Konflikti Rusi - Turqi!

Lauri

Anunnak
Turqia pritet të konsultohet me NATO dhe OKB, lidhur me situatën në kufi me Sirinë, ndërsa bëhet e ditur se Ankaraja kishte lajmëruar më herët Moskën se nuk do i toleronte më manovra të tilla. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, avioni i rrëzuar ishte një Sukhoi Su-24, i rrëzuar me një sulm nga toka. Ndërkohë Turqia thotë se u rrëzua nga avionët F-16. Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilat luftojnë kundër grupeve të ndryshme rebele dhe militante. Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqise dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar reagime nga Ankaraja. Në videon që gjeni më poshtë, vërehen momentet e rënies së avionit i cili është rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë, vend ky i cili ndodhet përballë rajonit Yayladağı në Hatay të Turqisë. Në rajonin ku ka rënë avioni është vërejtur edhe një tym i madh i ngritur menjëherë pas rënies së tij.Turqia rrezon nje avion ushtarak rus u rrëzua në Siri, në zonën e Yamadi, pranë kufirit me Turqinë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave turke, avioni është rrëzuar nga ushtarakët turk, për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore të Turqisë. Pilotët arritën të hidhen nga avioni me parashutë, ndërsa mësohet se njëri është kapur nga rebelët anti-Assad, ndërsa tjetri ka vdekur. Ndërkohë Moska mohon mundësinë e dhunimit të kufijve. Sipas mediave lokale, urdhri për rrëzimin e avionit ushtarak ka ardhur nga Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i informuar për shkeljen e hapësirës ajrore, nga majori Hulusi Akara.

/noa
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Pas incidentit të ndodhur në kufirin me Sirinë, ku Turqia rrëzoi një avion rus, tensioni është rritur në maksimum. Rusia është shprehur se ky është një incident serioz, ndërsa Turqia thotë se e kishte paralajmëruar 10 herë pilotin.
Ankaraja ka kërkuar një mbledhje urgjente të NATO-s që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Bruksel.

Kërkesa është bërë bazuar në nenin 4, të statusit të NATO-s “që nëse sulmohet një vend anëtar, atëherë të gjitha vendet anëtare janë sulmuar”.
/ge

ps. Turqia po kerkon nje vrime ne Nato ku te fshihet?
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Nje pyetje kisha une... A duhet te merrte leje piloti per te kaluar ne hapesirat ajrore te 1 shteti te caktuar tek autoritetet perkatese te ketij vendi?
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Putin:fakti qe Turqia para se te na telefonoje per aksidentin therret ne mbledhje Naton, tregon qe po kerkon ta fuse ata ne mbrojtje te Isis. Tani isis pervec ndihmes ekonomike ka ne mbeshtetje nje komb, nje shte qe e mbron. Ky aksident do te kete pasoja mes mardhenjeve turko ruse. Turqia do te marre pergjigjen e duhur. Thote Putin.
/ Tema

Ps. Pastroni bunkeret qe keni sa me prane..;)
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Bla bla Laur se ska shance rusia mu kap me Turqin ;)
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Nje pyetje kisha une... A duhet te merrte leje piloti per te kaluar ne hapesirat ajrore te 1 shteti te caktuar tek autoritetet perkatese te ketij vendi?
Piloti me avion luftarak nuk ka nga merr leje. Nje avion luftarak ne hapsiren airore te nje vendi tjeter quhet shkelje, dhe me te drejte ta hellin poshte. Perjashto rastet pas nje akordi diplomatik me pare per nje shkelje me koordinata te caktuara deri ku mund te hyje. Si ne rastin e akordeve me shqiperine ne luften e ks.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Piloti me avion luftarak nuk ka nga merr leje. Nje avion luftarak ne hapsiren airore te nje vendi tjeter quhet shkelje, dhe me te drejte ta hellin poshte. Perjashto rastet pas nje akordi diplomatik me pare per nje shkelje me koordinata te caktuara deri ku mund te hyje. Si ne rastin e akordeve me shqiperine ne luften e ks.

