Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kompozitori shqiptar i dedikon Bill Klintonit një pjesë klasike

  • Nga E3
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
• Kompozitori i njohur kosovar Mendi Mengjiqi është dhe autor i himnit të Kosovës. Mengjiqi:"Populus” është mënyra ime modeste për të falënderuar atë personalisht për cfarë bëri për vendin dhe popullin tim.

PRISHTINE-Kompozitori i njohur kosovar Mendi Mengjiqi i ka dedikuar një pjesë klasike ish presidentit amerikan Bill klinton në shenjë falënderimi për kontributin e tij në lirinë e Kosovës ,1999.

“Klinton solli paqen në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai është pjesë e historisë dhe lirisë tonë. “Populus” është mënyra ime modeste për të falënderuar atë personalisht për cfarë bëri për vendin dhe popullin tim. Ai ësht princi amerikan i paqes për Kosovën dhe rajonin. Zoti e bekoftë” ka thënë kompozitori Mengjiqi, për agjencinë dtt-net.com. Ai është dhe autor i himnit të Kosovës.

“'POPULUS' quhet pjesa muzikore dhe është kompozuar nga ish studenti i profesorit të njohur polak Krzysztof Penderecki, Mengjiqi muajin e kaluar. Ky është një tjetër vlerësim që shqiptarët e Kosovës i bëjnë ish presidentit amerikan, pasi një ndër bulevardet kryesore të Prishtinës mbajnë emrin e tij.

Ish presidenti amerikan Bill Klinton konsiderohet nga shqiptarët si një ndër kontribuesit kryesorë të sulmit të NATO-s për të nxjerrë nga Kosova forcat serbe, në qershor 1999.
*balkanweb*
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back