Kontrata: Qeveria, 78.6 mln euro për 5 helikopterë!

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
[image]http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/07/berisha2-300x194.jpg[/image]

Në kulmin e krizës ekonomike, qeveria është detyruar të përballet me një faturë të rëndë për blerjen e pesë helikopterëve. Një tekë e
nisur tre vjet më parë kur ne fluturonim në tapetin magjik të rritjes ekonomike, sot po troket në derë firma pas së cilës qëndron vetë presidenti francez, Nikolas Sarkozy. Tre vjet më parë ai ndikoi në realizimin e kësaj kontrate, të cilën qeveria në pamundësi për ta paguar, kërkon ta shtyjë. “Duke analizuar ecurinë e zbatimit të kontratës dhe ngarkesës që ajo jep në buxhetin e shtetit, doli në përfundimin se kontratat do të ishte e vështirë të realizohej sipas fazave të përcaktuara në kushtet fillestare”,- tha ministri Arben Imami duke justifikuar shtyrjen.

Por duke shfrytëzuar ndryshimet në kontratë, qeveria ka shtuar edhe blerjen e një helikopteri tjetër “VIP” për kryeministrin. Kontrata është nënshkruar më 17 dhjetor 2009 mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Eurocopter” për blerjen e pesë helikopterëve të mesëm shumëpolësh. Helikopterët do të jenë të tipit “AS532 AL COUGAR” për qëllime ushtarake, bashkë me pjesët e këmbimit dhe mjetet, publikimin teknik dhe trajnimin, bashkërisht të quajtura furnizime. Në total vendi ynë do të paguajë 78 633 288 euro, të cilat do të paguhen me këste. Një nga kushtet e kontratës është që të gjitha pagesat do të bëhen pa mbajtjen e ndonjë takse, kuote, tatimi, tarife, takse dhe detyrimi tjetër.


[image]http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/07/helikopteri-brenda-300x222.jpg[/image]

Ndërsa mënyra e pagesës do të jenë letrat e kreditit (“Dokument krediti”). “Jo më vonë se 31 dhjetori 2009, Blerësi do t’i bëjë Shitësit një pagesë të këstit të parë në shumën 6 262 500.00 euro nëpërmjet transfertës elektronike në llogarinë bankare. Jo më vonë se 1 prill 2010, Blerësi do t’i bëjë Shitësit një pagesë të këstit të dytë në shumën 7 600 000.00 euro”,- thuhet në kontratë. Sipas saj, pagesa e radhës ka qenë në dhjetor 2010 në shumën 7 600 000.00 euro. Kësti ku qeveria shqiptare e kishte të pamundur që të paguante ishte ai i prillit 2011, në shumën 8 000 000.00 euro. Kontrata parashikon që pas kryerjes së këtyre pagesave, shteti shqiptar duhet të japë edhe 12 000 000.00 euro të tjera nëpërmjet një dokumenti krediti dhe menjëherë pas kësaj helikopteri i parë do të ulet në Rinas.

Me këtë ritëm, ne do të paguajmë 10 milionë euro për helikopterin e dytë dhe po aq për të tretin. Për helikopterin e katërt pagesa do të jetë 8 595 598.00 euro ndërsa për helikopterin e pestë do të paguajmë 8 575 000.00 euro. Për të siguruar plotësimin e kontratës, shteti shqiptar ka lëshuar një garanci në shumën e 7 863 328.80 eurove, e cila përfaqëson 10 % të shumës totale të kontratës që lëshohet në favor të francezëve. Kësaj i shtohet edhe një garanci tjetër bankare prej 5 milionë eurosh. Sipas kontratës, kompania franceze do të kryejë edhe trajnimet për stafin teknik të helikopterëve.


