Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Opinion – Duke humbur detajet e bukura të jetës së përditshme, komunikimin me sy me të tjerët dhe shikimet flirtuese që bëjnë të mundur ndërveprimin njerëzor, vesi i të parit të celularit kudo që jemi, mund të sjellë një katastrofë reale shkaktuar prej jetës virtuale, argumenton Philip Hensher
Nga Philip Hensher


komunikimi-dhe-teknologjia-2.jpg


komunikimi-dhe-teknologjia-3.jpg


Shikimi i ulur për nga celulari është një skenë aq e përhapur dhe e kudondodhur, saqë nuk ia vlen të përshkruhet me shumë detaje. Por ishte një mbrëmje e mërkure në një restorant në gadishullin jugor të Britanisë. Ngjitur me ne ishte një familje prej katër personash, dy prej të cilëve fëmijët e çiftit. Vajza, te të njëzetat, po shihte poshtë tavolinës në prehrin e saj nga ku buronte një dritë blu. Pamja, ushqimi, kamerierja që e shërbente atë në tavolinë, familja e saj – të gjitha këto do të zhdukeshin. Ajo do të angazhohej me botën që nuk ishte atje, me një botë që mund të fikej nga çasti në çast.

Simon Schama, një historian anglez arti dhe njëkohësisht profesor në Universitetin Kolumbia në SHBA, dha një deklaratë të ndier në një galeri arti. Ai reflektoi mbi zakonin e të parit jashtë që krijoi artin në fillim dhe shprehu pendesë që ne tani duket se jemi në një epokë ku kemi si zakon të shohim poshtë apo brenda.

Shkëmbimi i shikimeve, tha ai, duke cituar Uilliam Hogarth një piktor anglez të shekullit 17, është ‘themeli i ndërveprimit njerëzor’. Vëzhgimi i mjedisit përreth është i vetmi vend nga ku fillojnë arti dhe letërsia.


ثshtë e drejtë të thuhet se, tani që pothuajse kushdo ka nga një celular, ndërveprimi me botën mund të matet nga vendi ku e lë celularin gjatë kohës që po ha darkë. Vajza në restorantin për të cilin bëhet fjalë ndihej disi më e përgjegjshme pasi e kishte vënë atë në prehër, poshtë tavolinës. Zakonisht ndodh që njerëzit e lënë anash pjatës, por ka edhe nga ata që hanë me një dorë dhe mbajnë celularët inteligjentë të modelit të fundit me tjetrën.

Të shkretët kamerierë që përpiqen të merren me njerëz gjysmë të shpërqendruar dhe pothuajse aspak të kujdesshëm. Për mua, është shumë e pasjellshme të veprosh kështu kur je i shoqëruar, por duket se askush tjetër nuk mendon kështu. E vërteta për këtë çështje se nëse shoqërimi me praninë fizike të njerëzve, zëvendësohej me njerëz që dërgojnë dhe marrin mesazhe, celularët nuk do të lihen mënjanë. Dërgimi i mesazheve do të vazhdojë, te një tjetër grup njerëzish. Nuk ka të bëjë me faktin që dikush do të preferonte të fliste me njerëz që nuk janë në një dhomë me të. Ka të bëjë me faktin se dikush do të preferonte distancën nga raca njerëzore. Ata që dërgojnë mesazhe në tavolinën e darkës do të preferonin më shumë që kontaktin me njerëzimin ta mbanin me shpejtësinë elektronike dhe në largësi.

Sigurisht, asnjë nga këto nuk do të sillte art, letërsi apo vëzhgim inteligjent rreth qenieve të tjera njerëzore. Historiani i artit Schama ka të drejtë kur thotë se inteligjenca kreative, si dhe ekzistenca jonë si qenie sociale qëndron në shkëmbimin e shikimeve.

