Kosova merr masat ndaj gripit të derrave

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin dhe identifikimin e rasteve të gripit të derrave në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Haxhi Kamberi, ka thënë se nuk ka ndonjë rast të referuar, derisa në aeroport dhe pikat kufitare gjatë ditës ministria ka dërguar një sasi të maskave dhe të dorëzave të cilat janë në dispozicion të tyre, por aktualisht nuk shihet e arsyeshme që ato të vendosen.

Ndërkaq, Isme Humolli, drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka thënë se për institutin e rëndësishme është informimi i drejtë i popullatës me të dhëna elementare për sëmundjen.

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike gjithashtu që nga sot ka filluar të shpërndajë fletëpalosje bashkë me gazetat ditore sa i përket gripit të derrave dhe një sasi e madhe e këtyre fletëpalosjeve do të dërgohen në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kufitare. /ktv/
 
Titulli: Kosova merr masat ndaj gripit të derrave

Shyqyr qe jan bere keto masa ne Kosova megjithese lexova qe eshte pak veshtire te perhapet tek ne!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top