Korçë, nis të popullohet burgu i Drenovës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Të paktën 85 të burgosur të dënuar për krime të ndryshme janë transferuar drejt burgut të ri të sigurisë së lartë në Korçë. Burgu i pozicionuar në afërsi të Drenovës ka nisur nga funksionimi, ndërsa të parët që kanë mbërritur kanë qenë të dënuarit që mbaheshin në dhomat e paraburgimit në Korçë, ndërkohë që pak ditë më parë janë transferuar edhe të burgosur nga burgu i Peqinit, të dënuar për krime të rënda. Drejtori i burgut, Petrit Bazelli, ka bërë të ditur se ky institucion plotëson standardet evropiane me kushte optimale për trajtimin e të burgosurve sipas konventave mbi të drejtat e njeriut, por nga ana tjetër lehtëson edhe familjarët e të dënuarve nga Qarku i Korçës, për të kryer takime më të shpeshta. Në këtë burg do të funksionojnë sektori i sigurisë së lartë, ai i sigurisë së zakonshme dhe të mesme dhe këtu priten të transferohen të gjithë autorët e veprave penale dhe krimeve të rënda që janë nga juglindja e vendit dhe vuajnë dënimin në burgjet e tjera. Kapaciteti i burgut është parashikuar për 350 persona dhe ka seksione të veçanta për gratë dhe të miturit.

Gazeta Shqip
 
350 vetem ??? beje kapacitetin mbi 1000 do duhet ja sikur eshte mbushur
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top