Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në të gjitha drejtimet. Jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ushtarake SHBA-të po vazhdojnë të jenë krah Kosovës.
Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së nga ana e ushtrisë amerikane në Ohio, mbështetja e fundit vjen nga Kongresi Amerikan.
Njoftimi i fundit për mbështetje të shtetit amerikan për Kosovën vjen nga Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora اitaku.
“Në kuadër të Defense Authorization Act (Autorizimit të Aktit të Mbrojtjes), Kongresi Amerikan, mbrëmë me unanimitet votoi amendamentin ku i bëhet thirrje Administratës Amerikane që të përgatisë Kosovën për Partneritet për Paqe me NATO-n”, ka shkruar اitaku në llogarinë e saj në facebook.
Se Kongresi amerikan, në kuadër të “Defense Authorization Act”, të martën i ka bërë thirrje Administratës Amerikane që të punojë me Kosovën për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe, në kuadër të NATO-s e ka bërë të ditur edhe kryeministri Isa Mustafa, në profilin e tij në Facebook, ku edhe i shpreh mirënjohjen shtetit amerikan për përkrahjen sipas tij, të jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington më ka informuar sot se Kongresi Amerikan në kuadër të Defense Authorization Act, mbrëmë i ka bërë thirrje Administratës Amerikan “që të punojë me Republikën e Kosovës për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s. Mirënjohje e përjetshme institucioneve dhe popullit të SHBA-ve për përkrahjen e jashtëzakonshme që po japin për Kosovën”, shkruan Mustafa.