duke shtuar se, kjo ditë e shtatorit na bënë krenar që e përuruam sheshin e Ibrahim Rugovës. Ai tha se idealet e Rugovës bënë qe populli i Kosovës të njihet në botë me vizionet e tij liridashëse e shtetformuese. Mustafa gjithashtu theksoi se Bota e njohu Kosovën në bazë të vizioneve rugoviane i cili u cilësuar si ideatorët e mëdhenj të botës demokratike si Gandi, Luterkingu etj. Me këtë rast, mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia e Mali i zi, morën pjesë në këtë eveniment të madh të zbulimit të shtatores se presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës. /R.Bojaj, standardi.info