Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje”

Kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 ditë ushtruan bashkë me ushtarë të 13 shteteve të botës.

Në Krivollak të Maqedonisë ata bënë ushtrime krahas ushtarëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë, Sllovenisë, Rumanisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera. Të shtëna ka pasur, por vetëm me armë manovruese në funksion të stërvitjeve të përbashkëta.

Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016”, transmeton kp, ka përfunduar sot. Ushtarët e shteteve pjesëmarrëse demonstruan aftësitë e tyre për atë se çka ushtruan për dhjetë ditë.

Drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në FSK Zymer Halimi tha se ky aktivitet, i cili që nga viti 2010 është bërë tradicional është shumë i rëndësishëm pasi që kadetëve të FSK-së u jepet mundësia që të këmbejnë eksperienca me njerëz të 13 shteteve tjera.

Po ashtu Halimi tha se kadetët e FSK-së mund të marrin por edhe të japin mësime ndërmjet pjesëmarrësve në kamp.
“Këtë aktivitet e organizojmë dhe e realizojmë qe disa vjet me radhë dhe tani është bërë një aktivitet tradicional. Që nga viti 2010 i kemi kadetët tanë në këtë kamp në poligonin e Krivollakut. Ky është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për arsye se pjesëmarrja e 13 shteteve dhe është e nevojshme që edhe kadetët tanë të marrin eksperienca, të këmbejnë eksperienca, të familjarizohen, bashkëbisedojnë, ata të shohin aktivitetet tona, t’i shohin aktivitetet e tyre, t’i kombinojnë dhe të bëjmë krahasime se ku jemi dhe se çka duhet të bëjmë që të organizohemi edhe më mirë”, tha Halimi.

Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes në këtë shtet Bekim Maksuti tha se sivjet është shënuar numër rekord i pjesëmarrësve në këtë kamp ndërsa tha se pjesëmarrësit e këtyre shteteve mund të tregojnë se mund të flasin dhe mund të bashkëpunojnë me një gjuhë të përbashkët.

Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” në Krivollak mblodhi 290 pjesëmarrës nga 13 shtete.

Pjesëtarët e FSK-së që nga viti 2010 marrin pjesë në këto aktivitete të organizuar nga Maqedonia.
auto_13620245_10155045859686038_8548883274527411937_n1468427128.jpg
 
Titulli: Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje

Sa i urrej keto sponsorizime lekesh... Po i kthehemi kohes se zborit!!!!!!!!!
Perse keto 13 shtete nuk shkembejne eksperienca ne zhvillim ne mirevajtje ne evolim porne arme ushtri paraardhes te vrasjeve te justifikuara!!!
 
Sepse duhen ruajtur ekuilibra, dhe ekuilibrat ruhen duke perdorur te njejtat pesha ne te dyja anet e peshores. Interesat e kane ndare globin ne 2 ane, perendim dhe lindje, per aq kohe sa lindja vazhdon te marre masa potencialisht, duke filluar nga riformatimi i ushtrise Serbe me arme dhe pajisje teknologjike etj, edhe krahu tjeter vendos ne dukje forcen, duke organizuar stervitje shumepaleshe etj.
 
Titulli: Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje

Kontakt i afert...per dicka tjeter me vajti mendja dhe mu :P
 
Titulli: Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje

Sepse duhen ruajtur ekuilibra, dhe ekuilibrat ruhen duke perdorur te njejtat pesha ne te dyja anet e peshores. Interesat e kane ndare globin ne 2 ane, perendim dhe lindje, per aq kohe sa lindja vazhdon te marre masa potencialisht, duke filluar nga riformatimi i ushtrise Serbe me arme dhe pajisje teknologjike etj, edhe krahu tjeter vendos ne dukje forcen, duke organizuar stervitje shumepaleshe etj.

Ate e kuptoj sic kutoj citimin tend ngaqe je me cme kujtohet i asaj fushe...por sesht e drejte ...
Gjithesesi meqense nuk te kam uruar akoma kthimin shendosh e mire po te them tani gezohem qe gjithcka te ka ecur mire ,kam akoma ne mendje fjalet e vajzes tende kur do ikje dhe shenimet tua naten e nisjes .... Ndaj them edhe qe sesjt e drejte... Mire se je kthyer!
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back