Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

LeVoyageur

Once upon a time...
largea_image1427922068.jpg

Të zotërosh një pasaportë do të thotë të kesh të hapura dyert për të udhëtuar lirshëm në të gjithë botën, ose të paktën kështu mendon kushdo që e ka një dokument të tillë.

Megjithatë, në disa vende anembanë botës, edhe nëse do të kesh fat mjaftueshëm për të pasur akses në dokumentin e lëshuar nga qeveria e vendit respektiv prej nga vjen, ende të duhet të përballesh me kufizime apo ndalime të lëvizshmërisë së lirshme nga disa vende të tjera.

“Henley and Partners” ka krijuar një indeks të dhënash në lidhje me kufizimet e vizave, që rendit vendet anembanë botës bazuar mbi lirinë e të udhëtuarit që gëzojnë qytetarët e këtyre vendeve, teksa ka edhe rezultate surprizuese.

Ndërkohë që vende të tilla si Korea e Veriut dhe Kuba mund të ishin ndër të fundit, si vende me kufizimet më të mëdha të të udhëtuarit lirshëm, këto dy vende renditen në vendet 86 dhe 69 respektivisht, nga 94 pozicione që janë gjithsej (kuptohet që për pasaporta të barazvlefshme jepet vetëm një renditje).

Secili vend ka edhe një sasi pikësh të dhëna nga firma e konsultimeve globale “Henley and Partners”, e cila është e specializuar në planifikimet e çështjeve rezidenciale dhe të shtetësisë. Pikësimi është llogaritur bazuar mbi rregullat e lëshimit të vizave nga të gjitha vendet dhe territoret në botë, si dhe numrin e vendeve që shtetasit e këtij vendi mund të vizitojnë pa pasur nevojë për një vizë.

Për fat të keq, shqiptarët renditen ende larg vendeve të para, konkretisht me Shqipërinë në vendin e 45-të, me lëvizshmëri të barazvlefshme me Republikën Domenikane dhe Grenadës, ndërkohë që Kosova renditet edhe më keq, duke vërtetuar shprehjen e kryeministrit Edi Rama se “BE-ja ka krijuar një ishull të Kosovës në hapësirën europiane), pasi renditet në vendin e 87, në të njëjtat nivele me Iranin dhe Republikën Demokratike të Kongos (Kinshasa). E çuditshme, por e vërtetë, Kosova është më e kufizuar edhe sesa Korea e Veriut...

Vendet me “pasaportën më të fuqishme” janë Finlanda, Gjermania, Suedia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Në vend të dytë renditen Kanadaja dhe Danimarka, ndërsa “podiumin” e plotësojnë Belgjika, Franca, Italia, Japonia, Republika e Koresë, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Spanja. Nga vendi i parë e deri tek i treti ndahen me vetëm 1 pikë vlerësim.
Vendet e fundit zihen nga shtete si Eritrea, Libia, Sudani, Siria (89), Nepali (90), Palestina (91), Pakistani, Somalia (92), Iraku (93), Afganistani (94).

Bota Sot
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Neve na lusin por s'duam vet.

Ne bohet jeta monoton nese nuk vrapojme pas ambasadave, dokumentave etj.

Pastaj dhe pushimi ka me shume lezet, kur e mendon sa ke heq per ate vize.
 
Ashtu thom dhe une Lol
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Ashtu thom dhe une Lol

Faleminderit qe ma mbeshtet :D

Nuk ju kuptoj juve pse nuk e kerkoni rikthimin e vizave. Njerez te cuditshem :p
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Faleminderit qe ma mbeshtet :D

Nuk ju kuptoj juve pse nuk e kerkoni rikthimin e vizave. Njerez te cuditshem :p

Une ate hall kam. Po kap 1 kontrate pune ne Kosove keshtu qe do me duhet mebeshtetja juaj e vyer per te mos e bere jeten monotone :D
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Une ate hall kam. Po kap 1 kontrate pune ne Kosove keshtu qe do me duhet mebeshtetja juaj e vyer per te mos e bere jeten monotone :D

Monotone? Cka eshte kjo se nuk jam i sigurte nese e kam degju ndonjehere si fjale :D

Hajde urime... qe tu paska realizu 'Kosova dream'. lol
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Monotone? Cka eshte kjo se nuk jam i sigurte nese e kam degju ndonjehere si fjale :D

Hajde urime... qe tu paska realizu 'Kosova dream'. lol

Ja ashtu fillon fap 1 here nga komshiu(kosova) fap pastaj me katapulte neper bote lol
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Marla ...merrme e mua
te dyja pushtojme boten lol
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Ja ashtu fillon fap 1 here nga komshiu(kosova) fap pastaj me katapulte neper bote lol

Cfare te duhet bota kur e ke Kosoven. Kosova eshte kulmi i mireqenies.

Kemi fluks te papam punekerkuesish nga perendimi keto dite. Nga skandinavia, zvicra, gjemania etj etj. Aq fluks i madh sa jemi duke mendu me ja shtu edhe nje kat Kosoves se u mbushe :D
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Ha! Shi kush flet. Kombi qe iku ne Zvicer gjate kohes se Titos.
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Ha! Shi kush flet. Kombi qe iku ne Zvicer gjate kohes se Titos.

Lol

Qe te ngaterrohet koha Titos me ate te Milloshevicit ekzistojne vetem dy mundesi. Ose te ka vdek mesuesja heret ose je vet i trashe nga natyra.
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Lol

Qe te ngaterrohet koha Titos me ate te Milloshevicit ekzistojne vetem dy mundesi. Ose te ka vdek mesuesja heret ose je vet i trashe nga natyra.

Jo jo un desha me dal aty ke ajo qe "ju nuk doni pasaporte vete sepse nuk doni me udhetu". Desha me ven ne dukje nga pak ate hipokrizine njerezore, e ke parasysh?
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Desha me von ne dukje dhe ket tjetren qe kur dhelpra nuk i arrinte dot rrushte, tha qe nuk jan te bera.
Dmth me ate fjaline aty siper un vrava 1 zog me 2 gure.
 
Ehe, e kam parsyshe qe paska qene a dyta. I trashe nga natyra dmth.
 
Titulli: Kosova më e izoluar se Korea e Veriut

Dy faqe ne internet njoha qe jan aktive, qe kerkonin njerëz per leshimin e Kosovës: njera ishte te dalin shqiptaret e Kosovës ne Gjermani, e tjetra te dalin ne Kanada.

Pra shqiptaret nuk jane duke e leshu nga vet rasti, porse dikush po iu ben thirrje me parë per ta braktis Kosovën.

Do te me interesonte: kush po i organizon keto?
dhe kush po i paguan keta qe po bejn keto thirrje?
 
Back
Top