Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës

58589.jpg


SHBA- Në një ditë me shi, më shumë se 300 njerëz u mblodhën në parkun “Rockfeller” të Klivlend, Ohajo, të shtunën në mbrëmje për të festuar ngritjen e Kopshtit Kulturor shqiptar.
Një statujë e gjatë prej bronzi e bamirëses shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për paqen për punën e saj me të varfrit u zbulua mes mjaft emocionesh.
I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe tre fëmijë muzikantë të cilët janë adoptuar nga jetimoret e ngritura nga Nënë Tereza.
Në ceremoni, e cila zgjati rreth 75 minuta, morën pjesë edhe shumë shqiptarë të cilat kanë nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas viteve 90, studentë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, etj.

Pavarësisht shiut të dendur, një grup valltarësh me veshje popullore, shoqëruar nga këngëtari i muzikës popullore, pjesë e komunitetit shqiptar në Amerikë, Gëzim Nika argëtuan të pranishmit.
Kopshti Kulturor shqiptar ka ende edhe dy faza të tjera për të kaluar. Faza e dytë përshin ndërtimin e një shatërvani të madh. Ideja është që kjo pjesë e parkut të përdoret nga shqiptarët e Amerikës, për dasma, festa dhe piknik.
“Ne duam që të përdoret dhe jo thjesht të shikohet”- thanë përfaqësuesit e Bashkisë së Klivlendit.
Kështu edhe Shqipëria do të ketë kopshtin e saj kulturor në Klivlend, në një park ku prezantohen kultura nga Gjermania, Italia, Amerika, Turqia, India dhe shumë vende të tjera.
Kërkesa për vendosjen e statujës së Nenë Terezës në “Rockfeller Park” është bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan që në vitin 2009.
(BalkanWeb)
 
Titulli: Kopshti Kulturor, zbulohet statuja e Nënë Terezës

E paskan shemtu tshkreten se me thon tdrejten ka qen ma kinge....:gallate::gallate::gallate:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top