Kontrollo telefonin e partnerit !

Pe: Kontrollo telefonin e partnerit !

Keta qe thua ti,dyshimet e frika te pashmangshme mund te kene dhe meshkujt,femra qe mund te gjejne nje mashkull me shume para etj etj....Nese ke nje lidhje me dyshime pse vazhdon?Po shkuan gjerat ne dyshim per mendimin tim,ske ca vazhdon hic...Femra kontrollojne vec kur kane dyshime?Aren femra si natyre eshte me kurioze se mashkulli,jo vec kur ka dyshime e ben,por femra e ka xhelozine ne gjak,e se besoj se e ka pa shkak...Per femren ekziston gjithmone nje arsye per te qene xheloze...Tani te flasim realitetin,kontrolli i tel ska te beje me tolerancen ne lidhje,ka te beje me rregullat e edukates qe merren sa je femije...Te te them nje rast??Vjen ndonje leter ne shtepi,askush se hap Aren,vihet mbi tv kur te vije i zoti qe ka emrin letra mbi tv e hap vete ai...Kete kemi mesuar qe te vegjel...Ndoshta kurioziteti na shtyn te shohim ca ka mbrenda,si ta kuptoj ca ka,ama edukata eshte me e madhe se tundimi...Pasi ajo leter ste perket ty,po ashtu dhe tel,nuk eshte e jotja,ndaj nuk preket ne asnje rast...Une e kam thene dhe ne postimet e me perparshme,pse duhet prek tel?I dashuri im mund te kete probleme nje shok i tij,jo dashnorja jo e fejuara,mua cme duhet ti di?Mund te kete probleme me familjen e tij,pse duhet te fut hundet ku sme takon e te di cbehet??Me vertete se kur je me nje njeri ndan cdo gje te miren e te keqen,por ama preferoj te ma thote vete ai nese ka dicka qe duhet ta di dhe une,se sa te bej punen e ''hetueses''...Kush do te beje dicka dhe ne kuti ta mbash te mbyllur e ben,me mire eshte te merren gjerat pak me sportivitet,dicka qe do ndodhe ose duhet te ndodhe,ska nga iken do ndodhe,vezhgoje,pergjoje e cte duash...

Gloom dihet qe edhe meshkujt mund te kene friken e dyshime ndaj femres por permenda rastin e kundert sepse jane meshkujt ata qe su rri "suma" rehat ne nje vend,dalin,shoqerohen,punojne etj etj e si dihet nga bredhin gjithe diten ndersa femra si femer me shume shtepiake,gatim,pastrim e nese shkon per nje kafe do shkoj ose tek familja ose ne ndonje shoqe e per te gjitha veprimet e kesaj gjithmone eshte ne dijeni edhe i dashuri (burri)..Sic thash mashkullit i pelqen ta kete situaten nen kontrollin e tij,akoma e min apo oren kur vajte per kafe me ke fole e sa ore ndejte do ti dije me detaje ai....

As une nuk thash se femra eshte xheloze pa shkak perkundrazi per meshkujt e thash kete qe duan te dine gjithcka pavaresisht se femra e tyre su ka dhene te drejte qe te kene dyshime ne te..Femra nga natyra sic the e vete eshte xheloze dhe cel nese e kontrollon e ben gjithnje kur ka dyshime ndersa mashkulli e ben thjeshte per te pasur cdo levizje te femres nen kontrollin e tij...kshu eshte natyra e tij seshte e thene te kete arsye apo dyshime ndaj femres se tij...

Me kete te fundit na kenaqe aman,nga njera ane shikon postimet tek tema qe flitet per edukaten e meshkujve e te gjitha femrat pothuajse te thone se mashkulli Shqiptar s'ka edukate (e verteta e hidhur kjo eshte)e nga ana tjeter vjen ti e me shkruan per edukaten e meshkujt qe e zoterojne ate?? Sa jane keta,ku gjenden qe si shoh une??? Pyeti njehere sa ja dine kuptimin fjales "EDUKATE",se kam pershtypjen qe sdo marresh nje pergjigje te sakte e do zhgenjehesh!!:syze: Sic thote nje miku im : E mire o mire,se ku mendon se je ne Europe,eshte Shqiperi ketu e Shqiptari s'merr pyke nga keto":cool:

