Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kos me Hudhër dhe Vaj Ulliri – Receta e Shëndetshme e Darkës

kosmehudhra-750x500.jpg
Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12.

Një kombinim perfekt për një darkë të lehtë, të shijshme plot vlera ushqyese e shëndetësore.
Përgatitja e kosit me hudhra dhe vaj ulliri është vërtetë e thjeshtë por shija dhe vlerat që përfiton organizmi janë të shumta.
Ju mjafton të shtypni një thelpi hudhër në një lugë vaj ulliri t’i përzjeni të gjitha bashkë e më pas t’i shtoni në një pjatë me kos. Shtojini pak kripë dhe majdanoz të grirë imët sipas dëshirës dhe konsumojeni gjatë darkës.
Jo vetëm që do t’ju kënaqë me shijen që ka por mbi të gjitha kjo mënyrë e të ushqyerit është ideale për të mbajtur trupin në formë, për të përmirësuar tretjen dhe për rigjallëruar organizmin në tërësi.
Më poshtë AgroWeb.org ju sjell vlerat që përfiton organizmi kur konsumon kos.

I bën mirë stomakut

Kulturat e gjalla tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë.
Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.

Osteoporoza

Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalçiumit.
Kosi është i pasur me kalçium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.

Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.
Me kos e pak hudhër, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.

Pesha

Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.
Pasi përthithet, kalçiumi nga kosi ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit ndërkohë që amino acidet djegin yndyrën e tepërt.
Rekomandimet gjithnjë vlejnë për kosin me pak yndyrë.

Vitaminat

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.

E ftohura

Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos shoqëruar me një thelpi të voguel hudhre në ditë për t’i shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin.
Ky produkt përgjysmon shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

Shëndeti i lëkurës

Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim.
Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.

Shëndeti i flokëve

Kosi, ashtu si edhe vaji i ullirit janë të dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qimë të flokut dhe pastron skalpin nga zbokthi.

AgroWeb.org
 

Attachments

  • kosmehudhra-750x500.jpg
    kosmehudhra-750x500.jpg
    67.7 KB · Shikime: 0
  • kosmehudhra-750x500.jpg
    kosmehudhra-750x500.jpg
    67.7 KB · Shikime: 0
Po per aromen e kendshme te hudhres si tja bejme?:p
 
Kjo recetë është shumë e mirë për tensionin e lartë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back