Kosova i vetmi vend në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje

Arfenilla

Themelues i Forumit

1_7453.jpg


Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk e stimulon rritjen e lindshmërisë, përkundrazi e destimulon.

Mungesa institucionale ka ndikuar që në vendin tonë të bjerë numri i lindjeve për gati plot 30 mijë fëmijë gjatë dy dekadave të fundit. Derisa në vitin 1989 Kosova kishte 56 mijë lindje në vit, në vitin e shkuar kjo shifër ka rënë në 27 mijë, shkruan gazeta Zëri.

E, megjithëkëtë rënie, Kosova është akoma vendi i vetëm në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje, pra realizon shtim natyror të popullsisë.

Me numrin e lindjeve prej 27 mijë foshnjave, në vitin 2014, Kosova është rikthyer në vitin 1947, kur ka pasur po ashtu 27 mijë lindje me një popullsi dukshëm më të tkurrur, shkruan Zëri.
 
Titulli: Kosova i vetmi vend në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje Lexo më shum

Ta stimulojne ekonomin jo natalitetin se per ate pune nuk e [pyetet qeveria por aftesia ekonomike qe me ju siguru jetesen atyre femijeve..
 
Titulli: Kosova i vetmi vend në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje

Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk e stimulon rritjen e lindshmërisë, përkundrazi e destimulon.

Pse e destimulon?
Ska asnje llogjik... cdo popull do te shtohet e te kete vazhdimsi...
 
Titulli: Kosova i vetmi vend në rajon që ka më shumë lindje sesa vdekje

Pse e destimulon?
Ska asnje llogjik... cdo popull do te shtohet e te kete vazhdimsi...

Ska llogjik artikulli dhe sidomos ata qe e shkruajn duke bere hipoteza te ndertuara kot.
Keta gjera duhen bazuar mbi kerkime qe kerkojn vite. Keto faqet e internetit skane pike
baze vertetuese.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top