Konflikti për 20 m tokë, 31-vjeçari ekzekuton me armë kushëririn

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56218.jpg


MALLAKASTER - Një konflikt mes dy kushërinjve, për disa metra tokë, është shndërruar në një tragjedi për fisin Jaupaj në Mallakastër.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 31-vjeçari Xhavit Jaupaj ka ekzekutuar me armë gjahu kushëririn e tij S. Jaupaj, 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjerbez të Mallakastrës, ndërsa dy kushërinjtë nuk kanë mundur të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjen që kishin prej kohësh për një sipërfaqe toke.

Sipas policisë, autori i ngjarjes pretendonte se viktima S. Jaupaj i kishte marrë padrejtësisht 20 metra tokë.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e krimit.

Ndërkohë uniformat blu bënë të mundur arrestimin e autorit të krimit, Xhavit Jaupaj, disa orë pas ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top