Korçë, ortodoksët të indinjuar, ndërpritet shfaqja e Namik Dokles

Kresha

A pretty face can never trick me
KORCE- Ndërpritet shfaqja e dramës ‘Shën Maria e Beratit’ në në teatrin ‘Andon اajupi’ të Korçës. Ndërprerja e dramës së vënë në skenë nga Namik Dokle është bërë pas reagimit të Mitropolisë së Korçës, e cila në një deklaratë të saj shprehet se kjo shfaqje fyen ortodoksët korçarë.

Edhe besimtarët ortodoksë korcarë kanë shfaqur indinjatën e tyre në lidhje me këtë shfaqje, blasfemuese ndaj besimit ortodoks, sic thonë ata në reagimin e tyre në faqen خ?دپخ¸دŒخ´خ؟خ¾خ· خ?خ؟دپد…د„دƒخ¬ Korأ§a Orthodhokse.

“Kjo drame vlasfemuese ndaj ndjenjave të komunitetit Orthodhoks dhe institucionit të Kishës Orthodhokse, u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artisike mediokre, përpara qytetarëve të Korcës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjershtra historike, të tipit PPSH”, thuhet në deklaratë.

Më tej i bëhet thirrje z Dokle, që të mos fyejë dhe provokojë orthodhoksët me mashtrime diabolike.

“Patriarkana Ekumenike është institucioni më i lartë i Kishës Orthodhokse dhe nuk mundet të përgojoset nga një lloj Dokle, ndërsa sa për Shën Kozmain është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva dhe në gjithë orthodhoksët. Ju me paturpësinë tuaj dhe tendencat tuaja jo vetëm komuniste nuk mund ta trajtoni si një njeri që zgjon djajtë dhe për më shumë si hajdut ikonash, sikundër jeni ju dhe rraca juaj e politikës që e kini vjedhur, rrjepur dhe grabitur këtë popull”, thuhet në deklaratë.

“Ku e gjeni kurajon ta trajtoni në këtë formë Komunitetin Orthodhoks dhe Kishën Orthodhokse. Më e pakta që duhet të ndodhë është që Drejtoresha e Teatrit të japë dorëheqjen së bashku me këshillin artistik të Bashkisë”, thuhet më tej në reagim.


NAMIK DOKLE: DRAMA ARTISTIKE, NUK FYEN ORTODOKSثT
Pas ndërprerjës së dramës, deputeti Namik Dokle në një reagim për News 24, e quan atë një krijim të mirfilltë artistik. Sipas tij, është e pakuptimtë të thuash që cënohen ortodoksët.

“Kjo nuk është dramë e deputetit Namik Dokle por e dramaturgut, Namik Dokle më cudit reagimi i Mitropolisë, nuk ka të bëjë me asnjë personazh historik por artistik. Vë në pah patriotizmin e klerikëve shqiptarë, nuk ka synim ti fyejnë”, tha ai.

Dokle nënvizoi më tej se drama nuk mund të ndërpritet vetëm se nuk i pëlqen disa personave.

“Ta lidhësh dramën me interesat e ditës është e gabur. Më thanë që e kanë lidhur edhe me censusin. Unë e kam shkruajtur para 4 vitesh, s’ka të bëjë me interesat e ditës”, tha Dokle më tej.

ZAMIRA KITA: NUK PO LUFTOJMث KISHثN
Pas polemikave të hapura ka reaguar edhe Drejtoresha e teatrit të Korçës, “Andon Zako اajupi”, Zamira Kita e cila shprehet se me shfaqjen e kësaj drame nuk po luftohet kisha.
“Për 5 ditë me radhë publiku na ka nderuar dhe duartrokitur. Nuk jemi duke luftuar kishën, kemi bashkëjetesë fetare”, thotë ajo.

Sipas Kitës, vijimësia e shfaqjes do të rishikohet pas reagimeve.“Do takoj mitropolitin, shpresoj të gjejmë gjuhë të përbashkët”, shton Zamira Kita.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Back
Top