[image]http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/07/helikopteri-inside-300x205.jpg[/image]

Trajnimi për pilotët do të kryhet maksimumi në kohën kur do të bëhet dërgimi i helikopterit të fundit dhe për teknikët 6 muaj pas dërgimit të helikopterit të fundit. Ky trajnim do të sigurohet vetëm për pilotët profesionistë në drejtimin e helikopterit dhe teknikët e konfirmuar që flasin anglisht rrjedhshëm. Kështu dhjetë pilotët shqiptarë do të trajnohen dy javë në tokë duke mësuar teorinë dhe më pas do të kryejnë dhjetë orë fluturimi secili. Në fund do të kenë dy orë testim. Ndërsa pilotët instruktorë do të kenë në dispozicion gjatë orë fluturimi secili. Pala franceze rezervon të drejtën të përcaktojë një grup kërkesash të aftësive minimale për çdo teknik që do të trajnohet. Trajnimi i teknikëve do të përfshijë: 5 teknikë deri 4 javë kurs për korpusin e helikopterit dhe 1 javë kurs për motorin secili. 2 teknikë për deri 4 javë kurs avionik.

Helikopteri VIP për kryeministrin

Qeveria shqiptare i ka kërkuar firmës franceze “Eurocopter” shtyrjen e pagesave për blerjen e pesë helikopterëve, por nga ana
tjetër ka kërkuar edhe blerjen e një helikopteri të ri “VIP”. Këto dy ngjarje kanë ndodhur në një diferencë kohore prej 28 ditësh nga
njëra tjetra dhe nuk do të ishte çudi të ishin pjesë e të njëjtës negociatë. E veçanta e helikopterit të gjashtë është se ai është për përdorim “VIP”. Pesë të parët do të paguhen brenda katër vitesh ndërsa helikopteri VIP brenda një viti dhe ai do të përdoret nga kryeministri Berisha.

“Miratimin e kontratës së lidhur, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe “Eurocopter”, për furnizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me një helikopter EC 145 VIP, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji. Programi i zbatimit të kontratës shtrihet në një vit buxhetor dhe përfundon brenda vitit 2011. Ministria e Mbrojtjes të marrë masat për planifikimin e fondeve përkatëse për ekzekutimin me sukses të kontratës”,- thuhet në projektligj.

Më poshtë në këtë vendim shpjegohet se negociatat me palën franceze kanë përfunduar dhe ajo është dakord për helikopterin. “Ministria e Mbrojtjes të përzgjedhë dhe të negociojë me bankën e pranuar edhe nga “Eurocopter” për mënyrat e kryerjes së pagesave me anë të letërkreditit”,- thuhet në projektligj. Pra është rënë dakord për çdo gjë, madje edhe për bankën ku do të kryhet pagesa, por e vetmja gjë që nuk publikohet është çmimi me të cilin do të blihet ky helikopter. Në raste të ngjashme ky helikopter është blerë për çmime që variojnë nga 8 deri në 12 milionë euro. Kjo shumë duhet ti shtohet faturës së parë prej 78.6 milionë eurove.



Italia e Amerika në garë për helikopterët

Blerja e helikopterëve nga shteti shqiptar rezultoi një garë shumë e fortë mes Francës, Italisë dhe SHBA-së. Në fillim ishin italianët
ata që nisën lobimin me qeverinë shqiptare. Në fillim të prillit 2009 tre senaorë torë të rëndësishëm italianë, pjesëtarë të grupit parlamentar italian në Asamblenë e NATO-s, vizituan Tiranën. Edhe ata vlerësuan reformat në prag të anëtarësimit, por bënë të qartë se çfarë presin për këto komplimente nga qeveria shqiptare. Sipas burimeve diplomatike italiane, mesazhi që iu dha qeverisë shqiptare ishte se “Italia e shihte shume seriozisht këtë tender dhe se Shqipëria duhet ta kishte të qartë se vendi përtej Adriatikut dhe
jo Franca, ishte pika e parë e kontaktit me NATO-n”.

“Ne presim për shembull tenderë transparente, presim rritje të teknologjisë ushtarake për të cilat ju keni nevoje për operacionet e ndryshme të forcave tuaja ushtarake si në Afganistan”, – tha senatori italian De Gregorio. Më pas ishte radha e SHBA-së që të bënte lobing për çështjen e helikopterëve, por kur mësuan se kontrata ishte paracaktuar për francezët, amerikanët u tërhoqën pa bërë shumë zhurmë.



