Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Qendrimi i gjate perpara kompjuterit ka dyfishuar shqetesimet tek syte, dhe shume persona perballen me tharje dhe djegie te tyre.
Studiuesi i semundjeve te syrit, Prof. Dr. Timucin Yilderim, vec keshilles per te qendruar sa me larg te jete e mundur nga kompjuteri, keshillon qe te zgjidhet nje kompjuter me ekran te madh dhe shkronja te medha, sesa te afrohet syri prane ekranit.
Dr. Yildirim thekson se shqetesimet astigmatike dhe hipermetropike tek personat qe qendrojne shume para kompjuterit, shoqerohen me dhimbje dhe kruajtje te syve. Sipas studiuesit turk, nese shqetesimet tek perdoruesit e kompjuterit jane te medha, atehere ekziston rreziku per nje thyerje te fshehte brenda syrit.


thumbnail.php



Distanca prej 30-40 cm shkakton lodhje te syrit
Prof. Dr. Timucin Yildirim keshillon qe syri te lodhet sa me pak te jete e mundur. Ai thekson se distanca prej 30-40 cm eshte mese normale per leximin e librave, qendrimit para kompjuterit dhe punimeve qe kerkojne perqendrim. “Kompjuteri eshte me shqetesuesi, duke pasur parasysh se aty shfaqen objekte qe levizin, dridhen dhe qe permbajne ngjyra te forta”, deklaron studiuesi.
“Duke punuar per ore te tera para kompjuterit, syte fillojne te skuqen dhe te djegin, duke u pasuar me pas edhe nga probleme te perhershme”, deklaron Prof. Dr. Yildirim. Ai ve ne dukje edhe rrezikun e shfaqjes se miopise tek moshat e reja qe qendrojne per ore te tera perpara kompjuterit.


Perdorni ekrane te medhenj dhe mos fikni driten e dhomes
Studiuesi keshillon qe te qendrohet sa me larg te jete e mundur nga ekrani i kompjuterit, duke shtuar: “Ne vend qe t’i afroheni ekranit kur keni veshtiresi ne te pare, me mire eshte qe te zgjidhet nje ekran me i madh. Gjithashtu, duhet te zgjidhet nje kontrast sa me i ulet dhe me i bute”.
Sipas Prof. Dr. Yildirim, ndricimi i dhomes duhet te jete i plote, dhe ne rast se si pasoje e punes se gjate para kompjuterit keni tharje te syrit, atehere keshillohet edhe lagie artificiale.
“Pasi te keni punuar per nje ore mbi kompjuter, atehere duhet te pushoni per dhjete minuta duke i mbyllur syte, ose duke e hedhur shikimin ne pamje te largeta qe jane qetesuese. Pasi qendroni per disa ore ulur ne nje pozicion te palevizshem, atehere ngadalesohet edhe qarkullimi i gjakut qe behet shkak per mpiksjen e tij. Nese te gjitha keto behen shqetesim per syte, atehere keshillohet nje vizite me mjekun okulist”, deklaron Prof. Dr. Yildirim.


Njesine qendrore te kompjuterit vendoseni poshte tavolines
Duke u bazuar ne studimet elektromanietike, studiuesi turk ve ne dukje se kjo pjese e kompjuterit ndikon negativisht edhe ne sy. Ai thote se njesia qendrore e kompjuterit duhet te vendoset domosdoshmerisht poshte tavolines.

•infoalb•
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Me pelqen tema :):):) driten e mabj ndez ekrani 22 polc u bera kaq kohe smu ka lodh asihere syri i bjen qe jam brenda rregullores ;) mendoj se sme gjen gje :):).Kush ka ekranet e kohes se xhaxhit ti hedhi se ato demtojne shume .
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Une e kam laptop te vogel ....deri me ne fund do ve syze :( .....e kisha mire ate kompj e pare ashtu si ishte por kish monitorin te madh :D
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Po de ثshte shume e vertete kjo qe po thuhet ktu ne teme qe mund domtu syte nga Monitori i Konpjuterit qa me ba qe duhet me nejt ne pc tjer sen nuk kemi qa me ba .......
me shume respket,Qendrimi Bossi
VIP
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Shqetesimet ne sy kur qendron para Pc,per shkak te rrezatimit ndjehen me shume kur monitori eshte CRT.Tek monitoret LCD rrezatimi eshte me i dobet,prandaj jane me te keshillueshem keta monitore sidomos per ata persona qe qendrojne nje kohe gjate ne kontakt me PC .
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Me te verte kjo eshte problematike...tani nuk e kuptojme akoma,por me kohen do ta kuptojne cfare i kemi bere vetes duke ndenjur me ore te gjata ne pc....
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Ketrushe shume e pranishme je neper tema ne cdo teme qe shikoj ti le perhera pergjigje
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Ketrushe shume e pranishme je neper tema ne cdo teme qe shikoj ti le perhera pergjigje

Pse mos te shqeteson gje ty?????
 
Titulli: Kompjuteri rrit shqetesimet ne sy, ja keshillat

Shqetesimet ne sy kur qendron para Pc,per shkak te rrezatimit ndjehen me shume kur monitori eshte CRT.Tek monitoret LCD rrezatimi eshte me i dobet,prandaj jane me te keshillueshem keta monitore sidomos per ata persona qe qendrojne nje kohe gjate ne kontakt me PC .

Ku dallohet monitori ne eshte CTR apo LCD ? :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top