Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

51817.jpg


Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë apo stres ekstrem.

Këto dhe të dhëna të tjera të ngjashme i bëjnë ekspertët të mendojnë se emocionet e forta mund të ndikojnë për ndalje të papritur të rrahjeve të zemrës. Por është ende e paqartë se në ç’mënyrë zemërimi, tronditja e thellë , trishtimi a dëshpërimi, mund të dëmtojnë zemrën.

Studimi i ri lë të kuptohet se emocionet e forta mund të ndryshojnë drejtpërdrejtë stabilitetin elektrik të zemrës. Shkencëtarët pranë universitetit Yale morën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër.
Shkencëtarët u kërkuan pjesmarrësve në studim që të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar, dhe vëzhguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, shkencëtarët vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemërimit.

Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fortë ndaj zemërimit, kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejker për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës.
Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon në zbutjen e rrjedhës së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, ekspertët rekomandojnë përdorimin e teknikave qetësuese përfshi frymëmarrje të thellë dhe ushtrime jo stresuese si joga ose ecjen.

(ar.si/BalkanWeb)
 
Pe: Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

Ne fakte njeriu nuk duhet perfshire ne forme ekstreme,,ne situata emocionale..
Eshte sikur puna e pijes,,pine nje gote "Wisky",..te shijon..po ia ktheve me shishe,,dehesh..dhe te quajn pijanec i keq..:P...LOL..
keshtu dhe puna e emocioneve..:),,po e bere zemren te rreh forte nga emocionet,,pelcet..LOL...:P
 
Pe: Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

Zemerimi nenkontroll gjithmone...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back