Konfirmohet zyrtaritsht koalicioni PDK-AAK-NISMA, ja kandidati për kryeministër

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
ثshtë arritur edhe zyrtarisht marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PDK-AAK-NISMA, raporton Gazeta NewBorm

Gazeta NewBorn nga burime brenda këtij koaliconi mëson se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Kadri Veseli do të jetë bartës i listës
pdkaaknisma.png
http://gazetanewborn.net
 
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit. Vendimi është marrë sot në një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së saj, në të cilën është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Nëpërmjet një komunikate, VV ka bërë të ditur se është “duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme”.

“Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë.

“Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim”, ka thënë VV.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, përfundon komunikata e VV’së.
vetvendosje_1473630365-3942713.jpg
 
Back
Top