Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Kosova ka nevojë për shpresë... Të angazhohemi për ndryshim
Kosova ka nevojë të shpresojë, ajo ka nevojë të besojë – le të angazhohemi së bashku për ndryshim, jo vetëm gjinor por edhe për ndryshim të gjithëmbarshëm shoqëror. Ju faleminderit për prezencën e juaj në numër kaq të madh këtë mëngjes, në lansimin e Fondacionit Jahjaga. Unë sot dua t’ju flas për një vizion të ndryshimit tonë në shoqëri, sesi ne të gjithë mund të kontribuojmë drejt ndryshimit dhe zhvillimit të vendit tonë. Ky ndryshim, megjithatë, mund të vijë vetëm nëse ne ballafaqohemi me të vërtetat tona dhe i adresojmë ato me kohë dhe në mënyrë të duhur.
Të dashur miq, Kosova ka të kaluar të dhimbshme, dhe kjo e kaluar shtrihet përtej luftës së fundit. Brezave të tri dekadave të fundit në Kosovë u ka rënë barra e rikrijimit të vendit të tyre nga hiri i luftës dhe shtypjes sistematike, ashtu siç iu ka rënë edhe brezave para tyre që të angazhohen e luftojnë për lirinë e vendit dhe të drejtën e vendosjes për të ardhmen e tyre. Ky rrugëtim ka qenë përplot vështirësi, pengesa, padrejtësi, shkuarje prapa pikërisht kur mendonim se po shkonim para, dhe shpesh gjendeshim të lënë nën fatin e rrethanave të cilat ne nuk kishim fuqi t’i ndryshonim.
Ashtu siç në të kaluarën na është dukur se po ecim para kur në fakt po shkonim prapa, edhe sot mund të na duket se po ecim prapa. Se vendi ynë është më i prapambeturi, se Kosovën e ka kapluar korrupsioni dhe nepotizmi, se arsimi dhe shëndetësia – dy shtyllat e një shteti modern – janë në nivelin më të ulët në Evropë. Se ka një pakicë që është pasuruar dhe një shumicë që është varfëruar dhe vazhdon të varfërohet, se politika është profesioni më fitimprurës në vend, se Kosova e sotme nuk është ajo të cilën ne e kemi ëndërruar dhe besuar se do ta ndërtojmë.
Unë nuk dua t’ju gënjej dhe t’i mbyllë sytë. E kemi obligim moral dhe etik që ta flasim të vërtetën. Sepse vetëm pasi ta themi të vërtetën, ne do të mund të fillojmë ta ndryshojmë Kosovën. Nuk mund ta fshehim se të rinjtë tanë janë të zhgënjyer, profesionistët tanë kërkojnë të ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë - diku jashtë dhe larg Kosovës edhe pse kjo edhe në kohë më të vështira kurrë nuk kishte qenë opsion për ta.
Unë sot dua t’ju ftoj ta pranojmë këtë realitet, por njëkohësisht edhe të shohim përtej tij sepse vetëm duke e shikuar gjendjen tonë në një kontekst më të gjerë historik ne do të arrijmë të kuptojmë se kjo është një gjendje kalimtare. Dua t’ju ftoj të më bashkoheni në një mision për ta ndryshuar Kosovën duke investuar në gruan dhe rininë, të investojmë që të ecim krah për krahu me njëri-tjetrin pa e lënë askënd prapa.
Kosova nuk dallon shumë nga vendet e tjera, të ashtuquajtura në tranzicion. I tërë rajoni i Ballkanit, kush më shumë e kush më pak, ka problem serioz me korrupsionin, me sundimin e ligjit në tërësi, me nepotizmin e krimin e organizuar, me degradimin e arsimit dhe shëndetësisë. Probleme në shumë fusha vazhdojnë të kenë edhe shumë shtete anëtare të BE-së të cilat iu bashkuan asaj pas rënies së komunizmit në Evropë. Kriza financiare zbuloi se edhe shtete anëtare më të vjetra kanë probleme serioze strukturore. Dhe nëse Evropa dhe BE-ja si organizatë na mëson diçka, ajo ështëse ndryshimet kërkojnë kohë; ato kërkojnë mund e sakrifica. Na mëson se nuk ka një rrugë të drejtë dhe të vetme drejt krijimit të një shteti të zhvilluar. Dhe nëse historia jonë na mëson diçka, ajo është se ne nuk duhet të dorëzohemi para vështirësive, mos të jepemi para atyre që na duken pengesa të patejkalueshme.
