Konflikti për lopën, godet për vdekje bashkëfshatarin

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Viktima, baba i dy fëmijëve. Policia, në kërkim të autorit



Një 33-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është vrarë nga bashkëfshatari i tij në rrethin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 09.00 në fshatin Hysgjokaj, ku mbeti i vrarë Ilir Leka. Autori, sipas policisë, është Luftar Sharka. Shkak për vrasjen mendohet të jetë bërë lopa e autorit Sharka, që ka shkuar në të mbjellat e viktimës. Ndërsa 33-vjeçari ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, policia lokale është vënë në kërkim të autorit gjatë gjithë ditës së djeshme. Burime nga Komisariati i Policisë së Lushnjës thanë se ka qenë ora 09.00 e paradites së djeshme, kur në tokat bujqësore në periferi të fshatit Hysgjokaj, Ilir Leka dhe Luftar Sharka janë përfshirë në sherr. Sipas të dhënave, Luftar Sharka kishte çuar lopën për kullotë, e cila kishte devijuar nga toka e fqinjit Ilir Leka. Ky i fundit e kishte dalluar prej së largu lopën që kishte hyrë në tokën e tij, ndërsa i ka thërritur Sharkës që të largohej nga prona e tij. Por disa minuta më vonë i është afruar tokës dhe pa thënë asnjë fjalë më shumë ka shkuar e ka qëlluar mbi pronarin e bagëtisë. Mes Ilir Lekës dhe Luftar Sharkës mësohet se ka ndodhur përleshje fizike e shoqëruar edhe me fjalë fyese e kërcënuese. Por, sherri mes dy bashkëfshatarëve nuk përfundon këtu. Luftar Sharka, pa menduar gjatë, nxjerr një thikë që e mbante në brez dhe me të qëllon në drejtim të Lekës. Ky i fundit, sipas Policisë së Lushnjës, ka marrë tri thika, një në bark, një në kraharor dhe një në krah. Autori Sharka, pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorë të zonës i kanë dhënë ndihmën e parë Lekës. Ata kanë bërë transportin e të plagosurit drejt spitalit të Lushnjës. Rruga e gjatë, infrastruktura e saj e rënduar ka vonuar mbërritjen e shpejtë në spital të 33-vjeçarit, i cili mësohet se ka vdekur pa mbërritur dot në spital. Mjekët e kanë dërguar Ilir Lekën në morgun e spitalit dhe mësohet se vdekja i ka ardhur si rrjedhojë e humbjes së madhe të gjakut nga plagët e shkaktuara me anën e thikës.

Policia është njoftuar nga banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja tragjike. Uniforma të shumta policore kanë shkuar në fshatin Hysgjokaj dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së informacioneve paraprake ka identifikuar autorin, i cili është 35-vjeçari Luftar Sharka. Policia nuk ka mundur të arrestojë autorin, i cili është larguar edhe nga banesa e tij. Agjentët e policisë kanë ushtruar kontroll në pothuajse të gjitha banesat e fshatit Hysgjokaj, si edhe në të gjithë territorin e fshatit. Mësohet se policia ka gjetur vetëm "armën" me të cilin autori kreu krimin. Thika është gjetur jo larg vendit të ngjarjes në disa masivë me ferra. Gjurmët e përshkuara nga autori e kanë çuar policinë në vendin ku ishte hedhur thika. Po ashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në fshatin Ballagat dhe disa fshatra fqinjë të tjerë, pasi dyshohet se autori mund të gjejë strehë aty, pasi ka disa të afërm. Në ndihmë të policinë është vënë edhe qeni, por deri dje pasdite autori nuk është gjetur.

Viktima është marrë në banesë për ceremoninë mortore rreth pasdites. Ai ishte djalë i vetëm dhe sipas burimeve nga fshati Hysgjokaj karakterizohej si një njeri pa probleme. Ishte baba i dy fëmijëve dhe me autorin që i shkaktoi vdekjen, njihej. Policia, bashkëfshatarët, të afërm të viktimës dhe të autorit kanë thënë se mes dy familjeve asnjëherë më parë nuk është regjistruar sherr apo debat. Por mes tyre fjalët e pakta që kishin nisur të shënoheshin ditët e fundit lidheshin me bagëtinë që gjithmonë shkonte në tokën e 33-vjeçarit të vdekur. Kjo ngjarje me motiv banal, ka bërë që familjet Leka dhe Sharka të përfshihen nga debatet ku do të futen edhe të afërm të tyre. Për të ndalur ndonjë reagim të mundshëm, policia ka lënë në fshatin Hysgjokaj, pranë të dy familjeve, shërbim dhe patrullë policore.



*shqip*
 
Back
Top