Kopenhagen, i bukur dhe me "kosto te ulet"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Copenhagen-Denmark_1.jpg


Kopenhagen eshte njohur gjithmone si qyteti i bicikletave, ketu ne fakt jane rreth 390 kilometra pista ciklimi dhe me shume se dy milje te Qytetit Bike falas, eshte nje qytet qe ofron mijera mundesi : Histori, art, kulture, dizajn, arkitekture, shopping, gastronimi te persosur, natyre, qetesi dhe jete nate.

copenhagen-denmark.jpg


Tani me disa keshilla mund te perjetohet edhe me "kosto te ulet". Kopenhagen ofron shume surpriza dhe emocione pa qene nevoje te shpenzohen shume para. Ne keshtjellen Amalienborg, rezidence e mbretereshes Margherita, cdo dite ne mesdite ndryshohen rojet. Nje eksperience e thjeshte dhe historike. Duke ndjekur skelen me pas eshte e mundur te vizitohet nje tjeter figure kryesore e qytetit, Sirena dhe Langelinie.

Xhiro klasike e portit me varke mund te kushtoje sa nje bilete autobusi. Mjafton te merrni nje "autobus ujor" per te admiruar me se miri veprat arkitektonike si Opera, Teatrin e Prozes dhe lojen hipnotizuese me drita ne muret e Diamantit te zi, qe pret bibloteken mbreterore. Per nje ndalese te vogel parqet e Kopenhagen jane vertete nje oaz ne zemer te qytetit dhe nese e lejon koha eshte perfekte per nje piknik.


kopenhagen1.jpg



Ne parkun Kongenshave mund te admirohet keshtjella Rosenburg, ndersa ne kopshtet e Frederiksberg jane disa stola pergjate kanaleve dhe nje pamje spektakolare mbi rezidencen e elefanteve. Per ta mbyllur ia vlen te behet nje shetitje ne lagjen e lire te Christiania, ku njerezit sterviten me aktivitete artizanale, kulturore dhe teatrale. Mos harroni te bleni karten CPH. Kjo karte kushton 30 euro per 24 ore dhe 60 euro per 72 ore, ofron udhetime te palimituara me te gjitha mjetet e transportit dhe hyrjen ne mbi 60 muzeume dhe atraksione.

kopenhagen2.jpg



Per ata qe deshirojne te dalin edhe jashte qytetit, kjo karte mbulon edhe disa zona ne veri deri ne keshtjellen e Hamlet ne Helsingor,ose pergjate perendimit per nje vizite ne qytetin fqinj te Roskilde. Nese keni deshire te perjetoni evente te hapura, ne menyre rigoroze falas, drejtojini hapat tuaj ne nje nga shume parqet e qytetit, ku mund te perjetoni koncerte emocionuese. Ndersa, vetem me nje bilete hyrese ne parkun e argetimeve te DKK 95/EUR 13, mund te shihni shfaqjet e Tivoli Gardens Friday Night. Gjate veres te ftuar speciale si yjett Sting, Phil Collins dhe Beach Boys mund te gjenden ne skenen kryesore te Tivolit, Plوnen.

kopenhagen3.jpg



Edhe pa karten CPH, me pak organizim mund te vizitoni shume muzeume te qytetit falas. Pergjate gjithe vitit, pothuajse te gjitha muzeumet e qytetit parashikojne nje nga ditet e javes hyrje falas. Te merkuren pasdite pershembull, mund te vizitohet Danish Design Center dhe Danish Architecture Center, simbolet dhe shprehjet shpirtit inovativ te kryeqytetit danez.
Te dielen eshte turni i hyrjes se lire ne Ny Carlsberg Glyptotek, muzeu ju eshte e mundur te hyni me 360 grade ne boten e artit duke u nisur nga Egjipti antik dhe Roma imperiale deri ne veprat me te mrekullueshme te artisteve si Courbet, Menet, Degas, Monet dhe Gauguin. Galeria Kombetare e Artit, Statens Museum per Kunst, madje, ofron per te gjithe hyrje falas e koleksionet e saj. Nese vizitat ju kane bere te etur, mbylleni xhiron e Carlsberg atje ku eshte e mundur si vizita e themeluesit te famshem te birrarise, ashtu edhe produktet.
kopenhagen4.jpg



Ne hyrjen (DKK 65) ne fakt jane te perfshira dy birra. Te prenotosh ne nje hotel dizajni me pese yje dhe me cmim te ulet, ne Kopenhagen eshte e mundur. Duke filluar nga 20 euro eshte e mundur te prenotosh ne Danhostel Copenhagen City, hosteli i pare me pese yje ne zemer te qytetit. I arreduar me dizajnin e shtepise daneze Gubi dhe baze ideale per pushime dy hapa larg nga gjithcka. Tjeter zgjidhje jane Zleep Hotel, hotele moderne qendrore qe fillojne me cmimin prej 27 euro.

kopenhagen5.jpg


Cmimet variojne nga paradhenia me te cilen prenotohet dhe merret me qera dhoma. Per ata qe jane te kujdesshem me cmimet nje zgjedhje tjeter eshte Wakeup Copenhagen te zinxhirit Arp-Hansen Hotels, me 510 dhomat. Nje hotel me kater yje, por me cmime nga nje ne dy. Ne fund, zgjidhjet me ekonomike jane absolutisht Sleep In. Ne qytet jane te shumta. Pershembull ne lagjen aktive te Norrebro jane "Sleep in Heaven" dhe ekologjikja "Sleep in Green"./Infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top