Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova do padisë Serbinë për genocid, Beogradi e quan të rrezikshme

Serbia e ka quajtur të rrezikshme idenë e hedhur nga ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për genocid.
Sipas ministrit të punës, Aleksandër Vulin, kjo tregon se përfaqësuesit e Prishtinës zyrtare nuk kanë ndër mend të vazhdojnë dialogun me palën serbe.
Ndërsa, Dushan Kozarev, drejtori i zyrës serbe për Kosovën dhe Metohinë, siç e quajnë serbët Republikën e Kosovës, lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Thaçi duhet të shqetësohet më tepër për ngritjen e gjykatës speciale për të gjykuar krimet e UاK-së.
Aleksandër Vulin:“Nuk ka mundësi të ngresh padi për genocid ndaj Serbisë dhe në të njejtën kohë të marrësh pjesë në bisedime. Deklarata e bërë nga Thaçi tregon se sa e dobët është qeveria e Kosovës. Jo vetëm që ajo nuk është në gjendje që të formulojë politikën e saj të jashtme, përveç se në rrugë me protesta të dhunshme, por gjithashtu që dëshiron të shmangë marrëveshjet dhe bisedimet në Bruksel”.
Vulin theksoi se Serbia është e përkushtuar për të vazhduar dialogun me Kosovën por nuk ka ndërmend të tolerojë keqtrajtime dhe do të reagojë nëse institucionet e Prishtinës ndërmarrin një hap të tillë.
Të shtunën, ish-kryeministri i Kosovës, tha në një intervistë për agjencinë turke “Anadollu” se nuk kishte ende një datë të saktë për padinë ndaj Serbisë për të kërkuar dëmshpërblime për krime lufte, por qeveria po punonte për këtë duke qenë se Kosova nuk është ende pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
ora news
 
Titulli: Kosova do padisë Serbinë për genocid, Beogradi e quan të rrezikshme

Porse shum padrejtë është: para tri jave eshte refuzu ankesa paditëse qe ka ber Kosova dhe Bosnja ndaj Serbisë dhe Kroacisë. Kan then pergjigjje skan ber ata masakra.... A ka me padrejtesi se te thuhet ashtu, kur ne te vertet ka pas sa dush.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back