Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Vrasja e paralajmëruar

Ngjarja në fshatin Zhamë të Lushnjës, viktima dhe autorët nuk gjetën zgjidhje në komunë


'Policia arreston tre autorë të dyshuar, shoqëron një tjetër dhe shpall në kërkim një të pestë'
'Besnik Dingozi, nga fshati Zhamë i Lushnjës, është qëlluar me armë zjarri për vdekje nga një bashkëfshatar'


Toka-vendi-ku-ndodhi-ngjarja-1-320x256.jpg


Konfliktet e pronësisë kanë marrë një tjetër jetë dje në mesditë në Lushnjë, ku një 33-vjeçar nga fshati Zhamë, është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga disa bashkëfshatarë. Pretendimi për shfrytëzimin e një sipërfaqe të vogël toke mes dy familjeve Dingozi dhe Mata ka çuar në vrasjen e 33-vjeçarit Besnik Dingozi, i cili udhëtimin e fundit e ka kryer në fadromën që kishte pajtuar për të hapur gropat e ullinjve.



Ngjarja

Dje paradite, i riu 33-vjeçar Besnik Dingozi nga fshati Zhamë i Lushnjës, ka shkuar në tokën që pretendonte se e kishte të tijën dhe pasi kishte pajtuar një fadromë, ka nisur të hapë gropa për të mbjellë ullinj. Por, rreth orës 13:10 aty kanë mbërritur edhe pjesëtarë të familjes Mata, me të cilët ai kishte pasur konflikte të herëpashershme. Ata janë konfliktuar sërish me njëri-tjetrin pasi pjesëtarët e familjes Mata i kanë kërkuar që të ndërpresë punimet, pasi toka ishte e tyre. Në këto kushte, ata kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin. Por një prej kundërshtarëve e ka qëlluar me armë zjarri në kraharor, duke e plagosur rëndë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Shoferi i fadromës e ka transportuar me shpejtësi drejt spitalit të Lushnjës, por i riu 33-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e gjakrrjedhjes. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policore, të cilat arrestuan tre autorët e dyshuar të ekzekutimit të të riut. Mësohet se janë vënë në pranga kushërinjtë Xhevahir Mata, Haxhi Mata e Skënder Mata dhe është kryer shoqërimi i اaush Matës. Burime të bluve pohojnë se është bërë shpallja në kërkim edhe e një pjesëtari të familjes Mata, K. Mata që dyshohet të ketë bashkëpunuar në vrasje.


Konflikti

Mësohet se shkak i konfliktit mes viktimës dhe familjes Mata ka qenë një parcelë toke, rreth tetë kilometra larg prej shtëpive të tyre. Toka ndodhet në një kodër në kufirin e fshatit Zhamë dhe mësohet se i përkiste komunës. Të dyja familjet pretendonin se toka ishte e tyre. Familja Mata ka pasur një parcelë tjetër toke aty pranë dhe pretendonte se edhe ajo pjesë ishte e tyre. Ndërsa i riu 33-vjeçar pretendonte se e kishte marrë me qira nga komuna për ta shfrytëzuar për 99 vjet. Ai ka dashur që të mbjellë disa rrënjë ullinj në këtë parcelë, por ka hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të autorëve. Për këtë arsye ai ka bërë ankesë edhe në komunë, por kjo e fundit nuk ka arritur t’u japë dy familjeve një përgjigje përfundimtare se cili prej tyre ishte pronari i vërtetë i tokës. Mësohet se policia ka nisur hetimet për të zbardhur gjithë detajet e konfliktit mes viktimës dhe autorëve të dyshuar të vrasjes. Sipas të afërmve të viktimës, Besniku, i cili nuk kishte krijuar ende familjen e tij, ishte një djalë punëtor dhe i qetë.

Daja i të vrarit: Zyrtarët e komunës kishin thirrur të dyja palët për të ballafaquar tapitë e tokës. Nuk kthyen përgjigje

“Javën e fundit patën debate të ashpra, shkuan në komunë, por pa rezultat”

DAJUA-MYNYR-GRECA-320x256.jpg


Daja i të riut të ekzekutuar dje nga bashkëfshatarët e tij, Dalip Greca ka pohuar për mediat se konflikti me familjen Mata lidhur me këtë sipërfaqe toke ka qenë i hershëm dhe se kishte degjeneruar deri në debate të ashpra javën e fundit.

Mendoni se ka qenë një konflikt i çastit mes Besnikut dhe autorëve, apo sherri kishte lindur më parë?

Jo, nuk ka qenë një zënkë e çastit. Edhe pse nuk e di me saktësi, por kam dëgjuar që ata e pretendonin se e kishin tokën e tyre, por në fakt, nipi im e dispononte këtë tokë për shfrytëzim prej shumë vitesh. Unë di se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme, ndërsa javën e fundit debatet ishin ashpërsuar. Të paktën kjo është ajo që unë di, se toka ku po punonte nipi im, ishte e tij. Mesa kam dëgjuar më parë, nipi im ua kishte thënë këtë gjë edhe autorëve, por ata e pretendonin këtë parcelë ngaqë kishin një tokë aty pranë.

Dini të na thoni se pse janë ashpërsuar debatet javën e fundit?