Arti i së shkuarës është pasojë e nguljes së syve në mënyrë të paturpshme te gjërat. Hidhuni një sy skicave të gruas së moshuar të piktorit Goja (Goya) dhe mund të shihni se ai ndonjëherë thjesht ndalonte në rrugë dhe ia ngulte sytë pamjes më interesante për të. Sipas asaj që dimë deri më tani për sjelljen e shkrimtarëve të mëdhenj është se ata kishin shikime penetruese dhe vëzhgonin gjërat deri në detajin më të imët.

Ndoshta, në një periudhë ku shumica e njerëzve janë të rezervuar në publik dhe rrinë duke parë poshtë, është thuajse skandaloze të aplikosh vrojtimin e jashtëm që shkrimtarët dhe artistët duhet të kenë si veti.

Kjo shpesh i shokon apo tmerron një grup studentësh që aspirojnë të bëhen shkrimtarë kur u jap atyre si detyrë një ushtrim në vëzhgimin e gjërave. Si për shembull, transkriptimi i një bisede të dëgjuar padashur diku apo përshkrimi i rrobave të një të panjohuri ose të ecurën e dikujt.

Në njëfarë mënyre, praktika e vëzhgimit është duke përjetuar një periudhë të artë, duke qenë se, ashtu si vajza në restorant, shumica e shënjestrave janë aq të përthithur nga gjërat me të cilat merren, saqë nuk do ta vinin re se ju ia keni ngulur sytë për një kohë të gjatë.

Por perceptimi si veprim i turpshëm i nguljes së syve diku ka bërë që ai të kontrollohet dhe të shihet me sy rreziku nga policia. Gjithmonë rojet e sigurisë më thonë të ‘vazhdoj të eci’ kur thjesht ia kam ngulur sytë një pamje interesante të një hajduti në dyqan që është shtrirë përtokë nga policia.

Një herë, në Universitetin Ekster, në jugperëndim të Anglisë, ku supozohej të jepja mësim shkrimin, e gjeta veten të qortuar nga një dekan i fakultetit. Më kishin zbuluar duke transkriptuar format interesante të të folurit të një kolegu në një mbledhje të mërzitshme fakulteti.

Nuk është universale dhe udhëtarët shpesh zbulojnë kultura ku është krejt normale të ngulësh sytë me interes civil ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu nuk është e papërmbysshme. Në Japoni, është e pranuar universalisht se është shumë e pasjellshme të bësh një telefonatë kur je në transport publik.

Do të ishte mirë nëse njerëzit kuptonin, jo vetëm se është e pasjellshme të preferosh celularin në vend të pranisë fizike të miqve, por është edhe idiotësi pamja që merr dikush që flet vetëm nga një anë e linjës.

Në një dhomë me njerëz që i kanë ulur sytë poshtë, apo që e përdorin telefonin si një ndërmjetës, gjëja më e mirë që mund të ndodhë janë fytyrat që shohin lart dhe jashtë me kuriozitet dhe shoqëria më e mirë është ajo ku dikush të sheh drejt e në sy me një shikim flirtues.

*Philip Hensher është një shkrimtar, kritik dhe gazetar britanik.




Burimi: ‘The Guardian’
g.shqip
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Ky eshte problem ne ditet e sotme pasi njerezit e kan i cik te veshtire qe ti vejne frena Internetit. Dmth duhet ta bejne tani qe kane mundesi, pasi brezat e ardhshem nuk do kene mundesi.
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Brezat e ardhshem do rikthehen ne epoken e gurit!
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Nuk e di ... nuk e besoj shume ate skenar. Ne te kaluaren gjithmone kan thene qe "njerezimi do zhduket" ose "do ndodhi ndonje katastrofe" por ja ku jemi ketu te gjith.
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Merrni telefonat e hajde rrijme. Ftesa per mysafiret ne ditet e sotme :gjuhe:
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

kjo teknologji i ka marr robt m qaf lol
 
Titulli: Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin

Jemi ne pritje te takojme alienet kete shekull Gerto
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top