Ne duhet të mësohemi të shikojmë përtej gjendjes aktuale duke mos i mohuar asnjëherë problemet tona thelbësore dhe strukturore. Ne nuk duhet t’i lëshojmë rrugë cinizmit dhe mosbesimit mes nesh, sepse këto shterin fuqitë tona dhe na mbysin shpresën për ndryshim. Mos të krijojmë kulturë të vetëviktimizimit, të fajësimit të të tjerëve për problemet tona. Ajo që sot na duket e përhershme dhe e pandryshueshme, pas një kohe do të rezultojë se ka qenë e përkohshme. Por gjërat nuk do të ndryshojnë vetvetiu. Kosova ka ende potencial brenda vetes që të gjenerojë forca të reja, ta rikuperojë dhe rikrijojë veten si një shtet i ri evropian që një ditë synon të bëhet anëtar i barabartë dhe krenar i këtij komuniteti.
Kur në vitet e nëntëdhjeta gjendeshim nën dhunën sistematike dhe më brutale të Evropës së bashkuar, ne nuk e humbëm shpresën asnjëherë por u mobilizuam, luftuam dhe besuam se një ditë do të ishim të lirë. Të frymëzohemi nga ato vite, nga parimet e asaj dekade të mundimshme, nga vlerat e saj: solidariteti shoqëror, angazhimi për ndryshim, besimi në të ardhmen dhe përpjekjet për një shtet të lirë e demokratik, të barabartë për të gjithë qytetarët e tij.
Ne të gjithë duhet të lëmë diçka prapa, diçka me të cilën mund të krenohemi dhe nga e cila do të frymëzohen të tjerët që vijnë pas nesh. Sot në Kosovë po rritet një brez i ri, një brez që nuk e mban mend luftën, një brez që nuk ka ngarkesa emocionale, paragjykime dhe urrejtje ndaj tjetrit, një brez i lirëi cili kërkon tëshpërthejë në botë.
Të rinjtë tanë janë krijues dhe inovativ. Kompani kosovare sot ofrojnë shërbime për kompani botërore. Sporti dhe sportistët kosovarë po shkëlqejnë në botë dhe po zhvillohen me një shpejtësi që po na befason dhe vet ne, arti e kultura ynë po lënë gjurmë në botë përmes muzikës dhe filmit e përmes studiuesve e shkencëtarëve tanë.
Të gjitha këto zhvillime janë dëshmi se liria është parakusht themelor për zhvillimin e një vendi dhe qytetarëve të tij. Dhe janë pikërisht kjo liri dhe ky dinamizëm në zhvillimin tonë që më bëjnë të besoj në të ardhmen e këtij vendi, që më bëjnë të shoh përtej zhvillimeve ditore.
Pas pesë vitesh si Presidente e Republikës së Kosovës mësova shumë gjëra të vlefshme për vendin dhe popullin tonë. Mësova se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, mësova se Kosova ka gra të forta, mësova se Kosova ka njerëz që e tejkalojnë vetveten për të arritur të pamundurën. Por ne nuk duhet ta marrim këtë potencial dhe këtë trashëgimi si të mirëqenë, si të ishte dhuratë.Ne jemi përpjekur për këtë ditë dhe prandaj duhet ta ruajmë dhe kultivojmë këtëpotencial, duke e orientuar atë drejt zhvillimit tonë. Prandaj sot jemi mbledhur këtu sepse unë nuk dua që punën time si presidente e vendit ta lë në gjysmë, dua që ato punë të mira që i nisa si shefe e shtetit t’i vazhdoj si një qytetare e vendit. Dua të vazhdoj ta japë kontributin tim sadoqoftë modest. Fondacioni që po e nisim publikisht sot, Fondacioni Jahjaga, ka për synim vazhdimin dhe kultivimin e kësaj trashëgimie.
