Ado
FISEBILIL-LAH
Në rrugët e Prishtinës shihen billborde dhe fotografi të kryeministrit Sali Berisha, të cilat kanë mbishkrimin "Mirëserdhe Sali Berisha". Berisha të martën do të kryejë një vizitë në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij do të takohet me liderët institucional të Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Behgjet Pacolli (AKR) etj.
Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që ti jap Berishes titullin "Doktor Honoris Causa". Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish presidenti Bill Clinton, zëvendës presidenti aktual i SHBA-ve, Wlliam Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.
Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall Berishën "Qytetar Nderi i Prizrenit".
Gjatë vizitës, Sali Berisha pritet të nënshkruaj një sërë marrëveshjesh me institucionet e Kosovës, të natyrës ekonomike, arsimore, lëvizjen e qytetarëve etj.
Sipas disa njoftimeve, në ceremonitë e pritjes, janë parashikuar edhe qytetarë që përshëndesin Berishën në rrugë.
Së paku dy zëdhënës qeveritarë në Prishtinë e Tiranë, e quanin Berishën - në njoftimet përkatëse mbi vizitën - me termin 'lideri i kombit', sepse sipas këtyre njoftimeve paraprake, ai 'shkon në Prishtine pasi ka dhënë deklarata për bashkimin e trojeve'. /Shekulli/Telegrafi/