Kontribuoni për shpëtimin e një jete! 2-vjeçares i duhen edhe 10 mijë euro për operacionin
18 mijë euro janë mbledhur në qytetin e Fierit në përpjekje për të shpëtuar vogëlushen Mejsi Xhaxhaj, e cila rrezikon të vdesë për shkak të një tumori të rrallë.
Kutia me kontributet për 2-vjeçaren në qytetin e Fierit u mbyll sot, ndërkohë që e ëma e vogëlushes është shprehur se në total janë mbledhur 30 mijë euro nga 40 mijë që kushton operacioni që do i shpëtonte jetën.
Nëna e dyvjeçares, Majlinda, i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë, teksa e shqetësuar është shprehur se “koha nuk pret pasi gjendja e vajzës po përkeqësohet”.
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” një ditë më parë dhuroi 3 mijë euro për Mejsin, duke iu bashkuar kështu nismës së nisur nga “News 24″ dhe “BalkanWeb”.
Deri më tani apelit të prindërve të Mejsit për ndihmë i janë bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë derdhur të holla në llogarinë bankare të hapur me këtë rast në “Credins Bank”, ku shuma e mbledhur arrin në 4 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, nismës së ndërmarrë nga kompania “Focus Media Group” i janë bashkuar edhe Bashkia Fier, forumi rinor Kristian Demokrat, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” Tiranë, ndërkohë që sinjale pozitive vijnë edhe nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova.
Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.
Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë.
Nr. kontakti 0693737533. Ndërsa në ‘Credins Bank’ është hapur ky numër llogarie për të kontribuar

TemaOnline