Kosova dhe Serbia me qëndrime të kundërta në seancën e KS

Kresha

A pretty face can never trick me
Hyseni e Tadiq me qëndrime të kundërta në Këshillin e Sigurimit, Britania e Madhe kritikon presidentin serb.

Kosova dhe Serbia prezantohen me qëndrime të kundërta në seancën e Këshillit të Sigurimit. Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka folur për të arriturat e vazhdueshme të Kosovës dhe situatën e qetë të sigurisë, me gjithë provokimet e vazhdueshme të Beogradit.

"Situata në veri vazhdon të mbetet shqetësuese. Atje nuk sundon ligji dhe këtë e mbështet lidershipi serb", ka thënë Hyseni.

Ai ka kërkuar përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Shefi i këtij misioni, Lamberto Zannier, në paraqitjen e tij e ka vlerësuar pozitivisht situatën e sigurisë në Kosovë.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur për dhjetëvjetorin e bombardimeve të NATO-s, për argumentet pa bazë të Tribunalit të Hagës në lëshimin e Ramush Haradinajt, si dhe sulmet ndaj serbëve të Kosovës gjatë javëve të fundit. Ai ka kërkuar edhe fillimin e zbatimit të planit 6 pikësh të OKB-së.

Edhe përfaqësuesit e shteteve të tjera kanë përshëndetur të arriturat në Kosovë. Kurse, zëvendësambsadorja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pirce, është treguar e ashpër në adresimin e saj, duke kundërshtuar disa nga pohimet e presidentit serb për bombardimet e NATO-së. Pirce ka thënë se krimet e vitit '99 nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër që ka ndodhur pas atij viti. "Ne kemi intervenuar për të ndaluar gjenocidin. 800 mijë të zhvendosur, mijëra të vrarë...a janë këto fakte që duhet të injorohen z. Tadiq", kanë qenë fjalët e përfaqësueses britanike drejtuar presidentit serb.

Ndërsa, ambasadori rus në OKB i ka cilësuar subjektive deklaratat e zëvendësmabsadores britanike. /ktv/
 
Titulli: Kosova dhe Serbia me qëndrime të kundërta në seancën e KS

Me ne fund ne historine e popullit shqiptar te Kosoves sot doli nje minister i jashtem dhe i
tregon edhe nje here serbise se ndyre dhe tere botes se kush eshte agresori,barbari, krimineli e kush ishte ai qe luftoi per liri.Hallall Minister Hyseni
 
Titulli: Kosova dhe Serbia me qëndrime të kundërta në seancën e KS

Nom nom e ka zi ksi hovi :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top