Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Shqipfolesit pro-ruse jane e keqja e vendit tone
:vrap:
Kur flet nje shqipfoles pro-turk, fjalet marrin fund.Shqipfolesit pro-ruse jane e keqja e vendit tone
:vrap:
Ne te vertete, kjo ishte nje pergjigje turke per bombardimet e mbi 500 auto-cisternat e naftes qe djali i erdogan kishte ne siri..I Duhej nje paralajmerim Turkut .... Ti nxjerri nga strukat terroristet . Tashme Ishalla e ka marre mesazhin.
Po te kishte b..., Erdogani merrte ne tel Putin qe ta sqaronte mbi ngjarjen, por ka preferuar te marre urgjent Brukselin(naton) qe ty hyje nen shpatulla.
Putin eshte shprehur per Derr-doganin qe ai eshte padrino i Isis (kapoja).
Ne mos gaboj anej nga shekulli 17-18 e kane pas nje lufte kto dy vende midis njeri tjetrit dhe Turqia ka dale e humbur. Turqia nuk mund te perballet e vetme pa aleancen e natos. Nuk e ka potencialin e Rusise.
Megjithate une mendoj se me krizen boterore qimja po behet tra dhe fuqite e medhaja sikur po ferkojne duart te grricen me patjeter me dike per te hap nje lufte te mundshme boterore ku per ne Shqiptaret fatkeqsisht do jete fatale pasi rrethohemi vetem nga armiq. Popullorce do e na e vejne kufirin ke thana.
Tani ne shek e 21 lufta nuk behet me me arme qe ta kemi parasysh te gjithe. Tashme dihet se kush e komandon boten i pasuri sundon i varferi behet sherbetor.
Sa per temen
Turqia eshte shtet i fuqishem ekonomikisht dhe ka ushtri te forte dhe mbi te gjitha ka perkrahjen e USA NATO sa per europianet sjua ndjen shume as i perfill fare.
Rusia eshte teper e dobet ekonomikisht nuk mund te quhet me superfuqi ka thjesht 1 president te forte lagje qe ben presion dhe matet forcerisht me shtete cope cope.
Dhe sa per Shqiperine ne jemi 1 pike ne oqean as na llogarit dhe as na mbron e sulmon njeri.
Tensionet Rusi-Turqi, ja kush mund t’i "zbusë" qëndrimet
Publikuar: 10:47 / 26.11.2015
Përshkallëzimi i marrëdhënieve Rusi-Turqi do të ishte një goditje e madhe për ekonominë e të dy vendeve. Sipas analistëve do të jetë pikërisht Presidenti Vladimir Putin ai që do të tërhiqet i pari nga masat e rrepta që paralajmëroi vetë dy ditë më parë.
Një analizë e “Business Insider” shpjegon se arsyeja kryesore është se ekonomia ruse gjendet në një moment delikat për shkak të sanksioneve perëndimore që rëndojnë mbi të.
“Aftësia e Putinit për të qenë pragmatist në ekonomi nuk duhet të nënvlerësohet”, tha eksperti i çështjeve gjeopolitike Ian Bremer, njëherësh edhe president i “Euroasia Group”.
Faktet tregojnë se pavarësisht marrëdhënieve të ashpërsuara me Ukrainën, Moska ka vijuar të furnizojë vendin me gaz.
Sipas analistit Bremer, Putin kohët e fundit ka ndryshuar kursin e sjelljeve me perëndimin, duke bërë progres në raportet diplomatike dhe një antagonizëm me një nga vendet e NATO-s si Turqia, nuk do të ishte në interesin e shefit të Kremlinit.
Janë shumë çështje ekonomike që lidhin Moskën me Ankaranë, si turizmi, tregtia apo edhe shpërndarja e gazit ku analistët i mëshojnë më tepër, pasi interesat aty janë shumë të larta për të dy vendet. Turqia varet fuqimisht nga Rusia për importin e gazit natyror.
Sipas “New York Times”, Rusia siguron më shumë se gjysmën e gazit natyror të Turqisë. Por, nga ana tjetër, Rusia gjithashtu varet nga Turqia e cila bën shpërndarjen e gazit natyror në Europë, aty ku Rusia nuk mundet të depërtojë.
Ndërkaq të dy vendet prej disa muajsh janë në bisedime mbi një projekt tubacioni të gazit natyror që do të mundësonte Rusinë për të transportuar gazin e saj natyror në BE.
Kur projekti u njoftua në dhjetor të vitit 2014, teksa Putin ishte për vizitë në Ankara, së bashku me Erdoganin patën edhe një dalje publike ku u paraqitën si të bashkuar kundër Perëndimit, me të cilët të dy palët kanë problemet e tyre.
Po ashtu, sikurse “Reuters” shkruan, Turqia, së bashku me Egjiptin, janë ndër blerësit më të mëdhenj të grurit rus.
Turizmi gjithashtu ka rëndësi për të dy vendet. Në vitin 2014, 3.3 milionë turistë rusë vizituan Turqinë, numri i dytë më i madh i turistëve pas Gjermanisë.
Por, edhe futbolli nuk ngelet pas. Një pjesë e madhe e skuadrave ruse të futbollit e zhvillojnë fazën përgatitore të stërvitjes së tyre në disa zona të Turqisë.
Sikurse mediat vendase raportojnë një shkëputje e ekipeve nga kjo rutinë stërvitore, do t’i kushtojë Turqisë plot 100 milionë euro.
Megjithatë ende nuk dihet ecuria e raporteve mes vendeve, por një gjë është e sigurt se lëkundja e ekonomisë do të jetë një “thikë pas shpine” për të dy palët.
Hajduti,
Me lideret si Putini, une mendoj qe kurre nuk mund te jemi te sigurte!
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.