Helikopterët dhe takimi “Berisha-Sarkozy”

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ishin një test i fortë për qeverinë, e cila sapo kishte dalë nga skandali i Gërdecit ku humbën jetën
26 njerëz dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Në këto kushte kryeministri Berisha po luante gurin e fundit, anëtarësimin në NATO dhe
përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Berisha, një nga kryeministrat më euforikë e më të izoluar të Europës, ka vazhdimisht nevojë për mbështetje. Atëkohë shfaqet në horizont mundësia e një takimi përmes kontratës për blerjen e helikopterëve. Në 24
prill 2009 kryeministri kryen një vizitë pune në Francë dhe pas deklaron se “ka marrë mbështetjen e Nikolas Sarkozy për integrimin në BE dhe NATO”. Por po atë ditë mediat franceze zbulojnë të vërtetën e takimit.

Një raport i agjencisë Reuters të asaj kohe, së cilës i referohet dhe revista franceze “L’Express”, thekson se qëllimi i takimit të Sarkozisë me kryeqeveritarin e Shqipërisë së varfër ishte kontrata e majme nga buxheti i shtetit shqiptar për të blerë helikopterë nga kompania Eurocopter. Kjo kompani me shumicë aksionesh të shtetit francez, synonte marrjen e kontratës së këtyre helikopterëve, që Shqipëria kishte planifikuar t’i blejë pas anëtarësimit në NATO. Në garë ishin tri kompani, Eurocopter, për të cilën loboi vetë Sarkozi, Agusta, një kompani italiane që i përket grupit Finmeccania, dhe kompania amerikane Sikorski që i përket grupit United Technologies.

Siç raporton “L’Express”, Eurocopter e dëshironte këtë tender, pasi bëhet fjalë për një shumë të majme të gatshme, e cila ishte parashikuar kuar në buxhetion e shtetit shqiptar. “Presidenti francez dhe Sali Berisha ranë dakord veç të tjerash që të intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike mes Parisit dhe Tiranës, që janë pak të zhvilluara, dhe Nicolas Sarkozy nënvizoi rëndësinë, nisur nga ambiciet evropiane të Shqipërisë, e projektit të blerjes së 17 helikopterëve ushtarakë. Eurocopter, filiali i EADS, është në garë për këtë kontratë të shumëdëshiruar edhe nga italianët e Agusta (grupi Finmeccanica) dhe amerikanët e Sikorsky (filial i grupit United Technologies)”,- raportonte në atë kohë “L’Express”.

“Presidenti francez i bëri të qartë kryeministrit shqiptar vëmendjen, me të cilën po ndjek tenderin e ushtrisë shqiptare për blerjen e disa helikopterëve të rinj”, ishte deklarata e presidencës franceze. Kryeministri, Sali Berisha, e ka përdorur kështu këtë vizitë dhe shuma e 78 milionë eurove ishte një çmim që duhej paguar për të siguruar mbështetjen.



اmimi

Helikopter shumë funksionesh AS532 AL + Garanci 500 orë fluturimi ose 12 muaj për helikopterin ose pajisjet opsionale, cilado që
skadon përpara. Pesë copë MRH 69 742 814 €

Niveli I & II i pjesëve të këmbimit dhe mjeteve të mirëmbajtjes 1 paketë për të pesë helikopterët 1 921 576 €

اmimi total i kompleteve të pajimeve 1x komplet VIP, 1x komplet SAR, 1 x komplet MEDEVAC, 2 x komplet për transport trupash 6 446 800 €. اmimi i trajnimit të 10 pilotëve 375 300 €. اmimi i trajnimit të dy instruktorëve të pilotit 47 798 €. اmimi i trajnimit të teknikut 75 000 €. اmimi i trajnimit të teknikut për “Avionic” (për sistemet elektronike aeronautike) 2 4 000 €

Oferta Totale
78 633 288 €
 
Back
Top