Gloom nese nuk kam te drejte une te di e te interesohem per personin tim e ai per mua per gjithcka qe bejme apo nuk bejme atehere kush e ka ate drejte? Pastaj nese ai ka dicka me nje shokun e tij sic thua ti vete i njejti do te hapet e do te tregoje thjeshte per bisede se ska pse e mban aq sekret fundja,ndryshe nese mundohet te arsyetohet e ta fsheh aty po qe tia kesh friken se dicka gatuhet..Dhe pse qendrojme ne nje lidhje kur ka dyshime eshte nje tjeter muhabet dhe as tema flet per kete,e ashtu kemi dale pak jashte teme keshtu qe spo e zgjas me shume se nje roman e shkruajta...:)
 
Titulli: Kontrollo telefonin e partnerit !

mendoj se shume kontrollojne tel e partnerit per te gjerur ne te ndonje te fshehte
po ne te vertet ajo qe duan eshte te sigurohen se sdodh dicka e tille dhe tu shkoje zemra ne vend
mendoj gjithshtu se eshe nje fare pasigurie.mosvleresim i vetvetes dhe frike per te mos humbur te dashurin
tani nqs kane lindur dushime me mire te jesh i kujdesshem me i perqendruar ne gjera te tjera
 
Titulli: Kontrollo telefonin e partnerit !

Te kontrollosh telefonin e te dashures eshte e drejte apo gabim??
Pyetje,mund te biesh ne dashuri me dike qe nuk ke besim?Vetkuptohet qe jo.
Kjo do te thote qe njerzit ne kete dynjallek bien ne dashuri me partnere qe kane besim.Pra dashuria eshte e mbeshtetur ne nje besim reciprok.
Kur ti beson te partneri qe eshte me e mira ne bote,me e dashura,e ndershmja e sinqerta etj,ckuptim ka kontrollimi i telefonit.Perderisa e dashuron,do te thote ke besim te plote.Nuk ka llogjike te kontrollosh telefonit te partnerit kur ka dashuri dhe besim reciprok.Kontrollimi i telefonit eshte gabim.Kur ke besim te partneri qe eshte person i ndershem pse duhet ta besh ate?Partneren e zgjodhe se ishte e ndershme etj.Ckuptim ka ai kontrollimi i telefonit.? Mbase eshte xhelozi,moskuptim i mardhenjeve,mungon dashuria,krize raporti.
 
Titulli: Kontrollo telefonin e partnerit !

nese kontrollon cel do thot qe ske besim tek partneri/ja. sdo e beja dicka te till edhe nese do vdisja nga kurioziteti per tpar qa fotosh apo mesazhesh ka ne cel :) Esht privatsia e tij e un smund ta cenoj
 
Nuk e kam bere dhe sdo e beja.
Per aq kohe sa e kam bezdi vet...normal qe se praktikoj.
Pastaj nuk ngeli robi me e kontrollu , ai qe e ka ne mendje do e bej e pike...i ruajtur apo jo
 
Eshte e kote ta kontrollosh,se nuk lene gje aty per te pare po te jete i asaj rruge personi!

Sec kam i pershtypje (qe do ta them) ti Abis edhe breket ia kontrollo...jo me telefonin lol
 
Ta hapesh madje edhe ti heqesh baterine se mos ma tjeter sim aty :p
E gjitha kjo duhet bere pa lene asnje shenje :p
 
Ta hapesh madje edhe ti heqesh baterine se mos ma tjeter sim aty :p
E gjitha kjo duhet bere pa lene asnje shenje :p

Puuuu c'mendje e djallezuar...as do me shkonte mendja kurre pupu
Ca kishe per profesion ti agjenti 007?
 
Vallaj pak strese te dites ka njeriu, edhe telefonin e partnerit ka mangut! Ta jetosh jeten me fiksime i bie ksaj pune.
 
duhet te kem shkruar tek kjo teme..:p
Por gjithesesi po rifreskoj ,100 pune kam me keq se sa me ba kontrollorin partnerit ,neper shpi e neper telefona e xhepa e breke ahahahahahahah.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top