Kosova e gatshme për GJND

Kresha

A pretty face can never trick me
Autoritetet e Prishtinës kanë theksuar faktin se janë bërë të gjitha përgatitjet për përballjen e Kosovës me Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtar të Drejtësisë.


Derisa po afrohet 1 dhjetori, dita kur do të fillojnë seancat dëgjimore për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet e Prishtinës kanë theksuar faktin se janë bërë të gjitha përgatitjet për përballjen e Kosovës me Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtar të Drejtësisë dhe presin që vendimi të merret në favor tonin, sipas tyre, shpalla e pavarësisë ka qenë akt legjitim.

"Republika e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që edhe në pjesën përfundimtare të procesit të vlerësimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të paraqitet në mënyrë dinjitoze dhe bindëse, me qëllim të dëshmimit se shpallja e pavarësisë ka qenë akt legjitim, që ka përmbushur aspiratat e popullit tonë për të qenë i lirë dhe i pavarur", ka thënë për të përditshmen "Zëri", zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës do të shkojnë në Hagë me besim t ëplotë në pavarësisë e GJND-së. "Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm në paanshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne në Hagë do të shkojmë me plot optimizëm dhe me besim të palëkundur në drejtësinë", ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se optimizmi i palës kosovare bazohet në të drejtën e patjetërsueshme të popujve për të qenë të lirë e të pavarur. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top