Konflikt pronësie me vëllanë, i vë flakën shtëpisë

eGo0sTyle

System Engineer
shtepia-300x197.jpg

TIRANث- I vë flakën banesës se vellait pas një konfliti pronësie më të. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, kur shtetasi, identifikuar si Everest Ymeri ka flakur fillimisht një sërë orendish nga ballkoni në rrugën kryesore. Më pas i ka vënë flakën banesës tip vile, në stacionin e fundit të Tiranës së re, në katin e dytë të saj.
Ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme. Në vend forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e saj në gjithë vilën. Pasojat e flakëve kanë shënuar dëme te shumta materiale, të cilat do të inventarizohen më pas.
Policia ka bërë shoqërimin e autorit në polici dhe më pas edhe vëllanë me të cilin pretendohet se ka pasur një konflikt të hershëm pronësie.

PAnorama.
 
Back
Top