Korçë, komisionerët e LSI-së bllokojnë procesin në 10 qendra

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Në qarkun e Korçës ka pasur probleme në disa qendra votimi të komunave.
10:00
Mbërrijnë me helikopter kutitë e votimit të dëmtuara në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë mëoshet se në nëntë qendra votimi ku nuk ishin paraqitur komisionerët e LSI-së, ata janë zëvendësuar dhe ka nisur votimi, ndërkohë që në një qendër votimi ende nuk ka zëvendësim.
Gazetarja Lindita Mollaj raporton se në 10 qendra votimi është pezulluar sepse nuk janë paraqitur komisionerët e LSI-së. Në komunën Moglicë është denoncuar fakti i shtimit fiktiv të listave të votimeve, ndërkohë që lista përfundimtare nuk kishte firmën e kryetarit. Si rrjedhojë ka pasur një procedim penal për kreun e komunës.
Ndërkohë Mollaj raporton se në Pogradec janë tre qendra të mbyllura dhe nuk janë hapur. Në njërën prej tyre është ngatërruar kutia e këshilltarëve, ndërsa në dy qendrat e tjera, kutitë kanë ardhur të dëmtuara nga transporti.
Në total janë 16 qendra votimi të pahapura, 10 në Ersekë, 3 në Korçë dhe tre në Pogradec.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top