Kortizoli, hormoni i stresit. Vlerat e tij dhe si ta mbajmë në kontroll

kortizol-test.jpg


Kortizoli që shpesh quhet dhe hormoni i stresit është një substancë steroide që prodhohet nga gjendra mbiveshkore dhe është thelbësore për një sërë procesesh jetësore të organizmit tonë.
Prodhimi i kësaj molekule është rregulluar nga një skemë fiziologjike e rregullt, ku janë tre aktorë kryesorë:
Hipotalamusi- një strukturë në tru e përmasave të vogla të ngjashme me një bizele, e vendosur në zonën qëndrore mes dy hemisferave të trurit; ai prodhon një substancë që quhet faktori i lëshimit të kortikotropinës (CRH).
Kjo substancë aktivizon një tjetër zonë të trurit të quajtur:
Hipofiza- një gjendët në brendësi të kafkës sonë në një zgavër të vogël kockore që prodhon hormonin adrenokortikotrop (ACTH). Ky i fundit nxit korteksin e mbiveshkores duke prodhuar kortizolin.

PËRSE SHËRBEN KORTIZOLI

90% e kortizolit qarkullon në gjak dhe është i lidhur me disa proteina, në veçanti albumina dhe transkortina; në këtë formë është inaktive dhe mund të eliminohet nga trupi përmers pështymës dhe urinës.
Sasia e kortizolit të lirë, apo jo të lidhur me proteina është forma aktive e hormonit, falë aftësisë për të migurar me qarkullimin e gjakut drejt qelizave të trupit tonë që në sipërfaqe të tyre kanë receptorë specifikë me të cilin lidhet hormoni.
Forma aktive e kortizolit kontrollon në gjak sasinë e sheqernave, aminoacidve dhe acideve yndyrore. Këto substanca janë të domosdoshme për funksionimin e trupit tonë, prandaj kortizoli ka një funksion të veçantë të kontrollit të metabolizmit, por dhe të mirëqënies fizike dhe mendore duke iu kundërvënë situatave të stresit. Tek gratë shtatzëna kortizoli ndihmon në zhvillimin e fetusit.

VLERAT NORMALE

Prodhimi i kortizolit ndryshon gjatë ditës. Regjistrohet një vlerë maksimale në gjak kur zgjohemi, ndërsa gjatë natës përqëndrimi është më i ulët.
Vlerat normale të kortizoklit në gjak janë:
Mëngjes 9-24 μg/dl,
Pasdite 3-12 μg/dl.
Vlerat normale të kortizolit në urinë janë 20-100 μg në 24 orë.
Në pështymë vlera normale e referimit është:
Mëngjes 3-10 ng/ml,
Darkë 0.6-2.50 ng/ml.

FAKTORËT QË INFLUENCOJNË KORTIZOLIN

Prodhimi i kortizolit influencohet kryesith nga stresi, cikli zgjim/gjumë dhe hipoglicemia, përqëndrimi i ulët i sheqerit në gjak. Ai ka marrë dhe emrin hormoni i stresit, pasi prodhimi nga gjendja mbiveshkore rritet në kushtet e presionit, në mënyrë që ti kundërvihet. Kur themi stres kemi parasysh situata dhe ngjarje të natyrave dhe rëndësive si trauma, ndërhyrje kirurgjikale, temperaturë të lartë, reduktim të oksigjenimit, çekuilibër i acidit bazik, ushtrime intensive fizike, shok hemorragjik, infeksion, reagime emocionale intensive si ankth, frikë apo trishtim, konflikte personale, ndryshime të stilit të jetës dhe dietë e çekuilibruar.
Prodhimi i kortizolit normalisht ndjek një ritëm ciklik: është më i lartë në mëngjes pas zgjimit dhe më i ulët në mbrëmje gjatë pushimit të natës. Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë për personat që punojnë natën, e për pasojë flejnë gjatë ditës.

VLERAT E LARTA DHE TË ULËTA TË KORTIZOLIT

Një vlerë e lartë e kortizolit mund të shfaqet për shkaqe të ndryshme, mes të cilave keqfunksionimi i gjendrës së hipofizës që çon në një prodhim të tepërt të ACTH e për pasojë mbiveshkorja prodhon më shumë kortizol.
Në një tjetër rast mund të shkaktohet nga sindroma e Cushing, një sëmundje e shaktuar nga:
gjendra mbiveshkore hiperaktive
tumorë beninj ose malinj të mbiveshkores
terapitë kronike me kortizon
Simptoma të vlerave të larta të kortizolit janë lëkura delikate dhe e butë, fytyra hënore, obeziteti centripetik, pra bark të shëndoshë, por krahë e këmbë të dobët, rënie flokësh, akne, skuqje të fytyrës, strija në bark, lodhje, dobësi muskujsh, dhimbje muskulore, dhimbje koke.
Vlera e ulët e kortizolit është një gjendje patologjike që njihet si pamjaftueshmëri e mbiveshkores. Ajo mund të shkaktohet nga prodhimi i dobët i kortizolit nga mbiveshkorja, apo nga ndryshimet hipotalamike-hipofizike me sekretim të dobët të ACTH. Mes shkaqeve të tjera kujtojmë hipogliceminë, hipotiroidizmin dhe sëmundje të mëlçisë.
Simptomat e vlerave të ulëta të kortizolit janë mungesë oreksi, humbje peshe, dobësi muskulore, tension të ulët, marrje mendsh, të fikët, shqetësime gastrointestinale, shqetësime të sferës seksuale, mungesë të ciklit menstrual, hipoglicemi, ndryshim të humorit (nervozizëm, paaftësi në përnqëndrim)

