sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
e diel , 28 qershor 2009 14:13 Korçe – Një person është plagosur në Korçë pasi votoi në fshatin Sul në Devoll. Policia tha se ngjarja ndodhi në ora 11.45, kur salla operative është njoftuar se pranë spitalit te rrethit Devoll, eshte paraqitur per te marre ndihme mjeksore shtetasi Halil Sulejman Pajo i ditelindjes 03.08.1941, lindur dhe banues ne fshatin “Sul” Devoll. Me marrjen e njoftimit nga ana e jone ne bashkepunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqesor Korçe, eshte formuar grupi hetimor ku eshte shkuar menjeher ne vendin e ngjarjes dhe jane kryer te gjitha veprimet hetimore e proçeduriale. Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale ka rezultuar se po sot me date 28.06.2009 rreth ores 11.40 ne kohen qe shtetasi Halil Pajo pasi kishte perfunduar se votuari ne Qendren e Votimit me Nr. 4001 Sul Devoll, dhe ne distancen rreth 150 metra larg qendres se votimit, ne kohen qe po largohej per ne banesen e tij, eshte konfliktuar me shtetasit Eduart Teki Hyska dhe Mentor Ali Hajderlli, per motive politike, te cilet e kane goditur kete shtetas, me grushta dhe shkelma ne pjese te ndryshme te trupit, duke i shkaktuar demtime te pa rrezikshme per jeten. Aktualisht shtetasi Halil Pajo, pasi ka marre ndihmen mjeksore eshte larguar per ne banesen e tij. Nga Oficeri Policise Gjyqesore prane Prokurorise Rrethit Gjyqesor Korce, jane kryer te gjitha verpimet hetimore e proceduriale per vepren penale te parashikuar nga neni 90 i K.Penal “Demtime te tjera me dashje”. Po punohet per gjetjen dhe shoqerimin e personave autore, me qellim sqarimin e plote te rrethanave te kesaj çeshtje
Lajme
Lajme