Kosova – model për shtetin e Palestinës

Kresha

A pretty face can never trick me
Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit është vendosur një komunikatë, ku bëhet e ditur se do të organizohet një konferencë në internet e titulluar: "Kosova – model për shtetin e ardhshëm të Palestinës?".


E enjte, 18 Qershor 2009 15:13​

Konferenca "web-chat" – do të mbahet më 26 qershor, ndërsa në komunikatë theksohet se, "bashkëpunimi intensiv global të cilin e kanë shfaqur shtetet në ndërtimin e shtetit të Kosovës – do të mund të shërbente si shembull për përpjekjet në zgjidhjen e konflikteve tjera – përfshirë këtu edhe punën në krijimin e shtetit palestinez".

Në pyetjet rreth Kosovës – gjatë bisedës online – do të përgjigjet Stuart Jones, zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit – në sektorin për Evropë dhe Euroazi.



Linku: https://statedept.connectsolutions.com/multilateralism/?launcher=false
 
I Faleminderit Amerikes
Po ka ndryshim shume te madh modeli i KOsoves nga ai i Palestines
Qe te arrije Palestina tolerancen e Kosoves duhet te kete gjak shqiptari
Mbase dhe e harrin , ku i dihet :mah:mah
 
Kjo eshte nje qasje mjafte interesnate Amerikane e cila i tregon Palestines rrugen e suksesit qe duhet zgjedhur e qe duhet bere. Pra, Palestina, duhet te ndryshoj qasjen ndaj problemit te saj. E kuptoj, se e ka te veshtire por duhet te filloj te sakrifikoj madje duke filluar te harroj ata te cilet mendon se i ka vellezer e te cilet ndertojne politika destruktive ne kurriz te palestinezeve. :gjujpeshk:
 
Eshte shume e veshtire qe te gjindet nje zgjidhje per problemin e Palestines dhe per te tentuar qe te arrijne ndonje rezultat duhen provuar te gjitha menyrat. Dhe Amerika mendon qe te promovoje rastin e Kosoves duke e shendrruar ne nje shembull per te tjeret, por po t'i shikojme gjerat me kujdes rasti i Kosoves eshte nje rast unik. Eshte nje rast unik jo vetem nga problematika qe e kishte perfshire por edhe nga ndryshimi total qe kane shqiptaret me arabet -palestinez.
Problematika qe ishte ne Kosove pati nje zgjidhje shume te lehte, sepse Kosova ishte e banuar me mbi 90% me shqiptar, dhe zgjedhja qe u gjet ishte se u nda nga Serbia. Ndersa ne rastin e Palestines eshte shume e veshtire qe te bejme nje ndarje territoriale kur asnje nga palet ne konflikt nuk ben leshime, edhe se duhet pranuar se Izraeli u terhoq nga Rripi i Gazes, por sa here eshte terhequr gjithmone lufte ka pasur. Nga ana tjeter shqiptaret nuk kane asnje gje te perbashket me arabet. Shqiptaret ne te kundert me arabet nuk kane vrare gra dhe femije dhe nuk jane shquar si terrorist.
Ndoshta amerikanet ne teori bejne edhe mire qe marrin si shembull Kosoven por nuk besoj se eshte e lehte te vehet ne zbatim kjo teori.
Problemi i Kosoves u zgjodh kur u nda nga Serbia, problemi i Palestines do te zgjidhet kur te ndahet nga Izraeli. Por nese ne Kosove ne nje fare menyre ekzistonin edhe kufinjet qe ndanin Kosoven nga Serbia, ne Token e Shejte pikerisht per keta kufinje luftohet dhe askush nuk eshte ne gjendje t'i percaktoi.
 
nuk eshte se Ceshtja e Kosoves ishte me e lehte per tu zgjidhur, duke pasur parasyshe miqesite qe kishte Jugosllavia e ndertuar nga Tito,
prandaj per ne Shqiptaret vetem Amerika mund te ishte shpetimtare dhe deshti zoti keshtu ndodhi .
shqiptaret per nje kohe te shkurter arriten te krijojne nje aleance te forte sa qe dhe serbet u befasuan.
askush ne lindje te europes (madje dhe shumica e europes) nuk mendonte se Amerikanet do futen ne lufte per shqiptaret,

Por une mendoj se rasti i Bosnjes ka luajtur nje rol te mire per te vene ne levizje krahun perendimor kundra serbise sepse nuk deshen nje bosnje te dyte .
planet serbe ishin te qarta (c'farosjen e shqiptareve te kosoves, ose ndarjen e tyre me nje dhimbje te madhe per shqiptaret atje)

planet israelite per palestinezet jan 'shterngo-liro' per te mbajtur palestinen nen kontroll , duke i carmatosur, duke i lene pa liri, duke vrare femijet,, dhe duke ju treguar arabeve te tjere se nese do cenoni Izraelin keshtu do te ndodhe me ju.

nese duan amerikanet rasti i palestines eshte shum i lehte nga ai i kosoves,,

kur ishte lufta ne Bosnje , Rusia kishte kercenuar se nese cenohen kufijt e Jugosllavise do te bombardohet te gjitha kryeqendrat e Europes, e njejta gje mund te ndodhte dhe me Kosoven.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top