Kosova do të bllokojë mallrat nga Serbia

Kresha

A pretty face can never trick me
Bllokada do të vijë nëse Beogradi vazhdon me mos lejimin e hyrjes së prodhimeve me stampat e Kosovës.


Kosova do të ndalojë hyrjen e mallrave nga Serbia, nëse Beogradi nuk heq dorë nga politikat, të cilat nuk lejojnë hyrjen e prodhimeve me stampat e Kosovës.

"Nëse një politikë e tillë vazhdon, ne do të vendosim të njëjtat masa si Serbia", tha për agjencinë e lajmeve Reuters, ministri i Tregtisë, Lutfi Zharku.
"Druhem se do të vihemi në pozitë ku do t'i bllokojmë të gjitha mallrat e ardhura nga Serbia", thotë Zharku.

Qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë çdo mundësi për ndryshimin e politikave. "Nuk mund të pranojmë prodhimet me stampat e Kosovës", tha Oliver Ivanoviç, nga Ministria për Kosovën në qeverinë serbe. /radio evropa e lire/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top