Une e di qe duhet te lajmerojne patjeter per shkeljen e hapesirave ajrore per tju percaktuar dhe koridoret ajrore se ne cilat kuota duhet te fluturojne.

shif kur te thone qe eshte gabimi i pilotit

dhe tjetra... Lufta e Rusise me Sirine eshte mes ketyre 2 shteteve pra seshte NATO kundrejt Sirise ath perse duhet mbrojt Rusi nese kjo lufte nuk i perket aleances?! Ka shkel hapesiren ajrore, autoritetet turke e kane paralajmeruar disa here per kete gje ska reaguar e kane qelluar per mua jane shume OK.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Nqf se piloti ka injoruar paralajmerimet nuk e kuptoj per cfare duhet te indinjohet Rusia?
Putini mendon se te gjithe jane ukraine ku te hysh dhe te zaptosh tokat e tjetrit si te duash. Mendoj qe ksaj rradhe ka ra ne hundlesh sepse Turqia eshte nje nder 10 ushtrite me te forta ne bote ne mos gaboj.
Megjithate mardheniet ekonomike i kane mire kto dy vende dhe nuk besoj se per nje avion te rrezuar do futen ne lufte sepse nese e bejne nje gje te tille te dy vendet me potencialin ushtarak qe kane do shkaterrohen per 1 jave.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Pas incidentit të ndodhur në kufirin me Sirinë, ku Turqia rrëzoi një avion rus, tensioni është rritur në maksimum. Rusia është shprehur se ky është një incident serioz, ndërsa Turqia thotë se e kishte paralajmëruar 10 herë pilotin.
Ankaraja ka kërkuar një mbledhje urgjente të NATO-s që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Bruksel.

Kërkesa është bërë bazuar në nenin 4, të statusit të NATO-s “që nëse sulmohet një vend anëtar, atëherë të gjitha vendet anëtare janë sulmuar”.
/ge

ps. Turqia po kerkon nje vrime ne Nato ku te fshihet?

Eshte artikulli 5 i NATOs ai qe e precizon ate e jo artikulli 4, se keta gazetaret e express jane ruana zot.

Artikull 4 ka te bej me konsultimet mes anetareve te NATOs per situata te caktuara.

--

Sa i perket incidentit, po vjen era barut.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Me fal por ai artikulli 5 ska baze, Turqia nuk ka sulmuar Rusine, Rusia ka shkel hapesirat ajrore turke ka krijuar 1 incident diplomatik e kane paralajmeru nuk ka degju te fala fisit kaq shume e thjeshte cpune ka NATO ktu
 
Takimi nuk eshte thirrur bazuar ne ate artikull pra.

Rusia insiston se avioni ishte ne hapsiren ajrore te Sirise, perderisa Turqia pohon se kishte kaluar ne hapsiren ajrore te saj.

Ndersa sa i perket pyetjes tjeter, natyrisht qe NATO ka pune sepse Turqia eshte anetare e saj.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Ndersa sa i perket pyetjes tjeter, natyrisht qe NATO ka pune sepse Turqia eshte anetare e saj.

Ndryshon puna nese eshte sulmuar Rusia ne hapesirat e saj atehere po qe nderhyn NATO, por rasti konkret eshte qe avioni eshte rrezuar pasi ka shkelur hapesirat ajrore turke, keshtu qe NATO nuk ka arsye te veproje.

NATO nuk veproj per Francen qe e sulmuan mu ne qender te saj dhe ishte rast i paster qe duhej te nderhynte.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Ndryshon puna nese eshte sulmuar Rusia ne hapesirat e saj atehere po qe nderhyn NATO, por rasti konkret eshte qe avioni eshte rrezuar pasi ka shkelur hapesirat ajrore turke, keshtu qe NATO nuk ka arsye te veproje.

