legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 ditë ushtruan bashkë me ushtarë të 13 shteteve të botës.
Në Krivollak të Maqedonisë ata bënë ushtrime krahas ushtarëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë, Sllovenisë, Rumanisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera. Të shtëna ka pasur, por vetëm me armë manovruese në funksion të stërvitjeve të përbashkëta.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016”, transmeton kp, ka përfunduar sot. Ushtarët e shteteve pjesëmarrëse demonstruan aftësitë e tyre për atë se çka ushtruan për dhjetë ditë.
Drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në FSK Zymer Halimi tha se ky aktivitet, i cili që nga viti 2010 është bërë tradicional është shumë i rëndësishëm pasi që kadetëve të FSK-së u jepet mundësia që të këmbejnë eksperienca me njerëz të 13 shteteve tjera.
Po ashtu Halimi tha se kadetët e FSK-së mund të marrin por edhe të japin mësime ndërmjet pjesëmarrësve në kamp.
“Këtë aktivitet e organizojmë dhe e realizojmë qe disa vjet me radhë dhe tani është bërë një aktivitet tradicional. Që nga viti 2010 i kemi kadetët tanë në këtë kamp në poligonin e Krivollakut. Ky është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm për arsye se pjesëmarrja e 13 shteteve dhe është e nevojshme që edhe kadetët tanë të marrin eksperienca, të këmbejnë eksperienca, të familjarizohen, bashkëbisedojnë, ata të shohin aktivitetet tona, t’i shohin aktivitetet e tyre, t’i kombinojnë dhe të bëjmë krahasime se ku jemi dhe se çka duhet të bëjmë që të organizohemi edhe më mirë”, tha Halimi.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes në këtë shtet Bekim Maksuti tha se sivjet është shënuar numër rekord i pjesëmarrësve në këtë kamp ndërsa tha se pjesëmarrësit e këtyre shteteve mund të tregojnë se mund të flasin dhe mund të bashkëpunojnë me një gjuhë të përbashkët.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” në Krivollak mblodhi 290 pjesëmarrës nga 13 shtete.
Pjesëtarët e FSK-së që nga viti 2010 marrin pjesë në këto aktivitete të organizuar nga Maqedonia.