Korçë, e vrasin në sy të së bijës 14 vjeçe, arrestohen babë e bir

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
54692.jpg

KORاE-Një krim i rëndë tronditi qytetin e Korçës orët e para të mëngjesit të sotëm. 44 vjecari i quajtur Mondi Telha (në foto) është vrarë me thikë brenda në banesën e tij dhe në sy të vajzës 14 vjeçare.Vrasja në orët e para të mëngjesit në banesën e viktimës në lagjen nr 10.

Burime nga policia e këtij qyteti i thanë korrespondentes sonë në Korçë pas krimit autorët kërcënuan 14 vjeçaren të mos tregonte se përndryshe do kishte të njëjtin fat si i ati.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Korçës ngjarja zë fill që paraditen e djeshme ku 44 vjecari Mondi Telha është konfliktuar për motive te dobëta me dy shtetasit Nektario Cuka 27 vjeç dhe Francesko Cuka 50 vjeç të dy me banim në Korçë dhe precedentë të mëparshme penal. Konflikti kishte ndodhur në lokalin e autorëve.


Rreth orës 02:00 dy autorët në gjëndje të dehur kanë shkuar në banesën e viktimës në lagjen nr: 10 të qytetit të Korçës

"Dera trokiti. I thashë babait të mos e hapte, por ai s'më dëgjoi. Ata hynë dhe e qëlluan menjëherë me thikë" deklaron vajza në dëshminë e saj për gazetarët.


Babë e bir u arrestuan disa orë më vonë në banesën e tyre.

Burimi:Shqiptarja.com
 
Pe: Korçë, e vrasin në sy të së bijës 14 vjeçe, arrestohen babë e bir

Gjynah:(...Per babain dhe per vajzen qe ka pare ca skena...
 
Back
Top