Eshte pikerisht e kunderta. Artikulli 5 thote qe ne rast se njeri nga vendet anetare te NATOs sulmohet (ketu eshte theksi: sulmohet) nga jashte, atehere te gjitha vendet veprojne si nje. Dmth konsiderohet se jane sulmuar te gjitha vendet e NATOs. Ne kete rast e kemi pretendimin e Turqise se Rusia e ka shkelur hapsiren ajrore te saj... por kjo mohohet nga Rusia. Kjo mbetet te faktohet.

Artikulli 5 nuk precizon asgje ne rast se nje shtet anetar i NATOs e sulmon nje vend jo anetar te saj.

NATO nuk veproj per Francen qe e sulmuan mu ne qender te saj dhe ishte rast i paster qe duhej te nderhynte.

Franca u sulmua nga nje organizate terroriste, jo nga nje shtet. ISIS nuk eshte shtet sado qe e quajne veten shtet. Ne kete rast shtetet anetare te NATO nuk kane obligime ligjore, por varet nga vullneti i secilit vec e vec nese do te participojne ne luften kunder tyre apo jo.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

E di gabim Aver, nese sulmohet shteti brenda territoreve te tij.... mgjate ndoshta jam dhe une gabim por ashtu sikur e kam lexuar.

Tek e dyta po e drejte qe ISIS eshte organizate terroriste po atehere perse Franca sulmon Sirine si qender te ISIS?!
 
Ne pjesen e pare je ti gabim. Mund te organizoj nje sulm edhe une me disa persona ndaj filan vendit, por kjo nuk do te thote se duhet te sulmohet Kosova nga NATO vetem sepse une me ata tjeret jemi nga Kosova. Mendoj se eshte e kjarte. Kur e ben nje shtet, ne kete rast Rusia, ndryshon puna. Por kjo mbetet te vertetohet se ne cilen hapsire ajrore ishte avioni qe u rrezua.

Siria sulmohet pasiqe koalicioni anti-ISIS nuk e pranon presidentin e saj si president legjitim te Sirise. Megjithate koaliconi nuk ushtron sulme direkte kunder institucioneve te Sirise te udhehequra nga Assad por kunder ISIS.
Sa i perket Irakut ndryshon puna, sepse atje sulmet behen ne kordinim me insistucionet e Irakut.

Dhe kjo duhet te sqarohet: koalicioni anti-ISIS =/= NATO. Ka vende anetare te NATOs qe nuk marrin pjese, ashtu sic ka vende joanetare te NATOs qe marrin pjese. Eshte koalicion qe nuk eshte krijuar nga organizata NATO.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Besoj qe marla ka te drejte, ky nuk mund te quhet agresion ndaj turqise qe te futet ne loje nato. Puna e pare qe beri turqia vrapoj drejte mburojes se brukselit (natos). Me c'me merr mendja erdogan eshte me diarre. Pasi si avioni dhe pilotet me sa duket kane rene ne toke siriane dhe jo ne ate turke....

Sic e thote aver, po vjen ere baruti. Ky eshte rasti me i mire per ate te treten..;)
 
Turqia si vend anetar i NATOs e rezervon te drejten te ftoj vendet anetare te NATOs ne takim sa here qe e sheh te nevojshme, pavaresisht nese ka pasur agresion apo nese i eshte cenuar integriteti territorial apo jo. Eshte shume e kuptueshme qe Turqia te bashkepunoj me NATOn ne cdo moment perderisa eshte pjese e saj, dhe ky eshte nje nga qellimet kryesore te krijimit te kesaj organizate: Mbrojta nga e keqja e perbashket qe vjen nga jashte. Po nuk qe kjo, atehere humb edhe kuptimi i organizates.