ANALIZA E GJAKUT DHE URINËS

Kortizoli nuk dozohet ëhet në laborator rutinë por në raste nevoje mund të bëhet dozimi i hormonit përmes marrjes së mostrave të gjakut, mbledhjes së uriës për 24 orë dhe mostra me një tamponë streil të një sasie të vogël pështyme.
Përveç kortizolit mjeku mund të kërkojë dhe dozën e ACTH në gjak për të kuptuar shkakun e origjinësl dozimi i ACTH nuk është i thjeshtë dhe jo të gjithë laboratorët e analizave kanë mundësi ta bëjnë këtë analizë.
Për alternativë të tij mund të kërkohet një analizë e quajtur testi i sopresionit me deksametazon (dexamethasone), një ilaç ky kimikisht i ngjashëm me kortizolin.
Në raste se pas marrjes së tij vërehet një reduktim i kortizolit do të thotë se prodhimi i tepërt është për shkak të rritjes së prodhimit të ACTH-së nga ana e hipofizës. E kundërta, rritja e kortizolit mund të varetnga një tumor që prodhin ACTH por që nuk ndodhet në hipofiz, keqfunksionim i gjendrës mbiveshkore ose ilaçeve kortizonike.
Ndonjëherë është e nevojshme që analiza të përsëritet për të kuptuar nëse niveli i lartë i kortizolit është nga stresi apo nga një sëmundje, dhe kryhet në një moment kur personi është më pak i stresuar.
Një vlerë e ulët e kortizolit dyshohet nga simptomat e referuara nga pacienti dhe mund të konfirmohet përmes analizave laboratorike të cilat shpesh zbulojnë një reduktim të sodiumit, kaliumit, glukozës dhe aldosteronit.

KUR DUHET BËRË ANALIZA

Kortizoli mund të gjendet në gjak, urinë apo pështymë siç dhe e përmendëm më lart. Marrja e gjakut nga vena e krahut bëhet zakonisht në mëngjes pas zgjimit, kur kortizoli është në nivelin maksimal, dhe përsëritet pasdite. Në këtë ënyrë merren dy kampione të ndryshme për të treguar nëse ndryshimet e kortizolit në harkun e ditës janë fiziologjike apo anormale.
Ndërsa pështyma duhet marrë direkt tek pacienti zakonisht në mbrëmje mes orës 23.00-24.00. Përdoret një tampon steril që mbahet në gojë për disa minuta, derisa të laget me pështymë. Pacienti nuk duhet të pijë, të hajë apo të lajë dhëmbët për të paktën gjysmë ore para se të merret kampioni e të çohet në laboratorin e analizave.
Ndërsa analizat e sopresionit kërkojë një mostrën gjaku fillestar, e më pas marrjen e ilaçit (deksametazonit apo ACTH) dhe mostrat e tjera të gjakut në orëve të veçanta.
Analiza e urinës mblidhet për 24 orë.

ULJA E NIVELIT TË KORTIZOLIT

Në rastin e sindromës Cushing që ndodh për shkak të adenomave apo tumoreve kura e mundur është ndërhyrja kirurgjikale.
Në forma të tjera të nivelit të lartë të kortizolit mund të jetë e nevojshme marrja e disa ilaçeve për format më të lehta e që lidhen me stresin apo obezitetin, thjesht duke mbajtur një stil jetese të shëndetshme.

RRITJA E NIVELIT TË KORTIZOLIT

Në rastet e nivelit të ulët të kortizolit merren ilaçe që zëvendësojën hormonet që gjendra mbiveshkore nuk është në gjendje t’i prodhojë mjafuteshëm mes të cilave:
Kortizoni-hidrokortizoni,
Fludrokortizon
Dhe tek gratë, estrogjeni duke rritur dozat, nën kontrollin e mjekut gjithmonë, në kushtet e stresit si temperaturë e lartë apo trauma.
Në rastet e krizave të gjendrës mbiveshkore merret hidrokortizon, solucion saliv dhe glukoz endovenoz në spital.

/ MeMjekun.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top