sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Mjekët francezë mendojnë se konsumimi i përditshëm i pijeve të gazuara, mund të çojë në hipokalemi, respektivisht në sasi më të vogël të vogël të kaliumit në gjak, çka mund të shkaktojë probleme në punën e zemrës dhe në paralizë. Me kontrollin e rasteve klinike, është konstatuar se konsumimi i sasive të mëdha të pijeve të gazuara që përmbajnë shumë sheqer dhe kafeinë, mund të çojë në rënien drastike të përqendrimit të kaliumit në gjak, respektivisht në gjendjen që njihet si hipokalemia. Për këtë arsye, mjekët tregojnë se ndryshimet e vogla në përqendrimin e kaliumit në gjak, mund të shkaktojnë çrregullime serioze në sistemin kardiovaskular dhe të neuro-muskujve. Simptomat tipike të hipokalemisë janë fuqia e zvogëluar e muskujve, ngërçet, dridhmat dhe të vjellat. Në rastet ekstreme, mungesa e kaliumit mund të shkaktojë probleme me punën e zemrës dhe paralizën. Në këtë studim janë studiuar rastet e pacientëve të cilët në ditë kanë pirë dy deri në nëntë litra pije të gazuara, duke përfshirë dy shtatzëna që janë pranuar në kurim spitalor, për shkak të nivelit të ulët të kaliumit në gjak. Të dy këto gra shumë shpejt dhe plotësisht janë shëruar, pasi e kanë ndërprerë pirjen e lëngjeve të gazuara dhe kanë marrë kalium në mënyrë orale dhe intravenoze, thuhet në studimin e prezantuar në praktikën klinike ndërkombëtare.KS