Korcë, dhunohet e verbra, akuzon kryeplakun e fshatit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një 40 vjecare e verbër nga fshati Poloskë i Korcës deklaron dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryeplaku i fshatit. Debati ka nisur për administrimin e ujit për vaditjen e arave i cili më pas ka degraduar deri në dhunim fizik.

KORCE- Një 40 vjecare e vërbër e shkallës së parë nga fshati Poloskë i Korcës bën apel për mbrojtje të kategorisë së saj sociale, duke u nisur nga rasti flagrant ndodhur disa muaj më parë. Marjeta Ibo deklaron dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryeplaku i fshatit. Debati ka nisur në qendër të fshatit për administrimin e ujit për vaditje e arave dhe më tej ka degraduar deri në dhunim fizik ndaj saj. 40 vjecarja ka pranuar të rrëfejë për NEWS 24 tmerrin që ka përjetuar, kur në prezencë të bashkëfshatarëve është fyer dhe më pas dhunuar.

“Kërkova ujë për të vaditur perimet. Unë u thashë që duam ujë një orë e më parë, ndërsa kryeplaku më goditi e më pas rashë në tokë ” tregon 40 vjecarja.
Dëshmitarë në vendngjarje njëkohësisht dhe bashkëfshatarë me të dhunuarën kanë treguar atë cka kanë parë në ngjarjen e ndodhur duke shprehur indinjatën e tyre për këtë rast flagrant.
Ndërkohë, kryeplaku i fshatit Faik Gjozaj hedh poshtë pretendimet për rrahjen e gruas 40 vjecare.
Ndërkohë kjo cështje i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korcës dhe është duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse.
*news 24*
 
ehhh more zot i madhi ishalla sheh pak qka ndodh , Ishalla ka = per kta njerz qe bajn kshtu :mad: i urrej :mad:
 
Back
Top