Angazhimi ynë për të drejtat e grave, për njohjen e meritave dhe kontributit të tyre, të sakrificave dhe vetëmohimit të tyre, nuk do të quhej i plotë sikur unë mos të angazhohesha edhe mëtej për kauzat e grave kosovare. Angazhimi im nuk do të ishte i mundshëm sikur para meje mos të ekzistonin gra kosovare të guximshme e të dijshme, që e hapën rrugën për të gjithë ne sot.
Në të njëjtën frymë, edhe ne duhet ta hapim rrugën për ato që po vijnë duke u bërë shembull i angazhimit. Sepse gratë në Kosovë vazhdojnë të kenë probleme. Ndonëse është shënuar progres, ende shumica e familjeve kosovare nuk e ndajnë pronën në mënyrë të barabartë për djemtë dhe vajzat e tyre. Ka të tillë që ende e konsiderojnë shkollimin e tyre të panevojshëm. Të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë më në fund po iu njihet vuajtja e tyre përmes pensioneve që do t’iu ndahen, por ato ende mbeten të stigmatizuara thellësisht nga shoqëria jonë, nga komunitetet e shpesh edhe nga vet familjet e tyre. Drejtësia për to nuk është askund në horizont. Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në sektorin ekonomik, në fuqinë punëtore, në përfaqësimin politik dhe pothuajse në çdo fushë tjetër të jetës shoqërore. E megjithatë janë vajzat dhe gratë qëpo na e demonstrojnë çdo ditë se ato janë lideret e vërteta të këtij vendi. Ato po e bëjnë ndryshimin. Prandaj përmirësimi i pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe avansimi i të drejtave të tyre duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë aktiv në shoqëri, i imi dhe i juaji.
Ne duhet të investojmë në të ardhmen tonë, liria është parakusht i zhvillimit por ajo nuk mjafton nëse nuk përcjellet me investime në sektorët thelbësor të shoqërisë. Papunësia më e lartë në Kosovëështë në grupmoshën prej 15 deri 24 vjeçar, dhe përbrenda këtij grupi ajo është më e lartë për vajzat sesa për djemtë. Ky është problem i dyfishtë, i papunësisë dhe i arsimit jocilësor. Ky problem i dyfishtë çon drejt shumëfishimit të problemeve.Vajzat e reja i mban të mbyllura në shtëpi dhe të varura nga të tjerët duke e mirëmbajtur kështu një cikël të përjashtimit të gruas nga pjesëmarrja në shoqëri.Ndërsa djemtë e rinjë i bën pre të ideologjive ekstreme, të kërkimit të rrugëve alternative, të ikjes nga vendi i tyre, duke e mirëmbajtur edhe nga ana e tyre një cikël të djemve që bëhen burra të paperspektivë. Investimi në rini posaçërisht dhe në shoqërinë kosovare në përgjithësi, duhet të jetë i shumëanshëm dhe i targetuar specifikisht sepse po e shohim që të gjitha problemet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Një disbalans në një sektor përçon pasiguri dhe shkakton tronditje në sektorë të tjerë.
Për të gjitha këto tema të ndërlidhura dhe sesi të shkojmë përpara drejt zgjidhjes së tyre, do të diskutohet sot në katër panelet tona të veçanta. Dhe kjo dëshmon edhe për një gjë tjetër, vetëm bashkëpunimi ynë i sinqertë dhe serioz do të mund të prodhojë rezultate konkrete në fushat e angazhimit tonë. Unë ju falënderoj me gjithë zemrën time për bashkëpunimin e derisotshëm dhe shpresoj shumë në bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Sepse asnjëra prej nesh nuk mund të bëjë asgjë e vetme. Kosova ka nevojë të shpresojë, ajo ka nevojë të besojë – le të angazhohemi së bashku për ndryshim, jo vetëm gjinor por edhe për ndryshim të gjithëmbarshëm shoqëror.
Atifete Jahjaga