Se a kishte agresion (shkelje te hapsires ajrore) apo jo.. mbetet te vertetohet.
Apo u vertetoj Marla kete?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Momenti i rrezimit te avionit, dhe piloti i vdekur.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Amerika i del në krah Turqisë: Aeroplani rus u paralajmërua 10 herë

foto.php

Ushtria Amerikane i ka konfirmuar pohimet e autoriteteve turke se pilotët turq i kanë paralajmëruar pilotët rus se aeroplani i tyre ka hyrë në hapësirën ajrore të shteti turk.
Zëdhënësi i Pentagon’it Steve Warren ka thënë se komunikimi i pilotëve është bërë nëpërmjet kanaleve të hapura.
“Kemi mundur ta dëgjojmë krejt atë që ka ndodhur, komunikimi është zhvilluar nëpërmjet kanaleve të hapura” njofton AFP.
I pyetur nëse mund të konfirmojë pohimet e turqve se 10 herë kanë paralajmëruar kolegët e tyre ruse, Warren ka thënë “Po. Mund ta pohoj këtë” ka thënë ai/indeksonline.net
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

I paskeni thene te gjitha...Aver flm per postimin, me kurseve kohen...:kapele:
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Vrasja e pilotit rus nga forcat anti asad.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Rrëzimi i avionit rus, gabimi fatal i Erdoganit

Turqia rrëzoi sot një avion rus, duke ngrirë marrëdhëniet turko-rusë dhe duke i hapur rrugë një konflikti të rrezikshëm.

Prej kohësh turqit po ndihmojnë xhihadistët në Siri, qoftë ata të ISIS, apo kaedistët e Al Nusra.

Ndërkohë që Rusia po godet pa mëshirë të dy këto grupe me bombardimet e përditshme.

Turqia po përkrah ekonomikisht, dhe jo vetëm, “vëllezërit myslimanë sirianë”, të cilët shpallën “luftën e shenjtë” para disa javësh kundër Moskës.

Turqit po tregojnë kështu se nuk kanë ndërmend të fshihen: ata janë në krah të ISIS.

Kjo u duk edhe nga reagimi i Erdogan pas rrëzimit të avionit rus.

Ai thirri në takim vendet e NATO-s dhe nuk telefonoi Putinin për sqarime.

Rusia goditi në 24 orë 472 objektiva xhihadiste fundjavën që lamë pas dhe rrëzimi i avionit rus mëngjesin e sotëmm sjell disa pyetje:

Kush e menaxhon trafikun e naftës në Siri?
Kush janë përfituesit kryesorë?
Kujt i përkisnin karvanet e goditur nga Rusia gjatë fundjavës?

Kush e di se çfarë të dhënash do të dilnin nëse hetohej në këtë drejtim.

Por një gjë është e sigurt, rrëzimi i avionit rus është gabimi më i madh i kryer nga qeveria islamiste e AKP.

Vladimir Putin ishte i qartë: Ky veprim do të ketë pasoja tragjike!

Dhe Erdogan duhet ta kuptojë se “linja e kuqe” e Putin nuk është e njëjtë si ajo e Obamës…
/ Përgatiti Amarildo Lumani
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Goditet edhe helikopteri qe shkoj te marre trupat e piloteve.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

A dihet cfare prodhimi eshte kjo arma qe e goditi helikopterin?
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

A dihet cfare prodhimi eshte kjo arma qe e goditi helikopterin?

Nga komenti ku mora videon eshte made in Usa..;)

Ne kete zone veprojne forcat anti asad. Pra, ata qe usa turqia & co nuk i fut ne terrorizem isis
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Rusët rekonstruojnë ngjarjen: Ja si e rrëzuan turqit aeoroplanin tonë

Media ruse publikuan pamjet rikonstruktuese të rrëzimit të avionit luftarak Su-24 i cili u godit sot në Siri nga avionët turq F-16.
Presidenti rus Vladimir Putin u prononcua për rastin e incidentit këtë mëngjes, kur autoritetet turke urdhëruan rrëzimin e avionit ushtarak rus në kufi me Sirinë, transmeton zeri.info

“Turqia e ka goditur me thikë pas shpine Rusinë me rrëzimin e avionit ushtarak rus që ishte në ndjekje të terroristëve", tha Putin.

