LeVoyageur
Once upon a time...
Thuhet që komplimenti është njëri ndër dhuratat më të bukura, mirëpo një hulumtim më i ri ka zbuluar që njerëzit pothuajse i kanë harruar dhe nuk dinë se si të reagojnë kur dikush u bën kompliment. Sipas një studimi të bërë në Britani të Madhe, çdo e pesta femër as që ka mundur të kujtohet se kur për herë të fundit kanë marrë kompliment nga mashkulli. Me gjithë rezultatet, rreth 53 për qind e të anketuarave konsiderojnë që komplimentet janë tepër të bukura dhe do të dëshironin që sa më shpesh t’i dëgjonin. Rreth 20 për qind e të anketuarave komplimente u bëjnë mikeve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mirë. Ky hulumtim, gjithashtu ka nxjerrë në pah që femrat ndihen më mirë kur të tjerëve u japin komplimente dhe gjithashtu kjo gjë u krijon vetëbesim. Nga ana tjetër, njëra nga pesë femra thotë që ndihet në siklet kur ia bëjnë ndonjë kompliment, prandaj nuk dinë se si të reagojnë. Studimi i brendit Dove ka treguar që 38 për qind e femrave dëshirojnë të dëgjojnë më shumë fjalë të mira se sa partnerët e tyre. Ekspertja për pantonimë Judi James thotë për “Daily Mail” që kur na bëjnë komplimente duhet të ndihemi shumë më mirë, mirëpo vetëbesimi për shkak të dukjes fizike të shumtën e rasteve është aq i ulët saqë nuk mund të ndihemi të kënaqura.
sot.com.al
sot.com.al