Po ja, nipi kishte dashur të mbillte disa ullinj në këtë parcelë, por një gjë të tillë e kanë pretenduar edhe ata të familjes Mata. Për shkak të këtij konflikti, nipi im kishte shkuar në komunë për të sqaruar çështjen dhe kishte bërë ankesë ndaj bashkëfshatarëve që tani i morën jetën.

اfarë i kishin thënë nipit tënd në komunë?

Mesa di unë, zyrtarët e komunës e kishin marrë në shqyrtim dhe kishin thirrur të dyja palët për të ballafaquar tapitë e tokës. Di që specialistët kishin shkuar edhe tek parcela për të verifikuar në terren. Por nuk kishin kthyer një përgjigje të menjëhershme, pasi kishin kërkuar më shumë kohë për të kryer verifikimet.

Nga komuna, nuk i është dhënë një zgjidhje këtij konflikti?

Jo, sepse ka qenë në proces shqyrtimi çështja dhe nuk u kishin dhënë një përgjigje përfundimtare. Mesa di u kishin thënë se duhej të bënin edhe ca verifikime të tjera, por duket se nipi im e kishte vendosur që të mbillte ullinjtë. Ai ishte i bindur se toka i përkiste dhe se kishte dokumentacionin e duhur për të. Nuk di çfarë të them më shumë për këtë çështje, unë shpresoja që ky konflikt të ishte mbyllur, por tani ndodhi më e keqja. Shpresoj që shteti të veprojë dhe të vendosë drejtësi.//G.Shqip

E.Hoxhaj
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

i rrofte prona...njeri ne varr e tjetri ne burg

sa bukur aaa
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Edhe ne na i kane zene token por s'shkojme te masakrojme njerez. Booh, jane bere njerezit te frikshem!
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

...........dhe jetuan te lumtur

happy end
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Pleqet thoshin dikur: Djalli e ka bere megjen (vijen ndarese ne mes te pronave) me mjalte qe njerezia te vriten ne mes vehtes. Nuk di dhe nuk arrij ta kuptoj kete lufte per pronen kur ne fund te gjithe vetem nga 2 metra katrore vend do te kemi...
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Po kueshte Saimir Tahiri hahhaha ai qe e zen Krimin akoma pa ndodh ,vazhdon cirki keto krime nuk ndalen por gjate fushate ed rama e qorri paten jep premtime te forta hahhahh
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Aguridhe bir....zgjohu se nuk mund ti paraprish ketyre fenomeneve...as ed rama as sal berisha
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Aguridhe bir....zgjohu se nuk mund ti paraprish ketyre fenomeneve...as ed rama as sal berisha

Po ironike ishte se kleto vrasje nuk ndalen po gjate fushate uleritke edhe i perdorke se keto vrasje banale ska polici ne bote veq me kon me aftesi paranormale se nuk mund ti ndaloj...

Po saimiri eshte shume i afte per ta derguar me lope se boni e pave edhe nje kamere telefoni ndalet jep intervista hahhah per sukseset e tij eshte e vetmja qeveri qe ska deshtime jan te gjithe te sukseshem...Pale e futen edhe ate 18 vjeqaren ne parlament ece dije ndoshta edhe nexhmijen do e bejne presidente nderi
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Aguridhe bir....zgjohu...

Ironia ka vendin e vet, por humori eshte bere nje cik rralle e per mall ketu ne FV. Kuptohet, po te perjashtojme humorin socialist, i cili nuk mungon asnjehere ne keto vise.

Faktikisht, ironia, sic e ka provuar dhe vete i ndjeri Sokrat, nganjehere eshte shume e rrezikshme sepse ecen per teli. Eshte si nje funambule. Megjithate, ska asgje me te bukur, ngacmuese, cytese, pjellore se nje ironi e vendosur bukur, ne vendin dhe kohen e duhur. Shkrimtaret e sotem (por edhe te medhenjte e meparshem) e kane kuptuar se pa nje veshtrim "désabusé et ironique" mbi gjene ne ceshtje, nuk do te kene ndonje sukses.

Por, fatkeqesia me e madhe e ironise eshte kur ajo masivisht degradon si tallje, perqeshje, venie ne loje!

Keshtuqe, zgjohu ti !!

hajduti
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Hajduti nuk ishte ironi...dhe ske pse beje nje faqe literature per te me treguar prejardhjen dhe shkak pasoje
Si fillim meqe me je kunderven qe ne fillim per mendimet e mia te majta ,ti i pari trego sa demokrat je! Respektoje tjetrin pamvaresisht bindjeve qe ai ka.
Flm dhe klb
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Me pelqen argumenti, urrej thashathemin, mbi te cilin ngrihet argumenti.

Do te me dukej vetja "budalla", ose kumonizem, nese mendojme te gjithe njesoj. Perkundrazi, ketu eshte bukuria, tek shumellojshmeria e mendimeve.

Qofsh mire.
 
Titulli: Konflikti për pronën, ekzekutohet 33-vjeçari

Ath heren tjeter flasim me argumenta....

Sa per diversitetin jam shume dakort nese ti do pranoje te degjoje dhe pse jo ne ato raste kur eshte e vertet edhe ta pranoje....deal?
 
Back
Top