Në lidhje me këtë rast u prononcua edhe Pentagoni, me njoftimin se rrëzimi i avionit rus SU-24 nga ana e forcave ajrore turke paraqet një akt të pavarur të Ankarasë dhe jo veprim koalicioni të cilit i përkasin dhe Shtetet e Bashkuara./Zëri

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Rusët rekonstruojnë ngjarjen...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Rrëzimi i avionit rus, gabimi fatal i Erdoganit

Turqia rrëzoi sot një avion rus, duke ngrirë marrëdhëniet turko-rusë dhe duke i hapur rrugë një konflikti të rrezikshëm.

Prej kohësh turqit po ndihmojnë xhihadistët në Siri, qoftë ata të ISIS, apo kaedistët e Al Nusra.

Ndërkohë që Rusia po godet pa mëshirë të dy këto grupe me bombardimet e përditshme.

Turqia po përkrah ekonomikisht, dhe jo vetëm, “vëllezërit myslimanë sirianë”, të cilët shpallën “luftën e shenjtë” para disa javësh kundër Moskës.

Turqit po tregojnë kështu se nuk kanë ndërmend të fshihen: ata janë në krah të ISIS.

Kjo u duk edhe nga reagimi i Erdogan pas rrëzimit të avionit rus.

Ai thirri në takim vendet e NATO-s dhe nuk telefonoi Putinin për sqarime.

Rusia goditi në 24 orë 472 objektiva xhihadiste fundjavën që lamë pas dhe rrëzimi i avionit rus mëngjesin e sotëmm sjell disa pyetje:

Kush e menaxhon trafikun e naftës në Siri?
Kush janë përfituesit kryesorë?
Kujt i përkisnin karvanet e goditur nga Rusia gjatë fundjavës?

Kush e di se çfarë të dhënash do të dilnin nëse hetohej në këtë drejtim.

Por një gjë është e sigurt, rrëzimi i avionit rus është gabimi më i madh i kryer nga qeveria islamiste e AKP.

Vladimir Putin ishte i qartë: Ky veprim do të ketë pasoja tragjike!

Dhe Erdogan duhet ta kuptojë se “linja e kuqe” e Putin nuk është e njëjtë si ajo e Obamës…
/ Përgatiti Amarildo Lumani

Mos i beso shume nderhyrjes se Ruseve ne Siri. Jo me shume se para 2 javesh ne mos gaboj Putini u takua me Alsadin. Edhe kto bombardimet Ruse qe sheh ne Siri jane ndaj grupeve anti qeveritare.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Nuk ka pune besimi im ketu sepse nuk ka asnje vlere.
Rusise i ra avioni, por Turqise i ra maskera. Deme te medha i ka kushtuar Rusia me bombardimin e auto cistarnave te naftes qe dilnin qe aty.
Dhe me e keqja per te cilen Turqia dridhet me shume, eshte mos kontrolli i asaj zone me influenca kurde. Zone, (rreth 40km mbrenda sirise)te cilen Erdogan e ka kerkuar ne Bruksel si zone guzhinete per refugjatet (gjoja..), por qellimi eshte asgjesimi i forcave kurde. Ku ne fillim te konfliktit sirjan Turqia la nje avion luftarak, te rrezuar ne av. sirjan.

Aty nuk po behet nje loje futbolli qe te shprehen simpati apo antipati. Por nje loje tjeter e rrezikshme me nivel internacional.
 
Titulli: Turqia rrezon nje avion ushtarak rus.

Itinerari i avionit rus sipas Turqise...

Gjurmet.jpg

Gjurmet1.jpg
 
Attachments

  • Gjurmet.jpg
    Gjurmet.jpg
    170.9 KB · Shikime: 0
  • Gjurmet1.jpg
    Gjurmet1.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • Gjurmet.jpg
    Gjurmet.jpg
    170.9 KB · Shikime: 0
  • Gjurmet1.jpg
    Gjurmet1.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top