Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova i jep fund sot pavarësisë së mbikëqyrur

Mbikëqyrja e pavarësisë Kosovës do të hiqet nga sot, duke e bërë këtë datë më si më të rëndësishmen pas shpalljes së pavarësisë. Vendimi do të merret pas një mbledhjeje në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, rreth orës 15:0, që do të mbahet nga grupi që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

harta-ok-ballkani-kosova-republike.jpg


Menjëherë pas këtij veprimi, në orën 16:00, konferencë për shtyp do të mbajnë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith.

Më pas, në orën 16:30, do të hapen dyert e Kuvendit të Kosovës. Aty do të organizohet një seancë speciale, ku me fjalime do të prezantohen presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger, si dhe treshja ndërkombëtare e angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës: kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-së Frank Wisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger.

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas agjendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin “Sëiss Diamond”, të organizuar nga presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Aty fjalën kryesore do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Me këtë do të mbarojnë aktivitetet për ditën e sotme, ndërsa aktivite dhe konferenca do të zhvillohen dhe të hënën.

a.k/noa.al
 
Titulli: Kosova i jep fund sot pavarësisë së mbikëqyrur

Qenka dite e madhe per ç'do shqiptar , kudo qe ndodhet , por dhe pergjegjsi po ashtu per çdo shqiptar .
Dikur ishte endrre dhe sot eshte realitet . A ka knaqsi me te madhe sesa te shikosh kete bebe duke bere
hapat e pare vetem !! Te jete e bindur se po pati nevoje per ne , do jemi perhere gati per ti dhene gjithçka .
Ec perpara Kosove e dashur , ngjiti shpatinat dhe pllajat por mos kap asnjehere majen .
 
Titulli: Kosova i jep fund sot pavarësisë së mbikëqyrur


Edhe ne Kosova kemi shpres se Shqiperia do te na ndihmoj nje dite. Presim !

Keta te Shqiperise veq flasin tere kohen Feja e Shqiptarit eshte shqiptaria...

Sa e patem luften ne Kosov, sa na ndihmoj Shqiperia diqka teper aty kur iu erdhen krejt Kosovaret ne Campe si refugjat, aty iu dasht me na pranu, po ketu edhe Maqedonia na ndihmoj pak ne kete rast -mos tia harrojm.

Pra te kqyrim nga sot qka do na ndihmon Shqiperia...

Ne Kosovaret keshtu ashtu kemi mbledh shum bukur mend per Atdhe.
:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back