Konflikti në mes Gani Gecit dhe Azem Sylës

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 28.10.2013 15:01 • Bota sot

largea_gani_geci_1350_893532-jpg1383001098.jpg


GANI GECI: AZEM SYLثN, KOMANDANTIN E UاK’Sث, E FRIKثSOVA ME NJث ALLTI LODثR

(I plotësuar) -- Të hënën pasdite, pas mitingut të PDK-së në Skënderaj, prapa sheshit “Adem Jashari” u shkrep një plumb. Fillimisht u tha se Gani Geci e gjuajti Azem Sylën. Por, Geci ka treguar një variant tjetër duke thënë thënë se Sylën me gjithë shoqëruesit e tij i ka frikësuar me një allti lodër, deri sa pretendon se plumbin e shkrepi Adnan Koci.

Ai nuk heziton ta nxjerë alltinë e "plastikës" nga brezi derisa në shtëpinë e tij jep versionin e vet të ngjarjes.

GANI%20GECI291.jpeg


"Një grup i njerëzve të PDK-së në mesin e të cilëve edhe Azem Syla po kalonin kah lokalet e familjes tonë. Njënga ta , që nuk e di se cili , na shau. Kjo më bëri që të reagojë duke nxjerrë një allti dhe t'ua drejtojë dhe ata kën që të gjithë ", thotë Geci.

Ai madje thotë se eshtë pikërisht kjo allti me të cilën më shumë se një herë ka hyrë nëpër redaksi mediesh.

GANI%20GECI292.jpeg



Por, Geci thotë që nuk gjuajti ai.

"Unë nuk kam mundur, me të gjuajë pasi që alltia që unë nxora është allti lodër . ثshtë prej pllastikes. Unë nk kam faj që eskorta e Azem Syles bashkë me të u frikësuan nga kjo lodër", thotë Geci.

GANI%20GECI293.jpeg



Megjithëse thotë që vetë nuk ka gjuajtur, Geci mendon se e dikush e ka bërë këtë.

"Adnan Koci ka gjuajtur. Nuk e di a ka guajtur në ajër, duke ikur, por jam i sigurt që në drejtim tonin nuk ka gjuajtur. Ai është një truproje e Zavendësministrit Gani Koci", thotë Geci

"Policia nuk më ka thirë dhe as që kanë ardhur këtu në shtëpi. Jam i gatshëm që policisë si të vijnë t'ua japë alltinë e pllastikës", pohon Geci.

"Dihet mirëfilli që Azem Syla ka dhënë urdhër gjatë luftës për vrsjen time. Ainjë herë më ka vrarë dhe këtë urdhër kurrë nuk e ka terhequr", thotë Geci.

* * * * * * *

Klan Kosova iu sjell pamjet ekskluzive rreth konfliktit që ndodhi në mes të deputetit të PDK-së Azem Syla dhe Gani Gecit. Në këto pamje shihet Geci i nervozuar nga prezenca e ish-komandatit të Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së në Skënderaj. Në këtë rast pos sulmit ndaj Azem Sylës dëgjohen edhe të shtëna armësh. Policia nuk ka arrestuar askënd edhe pse ka qenë prezente gjatë incidentit. Më shumë detaje sjell storja e pergatitur nga Lindita Dedinca dhe kameramani Erand Hyseni.

اka ndodhi në Skenderaj, a kishte të plagosur, kush u rrah dhe kush shtiu me armë?

Një debat televiziv i hapur pak ditë më parë, që përfundoi me nisjen e disa hetimeve nga EULEX-i, për pak sa nuk ka rrëshqitur në një tragjedi të rëndë. Një vrasje apo një lëmsh vrasjesh që ndoshta kurrë më nuk do të mund ti dihej fundi.
Shumë zhurmë mediale për disa orë kishte pllakosur Kosovën, por edhe tërë opinionin. Lajmet tronditëse dukej sikur krijoheshin në një prapaskenë, ku regjisorët mund të nënkuptoheshin, ndërsa pjesëmarrësit në ngjarje mund të ktheheshin në viktima çdo çast.
Por, më pas sikur u kthye qetësia paksa dhe filluan të dilnin si nga dheu të vërtetat.

http://www.youtube.com/embed/zzKvqf-Dojk
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top