Mbikëqyrja e pavarësisë Kosovës do të hiqet nga sot, duke e bërë këtë datë më si më të rëndësishmen pas shpalljes së pavarësisë. Vendimi do të merret pas një mbledhjeje në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, rreth orës 15:0, që do të mbahet nga grupi që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Menjëherë pas këtij veprimi, në orën 16:00, konferencë për shtyp do të mbajnë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith.
Më pas, në orën 16:30, do të hapen dyert e Kuvendit të Kosovës. Aty do të organizohet një seancë speciale, ku me fjalime do të prezantohen presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger, si dhe treshja ndërkombëtare e angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës: kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-së Frank Wisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger.
Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas agjendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin “Sëiss Diamond”, të organizuar nga presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Aty fjalën kryesore do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.
Me këtë do të mbarojnë aktivitetet për ditën e sotme, ndërsa aktivite dhe konferenca do të zhvillohen dhe të hënën.
a.k/noa.al