Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Korçë, tregtarët rritin me shpejtësi çmimin e cigareve

KORاE - Në tregun e Korçës konstatohet rritja e çmimit të paketave. Ndonëse në kryeqytet kjo ishte aplikuar dhe më parë, vetëm dje tregtarët korçarë kanë bërë të ditur shumën e re të cigareve. Sipas tyre, shkak është bërë rritja e këtij çmimi nga tregtarët e shumicës, të cilët me sa duket i paraprijnë rritjes së akcizës për disa mallra, mes të cilave edhe të duhanit. Ne pikat e shumicës, 1 paketë cigare dje kushtonte 1 deri në 3 lekë më shumë se disa ditë më parë. Ky fenomen ka ndodhur në ato lloj cigaresh që tërhiqen më shumë nga konsumatorët. Përveç rritjes së çmimit, disa lloj cigaresh gjatë dy ditëve të fundit janë zhdukur nga tregu. Grosistët që drejtojnë këtë biznes dhe që komandojnë edhe çmimet e mallit me shumicë e për rrjedhojë edhe me pakicë, nuk po shpërndajnë sasinë e plotë të qarkullimit të cigareve në tregun e përditshëm. Kjo mendohet se bëhet me qëllim që mungesa e mallit të shoqërohet me rritje çmimi. Nuk do të jetë e largët dita kur këtë mall që po e mbajnë stok nëpër magazina ta hedhin në treg me çmim të rritur, praktikë kjo e njohur te tregtarët e shumicës. Sa herë që qeveria paralajmëron rritjen e çmimit të akcizës, ata veprojnë rrufeshëm duke ngritur çmimin e mallrave përkatës, ende pa hyrë në fuqi. Kështu po ndodh dhe tani me çmimin e cigareve, ndonëse vendimi pritet të merret muaj më vonë
*panorama*
 
Nuk dine gje tjeter keto vetem te rrisin cmimet. por edhe me cigaret cpaten i be qe harxhonim 300 lek ne dite tani i be te harxhojme 340 lek vetem cigare uaa cfare skandali behet ketu ne shq.
 
Lajm i rendesishem rritja e çmimit te cigareve ne Korçe. Mendoj se duhet te diskutojme gjate per kyte problem. Mos jane gje sherbimet sekrete greke prapa?
Hajde lajme hajde.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back