Ado
FISEBILIL-LAH
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se të shtunën, në vendin tonë është shënuar rasti i parë i vdekjes nga virusi i ri pandemik A H1N1.
H. A. E, i lindur më 1978, në fshatin B. të Drenasit, ka ndërruar jetë sot në orën 7 e 10 minuta në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Shenjat e para të sëmundjes, në mesin e te cilave edhe temperatura e ngritur mbi 38 shkallë celsius, tek i ndjeri ishin paraqitur me datë 25 tetor 2009, ndërsa ndihma e parë mjekësore nga ai është kërkuar te mjeku familjar në Drenas më 8 nëntor 2009.
I ndjeri është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 12 nëntor 2009 në orët e mesditës, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore dhe trajtimit me Tamiflu, ndërsa të nesërmen, Qendra Kombëtare për Grip e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar praninë e virusit A H1N1 tek i dyshuari për gripin e ri.
Mirëpo, përkundër angazhimit të shtuar dhe trajtimit mjekësor, pacienti ka ndërruar jetë në ditën e sotme.
Në të njëjtën kohë, tek i ndjeri ishin konfirmuar edhe probleme të tjera shëndetësore si insuficiencë kardio-respiratore, infiltrime pulmonare dhe deficiencë të shprehur imunitare.
Duke shprehur keqardhje për këtë rast dhe duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e familjarit të tyre, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për vigjilencë të shtuar dhe paraqitje sa më të shpejtë te mjeku, sapo të hetojnë shenja të dyshimta të gripit, e në veçanti ngritje të temperaturës mbi 38 shkallë celsius.
Njëkohësisht, MSH ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke qenë se në vendin tonë po zbatohen të gjitha masat e rekomanduara nga OBSH për menaxhimin e Pandemisë së gripit A H1N1 dhe Grupi për menaxhimin e situatës, do të vazhdojë të zbatojë secilën masë që do të jetë e nevojshme, në mënyrë që pasojat nga virusi i ri në vendin tonë, të jenë sa më të vogla.
Që nga paraqitja e rasteve të para të Gripit A H1N1 në Kosovë janë konfirmuar 32 raste me AH1N1 pozitive. /Telegrafi/