Kosova gati për anëtarësim në Europol dhe Interpol

Në fund të muajit prill, Policia e Kosovës pritet të aplikojë për anëtarësim në organizatat e policisë, Interpol dhe Europol. Autoritetet në Prishtinë kanë bërë të ditur se përgatitja profesionale e Policisë së Kosovës është e një niveli të lartë, mirëpo mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës, sipas tyre, mund të paraqesë problem për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në këto organizata.

Shpresat që Policia e Kosovës të jetë së shpejti anëtare në këto organizata tani për tani duken të vogla. Kjo për faktin që Kosova është njohur si shtet vetëm nga 57 vende të botës, ndërsa shumë shtete të tjera anëtare të Inerpolit dhe Europolit nuk e kanë njohur pavarësinë dhe ato e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata të policisë.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, në një prononcim për Radion Deutsche Welle ka shpjeguar se: “Janë vetëm votat e shteteve... ato që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës... që pengojnë anëtarësimin në Interpol dhe Europol. Prandaj, sipas tij, për t'u tejkaluar ky problem duhet një proces politik.

Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj nëntë vjet më parë, ka bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin, mirëpo, shkëmbimi i informatave është bërë vetëm përmes një zyre të administratës së Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, ka deklaruar se, i vetmi mekanizëm që mund të bashkëpunojë me Interpolin, është pikërisht kjo zyrë e UNMIK-ut, e cila edhe më tej do të vazhdojë punën e saj. Mirëpo, qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur me këtë qasje, sepse ajo nuk dëshiron më që shkëmbimi i informatave të policisë të bëhet përmes UNMIK-ut, por kjo të bëhet tani nëpërmes misionit evropian EULEX-it, përderisa nuk ka një zgjidhje tjetër.

“Tashmë edhe këtë pjesë pritet ta ketë misioni EULEX, kjo zyrë do të jetë një kompetencë e rezervuar për misionin EULEX. Nuk kemi çfarë të bëjmë sepse ne duhet ta ruajmë komunikimin tonë me organizatat ndërkombëtare të policisë. Për aq kohë sa nuk jemi anëtarë të këtyre organizatave, nuk kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë Pajaziti.

Europoli, apo Zyra e Policisë Evropiane, është bërë plotësisht funksionale në vitin 1999. Ndërkaq, Interpoli, apo Organizata Ndërkombëtare e Policisë, më 1923. Që të dyja këto organizata si detyrë parësore kanë lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit. /D-Welle/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top